Connect with us

Lajme

Mexhiti: Me ligjin e propozuar nga BDI, do të largohen bastoret por jo edhe kazinotë

Published

on

Me ligjin për Lojërat e Fatit të propozuar nga BDI, kazino mund të ketë edhe në oborret e shkollave, kështu deklaroi sot kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, sipas të cilit VLEN do ti thotë stop këtij propozimi, të cilin BDI-ja po mundohet ta kalojnë njëherë me flamur evropian e njëherë me flamur sicilian.

“Me ligjin e propozuar të BDI-së, kazino mund të ketë dhe në oborret e shkollave. Çfarë sekretesh fsheh ky ligj i propozuar njëherë me ligj evropian e njëherë me flamur sicilian. Neni 10 kërkon largimin e bastoreve, por jo edhe të kazinove.Neni 10 mundëson lulëzimin e kazinove. Ky nen me qëllim nuk përfshin kazinotë. Me këtë ligj Artan Grubi do ti largoj bastoret por jo dhe kazinotë. Kështu që kazinotë jo vetëm që nuk largohen por do të shtohen. VLEN kërkon urgjentisht që të largoj jo vetëm bastoret por edhe kazinotë”, tha Izet Mexhiti nga VLEN.

Continue Reading

Lajme

Izet Mexhiti mirëpret Albin Kurtin – në fokus të takimit, shtypja e shqiptarëve nga qeveria VMRO-VLEN

Published

on

By

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti po ndodhet në Shkup.

Ai është mirëpritur nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Ky takim vjen në prag të takimit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Lajme

Albin Kurti në Shkup, mirëpritet nga Izet Mexhiti flasin për tabelat e rrugëve të vendosura vetëm në gjuhën maqedonase

Published

on

By

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti po ndodhet në Shkup.

Ai është mirëpritur nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Ky takim vjen në prag të takimit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Lajme

Aksi rrugor Kërçovë–Qafë Thanë zhvishet nga shqipja: Tabelat e reja vetëm maqedonisht dhe anglisht

Published

on

By

Fundjava ka qenë e ngarkuar për Ndërmarrjen Publike “Rrugët e Maqedonisë”, e cila ka vendosur tabela të reja rrugore në aksin nga Kërçova drejt Strugës dhe Qafë Thanës. Por, e hëna i gjeti këto tabela me mungesë të dukshme: gjuha shqipe është zhdukur krejtësisht prej tyre. Tabelat janë vetëm në maqedonisht dhe anglisht.

Publikimi i pamjeve nga terreni ka nxitur reagime të ashpra në rrjetet sociale, me akuza për përjashtim dhe diskriminim gjuhësor ndaj shqiptarëve.

Ka reaguar edhe Bashkimi Demokratik për Integrim. “Tabela e re në rrugën për Strugë. Vetëm maqedonisht dhe anglisht. Shqipja e përjashtuar!” – thuhet në reagimin e shkurtër të partisë së Ali Ahmetit.

Ky veprim vjen në një moment të ngarkuar politik, me tensione ndëretnike në rritje dhe në një kontekst kur qeveria e re po kritikohet për përjashtim të shqiptarëve nga institucionet publike.

Vëzhguesit politikë paralajmërojnë se me afrimin e zgjedhjeve lokale, rastet e tilla diskriminuese mund të shtohen, duke u përdorur për të mbuluar ngecjet në procesin euro-integrues dhe dështimet e brendshme të pushtetit aktual. /Flaka/

Continue Reading

TOP Lajme