Connect with us

Lajme

Mbështetje nga Ukraina për Osmanin – Mirënjohje për përkrahjen në kauzën anti-ruse

Published

on

Ish-Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, dërgoi një mesazh të fuqishëm dhe emocional me video, në mbështetje të Bujar Osmanit dhe kandidaturës së tij për kryetar të Komunës së Çairit.

Në mesazh, Kuleba i falënderoi popullit maqedonas për përkrahjen ndaj Ukrainës gjatë pushtimit rus, por njëkohësisht u ndal posaçërisht edhe te roli i Osmanit si ministër i jashtëm i Maqedonisë së Veriut dhe kryesues i OSBE-së.

„Ne, ukrainasit, jemi mirënjohës për përkrahjen tuaj. Përgjithmonë do ta kujtojmë me mirënjohje që gjatë tri viteve të fundit kombi juaj krenar qëndroi pranë Ukrainës“, tha Kuleba, duke theksuar se Maqedonia dhe institucionet e saj treguan solidaritet të vërtetë në momentet më të vështira.

Më tej, Kuleba foli personalisht për Osmanin:

„Bujar Osmani është miku im që e drejtoi diplomacinë tuaj dhe e udhëhoqi OSBE-në gjatë kryesimit nga RMV. Ai është politikan i njohur dhe jam i sigurt se e respektoni po aq sa e respektoj edhe unë.“

Ministri nga Ukraina shprehu mbështetje të fortë për kandidaturën e Osmanit, duke e vlerësuar si njeri jashtëzakonisht të përkushtuar dhe të ndershëm:

„Jam i bindur se do t’ju shërbejë me cilësi të lartë, integritet dhe përkushtim. Ai e do Maqedoninë, ju do juve, i do qytetet dhe fshatrat tuaja. Ai është njeri që meriton besim. Këtë e mësova në momentet më të vështira të pushtimit.“

Kuleba theksoi gjithashtu se përvoja dhe rrjeti i kontakteve ndërkombëtare që Osmani ka fituar gjatë viteve të fundit janë burim i paçmuar për çdo vetëqeverisje lokale që dëshiron të përparojë dhe të shfrytëzojë fondet dhe përkrahjen evropiane.

Në fund, Kuleba përcolli përshëndetje të ngrohta për qytetarët e Çairit, duke iu dëshiruar fat dhe stabilitet, me mesazhin se miqësia mes popujve ndërtohet edhe përmes liderëve që e dinë se çfarë do të thotë përgjegjësi dhe solidaritet në politikën ndërkombëtare. /Flaka/

Continue Reading

Lajme

Bujar Osmani mohon takimin me Gruevskin: Fushata negative e VLEN-it, përpjekje për të fshehur dështimet në Çair

Published

on

By

Pas publikimit të anketave të fundit ku kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Bujar Osmani, rezulton me një avantazh prej 8% ndaj kandidatit të VLEN-it Izet Mexhititnë garën për komunën e Çairit, kampi opozitar po përpiqet të krijojë huti në opinion publik.

VLEN ka intensifikuar akuzat ndaj Osmanit, duke ngritur spekulime për një kinse takim të tij me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, pretendime që Osmani i ka mohuar kategorikisht. Sipas tij, këto janë përpjekje për të larguar vëmendjen nga realiteti politik dhe dështimet shumëvjeçare të udhëheqjes së VLEN-it në Çair, përcjell TS.

“E kam thënë qartë dhe me zë të lartë: Një takim i tillë NUK KA NDODHUR. Këmbëngulja për të përhapur gënjeshtra dhe për të përsëritur të pavërteta nuk do t’i ndihmojë në fushatë,” ka shkruar në Facebook Bujar Osmani.

Ai akuzoi VLEN-in për mungesë idesh dhe theksoi se, në vend të një platforme konkrete për qytetarët, ata kanë zgjedhur të zhvillojnë një fushatë të bazuar në shpifje dhe sulme personale.

“Ndërsa ata nuk ofrojnë asgjë tjetër përveç fushatës negative, ne po ndërtojmë një lëvizje për ndryshim që po rritet dita-ditës,” – shtoi Osmani.

