Connect with us

Lajme

Musa: Nga 22 vota kundër interpelancës së Dautit, 14 kanë qenë nga koalicioni VLEN

Published

on

Deputetja e koalicionit VLEN, Mimoza Musa përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka komentuar seancën e mbrëmshme në Parlament ku në rend dite ishin interpelancat e parashtruara nga BDI. Ajo madje thotë se dje BDI ka zhvilluar një cirk, ku nuk kanë votuar kundër interpelancës së deputetes së tyre. Deputetja Musa thotë se nga 22 vota kundër interpelancës së Ilire Dautit, 14 kanë qenë të koalicionit VLEN.

“Pas cirkut të djeshëm meqë nuk arritën të mashtrojnë dhe manipulojnë publikun, e nuk u bënë luana e luanesha në rrjetet sociale, sot po bëhen patriota me bateri. Kaluan 6 muaj qeverisje nga VLEN, ende nuk u mësuan në opozitë dhe dita e ditës po tregojnë që po humbasinë kompaktësinë dhe seriozitet si koalicion. Në interpleancat që kanë ngritur vet nuk kanë qenë prezent të votojnë. Këta që kinse kanë ligjitimitetin për të mbrojtur shiptarët, nuk erdhën as të votojnë kundër interpelancës së deputetes së tyre. Nga 22 vota kundër, 14 janë të VLEN-it.
Çdo gjë tjetër është aktrim amatoresk!”, ka shkruar deputetja e koalicionit VLEN, Mimoza Musa.

Continue Reading

Lajme

Bajram Rexhepi reagon ndaj vendimit diskriminues për motrat medicinale në Tetovë: “Turp dhe kthim para vitit 2001”

Published

on

By

Bajram Rexhepi ka reaguar ndaj vendimit për të mos dhënë pëlqim për punësimin e 155 motrave medicinale në Spitalin Klinik të Tetovës, duke e quajtur këtë hap “të turpshëm, diskriminues dhe një tentativë për rikthim të shtetit në kornizat e para vitit 2001”.

Sipas Rexhepit, ky vendim nuk është i izoluar, por pjesë e një skenari më të gjerë për marginalizimin institucional të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ai përmendi edhe suspendimin e përfaqësuesit shqiptar në Fondin për Sigurim Shëndetësor si një tjetër dëshmi të qartë të këtij orientimi.

“Ky vendim vjen menjëherë pas suspendimit të elementit bashkëqeverisës shqiptar në Fondin për Sigurim Shëndetësor, një tjetër hap i qëllimshëm në margjinalizimin institucional të shqiptarëve. Dhe e gjitha kjo ndodh me pëlqimin bë heshtje të eksponentëve tanë në qeveri,” u shpreh Rexhepi.

Ai theksoi se dëmet e shkaktuara me këtë qasje do të kërkojnë kohë për t’u rikuperuar, por sipas tij, turpi i atyre që po heshtin përballë këtij diskriminimi do të mbetet i përjetshëm.

“Dinjiteti nuk negociohet dhe mbi të nuk bëhen kompromise dhe pazare politike. Ai mbrohet, me zë, me qëndresë, dhe vepra,” përfundoi Rexhepi në reagimin e tij.

Continue Reading

Lajme

Vlera e shportës minimale në korrik ka arritur në 65.328 denarë

Published

on

By

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin korrik 2025 është 65,328 denarë (1061 euro). Krahasuar me vlerën e shportës minimale sindikale për muajin qershor 2025 që është 64,698 denarë (1051 euro), është rritur me 630 denarë. Me një apartament me qira prej 60 metrash katrorë për muajin mars, harxhimet minimale arrijnë në 80,703 denarë (1311 euro).

Siç thonë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, vlera e Shportës Minimale Sindikale për ushqim dhe pije, për ato 63 produkte që ndjek Shporta Minimale Sindikale për korrik 2025 është 23,683 denarë krahasuar me qershorin 2025 (23,167 denarë) është rritur me 515 denarë.

“Nga të dhënat mbi shportën minimale sindikale, është e qartë se pas përfundimit të masave aktive qeveritare, vlera e shportës minimale sindikale është rritur me 2,637 denarë në tre muaj, ose 4.20%, ndërsa ushqimi dhe pijet janë rritur me 2,202 denarë në tre muaj, ose 10.25%”, thonë nga LSM.

Continue Reading

Lajme

Arben Taravari takon William Walker në Uashington: “Një figurë që i hapi rrugë lirisë së Kosovës”

Published

on

By

Gjatë qëndrimit të tij në Uashington, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, dr. Arben Taravari, pati një takim të veçantë me ambasadorin William Walker – njeriun që denoncoi masakrën e Reçakut dhe tronditi ndërgjegjen ndërkombëtare mbi krimet në Kosovë.

“Sot kisha privilegjin e jetës sime të jem i ftuar në shtëpinë e tij. Ka disa njerëz që me trimërinë e tyre bëjnë vepra të jashtëzakonshme si çlirimi i një shteti. Një figurë e këtij kalibri është edhe ambasadori Walker,” u shpreh Taravari pas takimit.

Në takim mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Vrapçishtit, z. Isen Shabani.

Ky takim vjen në kuadër të pjesëmarrjes së delegacionit të Aleancës për Shqiptarët në Samitin Global për të Drejtat e Njeriut në SHBA, ku po trajtohen sfidat e demokracisë, të drejtave civile dhe lirisë së popujve, njoftuan nga Aleanca për Shqiptarët.

Continue Reading

TOP Lajme