Connect with us

Politika

Mickoski: Populli në zgjedhje shprehu ndjenjë antiqeveritare që na kushtëzon për koalicion me opozitën shqiptare

Published

on

“Nuk mendoj për ndonjë koalicion me BDI-në pas zgjedhjeve, partneri ynë ideal është i kushtëzuar nga opozita shqiptare në Maqedoni”, tha mbrëmë në një intervistë në televizionin Alsat, Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Sipas tij, populli është qartazi kundër politikave të kësaj qeverie, ku janë LSDM dhe BDI. “Këto zgjedhje treguan se ne kemi një ndjenjë antiqeveritare dhe kjo duhet respektuar dhe zëri i popullit duhet respektuar”, tha Mickoski.

Mickoski theksoi se BDI nuk mund të pretendojë se ky është shtet binacional dhe shtoi se ky është shteti i të gjithëve. Ai tha se posedon informata mbi sjelljen e BDI-së në terren gjegjësisht shantazhet, ryshfet dhe keqpërdorimet e tjera që bën me votat partia e Ahmetit.

“Përveç kësaj, ajo që bën BDI në terren nuk është vullnet i popullit, ka presione, ryshfet. Populli nuk e dëshiron këtë. Për këtë ka dëshmi. Duhet të përmend edhe rastin me komunën e Likovës në një vendvotim për të cilin ka edhe aktgjykim nga Gjykata Administrative për parregullsi, për çka ka dyshime edhe në vende të tjera, se ndodh edhe në Gostivar, në Tetovës. Me BDI-në lidhen parregullsi të shumta”, thekosi mes tjerash Mickoski.

Continue Reading

Lajme

Valbon Limani: Opozita shqiptare e bashkuar do të sjellë fitore historike në zgjedhjet lokale të 2025-ës

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, njëkohësisht anëtar i Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët, ka deklaruar në një intervistë për Tv A2 në Tiranë se zgjedhjet lokale të tetorit 2025 do të jenë një moment kyç për skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Ai paralajmëroi se opozita shqiptare, e bashkuar nën çatinë e Besëlidhjes Aleanca Kombëtare për Integrim, synon të arrijë një rezultat të jashtëzakonshëm.

“Sfida jonë është e qartë: të marrim numrin më të madh të komunave që sot drejtohen nga shqiptarët dhe të sjellim ndryshime reale në skenën politike. Besoj fort se kjo fitore do të reflektojë në të mirën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut,” – tha Limani.

Duke analizuar gjendjen aktuale të politikës shqiptare, ai shprehu shqetësimin se ndarja e forcave politike shqiptare mund të rrezikojë humbjen e disa komunave kyçe.

Sipas tij, ky rrezik do të shmanget vetëm përmes një bashkimi të sinqertë dhe një platforme të qartë që i shërben interesit të përgjithshëm kombëtar.

Limani theksoi se fitorja në këto zgjedhje nuk do të jetë vetëm një sukses elektoral, por një mesazh i fortë për forcimin e barazisë, demokracisë dhe përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet e vendit.

Emisioni i plotë https://youtu.be/7YsDrPbQwt4

Continue Reading

Lajme

Taravari shpalos Pikën 5 të Platformës Kombëtare: Mjedis i pastër dhe infrastrukturë moderne

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari, në një konferencë për media ka shpalosur Pikën 5 të Platformës Kombëtare, e cila fokusohet në mbrojtjen e mjedisit, ekologjinë dhe zhvillimin e infrastrukturës moderne në komunat shqiptare.

Taravari theksoi se kjo pikë synon pastrimin e deponive ilegale, krijimin e sistemeve të riciklimit, mbrojtjen e ujërave dhe burimeve natyrore, si dhe përdorimin e energjive të ripërtëritshme.

Në planin e infrastrukturës, ai paralajmëroi investime në rrugë të rikonstruktuara me ndriçim LED, parkingje të organizuara, transport publik për nxënës e studentë, si dhe përmirësim të qasjes në zonat rurale. Taravari gjithashtu përmendi ndërtimin e tregjeve moderne me përparësi për bizneset familjare dhe lehtësira për prodhuesit e produkteve BIO, si dhe ruajtjen e arkitekturës tradicionale shqiptare.

“Motoja e kësaj pike është e qartë: Mjedis i pastër – Komunitet i shëndetshëm; Infrastrukturë moderne – Zhvillim i qëndrueshëm,” tha Taravari.

Continue Reading

Lajme

Blerant Ramadani merr mbështetje nga bashkëklasorët e gjimnazit “Zef Lush Marku”, premtoj ta kthej në punë të ndershme, rezultate dhe respekt për çdo lagje

Published

on

By

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Blerant Ramadani përmes një postimi nga ndarë momentet nga takimi i sotëm me shokët e gjeneratës nga Komuna e Sarajit, bashkëklasorët e gjimnazit “Zef Lush Marku” nga të cilët morri mbështetje dhe i siguroi se ta kthej në punë të ndershme, rezultate dhe respekt për çdo lagje e fshat, shkruan Top24

Takim që të mbush zemrën.
Sot u takova me shokët e gjeneratës nga Komuna e Sarajit, bashkëklasorët e gjimnazit “Zef Lush Marku”. Ndjesi e veçantë të ndjesh miqësinë që nuk plaket dhe besimin që të obligon. Faleminderit për përkrahjen tuaj të sinqertë për kandidaturën time—premtoj ta kthej në punë të ndershme, rezultate dhe respekt për çdo lagje e fshat. Me ju, vizioni për një Saraj më të zhvilluar e dinjitoz bëhet i mundur. Mirënjohës për çdo fjalë, çdo dorë dhe çdo buzëqeshje.

Continue Reading

TOP Lajme