AKI e konsideron këtë fushatë të VLEN-it si një tentativë për të shmangur përgjegjësinë për keqmenaxhimin e komunës së Çairit gjatë dy dekadave të fundit nën drejtimin e Izet Mexhitit dhe Visar Ganiut.

Kandidati i AKI-së Bujar Osmani për Çairin e përmbylli deklaratën me një mesazh për qytetarët. “Përgjigjja ndaj këtyre shpifjeve do të vijë më 19 tetor” thotë në fund Bujar Osmani.

Continue Reading

Lajme

Rritje e re e çmimeve të cigareve, 10 denarë plus për secilën kuti

Published

on

By

Nga 1 shtatori, një kuti cigaresh në Maqedoni do të shtrenjtoheg për 10 denarë. Rritja është rezultat i harmonizimit të parashikuar të akcizave me standardet evropiane, proces që do të zbatohet gradualisht deri në vitin 2030

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maqedonia ka rreth 45% duhanpirës aktivë, duke e renditur ndër vendet me përqindjen më të lartë të varësisë nga duhani në Evropë.

Qëllimi i politikës së re të akcizave është reduktimi gradual i numrit të duhanpirësve dhe afrimi me mesataren evropiane, e cila deri në fund të këtij viti pritet të jetë rreth 15.4%.

Ndërkohë në Maqedoni, pasojat e pirjes së duhanit shkaktojnë rreth 4000 vdekje në vit, ndërsa me këtë masë pritet që një pjesë e qytetarëve të vendosin ta lënë duhanin.

Rritja e çmimeve është pjesë e një strategjie më të gjerë për përmirësimin e shëndetit publik dhe harmonizimin me rregullativat evropiane.

Continue Reading

Lajme

“Ndryshimi” që s’ndryshon: Dorëheqja luks që VLEN-i nuk e njeh

Published

on

By

Nga Nafie Selmani

Kandidati i VLEN-it, Izet Mexhiti, për kryetar të Komunës së Çairit, vazhdon të mbajë ende funksionin e tij shtetëror, duke refuzuar të japë dorëheqje. Ky veprim përbën një precedent të rrezikshëm dhe një goditje të rëndë ndaj etikës politike, parimit të përgjegjësisë dhe barazisë në garën zgjedhore. Nuk mund të pranohet që një funksionar i lartë qeveritar të shfrytëzojë pozitën e tij për përfitime politike dhe përparësi të padrejta në zgjedhjet lokale.

Ligji është i qartë. Kodi Zgjedhor i Republikës së Maqedonisë së Veriut ndalon që funksionarët publikë të shfrytëzojnë resurset shtetërore dhe pozitat e tyre për fushatë zgjedhore. Për më tepër, praktika politike e deritanishme ka krijuar një standard të konsoliduar kur funksionarët që kanë kandiduar për poste komunale janë tërhequr nga detyrat e tyre përpara hyrjes në garë. Shembujt e Bilall Kasamit, Teuta Arifit, Nevzat Bejtës, të cilët dhanë dorëheqje nga postet publike që mbanin, dëshmojnë se respektimi i këtij standardi është domosdoshmëri për integritetin e procesit zgjedhor.

Kjo sjellje e kandidatit të VLEN-it, jo vetëm që minon besimin e qytetarëve tek procesi zgjedhor, por edhe ekspozon mendësinë e vjetër politike: pushteti shihet si privilegj personal për t’u shfrytëzuar deri në fund, jo si përgjegjësi publike që duhet ushtruar me dinjitet e barazi. Nëse ky precedent tolerohet, atëherë garat zgjedhore humbasin çdo kuptim dhe shndërrohen në formalitet ku një palë hyn gjithmonë e pajisur me avantazhe të padrejta.

Pyetja thelbësore që imponohet është: a do të lejohet që standardet minimale të etikës politike të shkelen për hir të interesave të një partie, koalicioni, apo individi?

Nejse, cili ishte “NDRYSHIMI” për të cilin ju besuam dhe votuam?!

#NdryshimPaNdryshim

Continue Reading

TOP Lajme