Connect with us

Lajme

Maksuti: Ligji për Përfaqësim Adekuat është i pashpresë – pa garanci juridike

Published

on

Profesori universitar dhe anëtari i grupit punues për përgatitjen e Ligjit për Përfaqësim Adekuat dhe të Drejtë, Mersim Maksuti, ka reaguar publikisht përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ku ka shprehur pakënaqësi të thellë lidhur me versionin final të Propozim Ligjit të propozuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Ai ka paraqitur një sërë vërejtjesh themelore, të cilat nuk janë marrë parasysh gjatë procesit të hartimit, informon PressOnline.al

Maksuti thotë se Ligji i miratuar nuk përmban mekanizma të garantuar për zbatim efektiv, por varet kryekëput nga vullneti politik i një Trupi Koordinativ, i cili nuk ka kompetenca konkrete mbikëqyrjeje apo sanksionuese ndaj institucioneve që nuk e zbatojnë ligjin.

“Ky Trup nuk udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i parë, dhe nuk ka juridiksion të kontrollojë apo të kërkojë përgjegjësi politike ndaj institucioneve. Me këtë, përfaqësimi adekuat mbetet një çështje e mirëdashjes politike, jo një e drejtë e garantuar,” thekson Maksuti.
Ai kritikon gjithashtu mënyrën se si ligji kushtëzon përfaqësimin me kritere si profesionalizmi apo kompetenca, që sipas tij mund të përdoren për të përjashtuar qytetarët e bashkësive më pak të përfaqësuara.

Sipas tij, në rast të konfliktit mes një të drejte kolektive dhe një individuale, “e drejta kolektive duhet të ketë përparësi”.
Ai shpreh shqetësim edhe për ndikimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në draftimin e ligjit, duke theksuar se kjo gjykatë nuk ka kompetencë të diktojë drejtimin e legjislacionit. Ai kujton se Gjykata vetëm ndalon deklarimin e detyrueshëm të përkatësisë etnike, por jo përcaktimin e kuotave për përfaqësim adekuat.

“Kemi hyrë në një rrezik ku Gjykata Kushtetuese sillet si legjislativ, duke kufizuar veprimtarinë e Kuvendit që ka të drejtë të parashikojë forma të reja për të zbatuar përfaqësimin e drejtë,” thotë ai, përcjell PressOnline.al

Ndër vërejtjet kryesore, Maksuti veçon edhe mungesën e sanksioneve ligjore ndaj zyrtarëve publikë që nuk e zbatojnë ligjin. Ai e cilëson këtë si një mangësi serioze që do të ndikojë në mosrealizimin e efektit juridik të ligjit në praktikë.

“Në mungesë të masave ndëshkuese dhe të përgjegjësisë politike, ligji nuk do të japë efekt juridik. Nuk jemi shtet me kulturë të lartë zbatimi të ligjeve – prandaj garancia ligjore është thelbësore,” përmbyll Maksuti.

Continue Reading

Lajme

Micko ia ngrinë në buzë buzëqeshjen vredistëve!

Published

on

By

Nga Medai Shaholli

Dje pas miratimit të ligjit për Përfaqësim të Drejt dhe Adekuat nga qeveria, vredistët janë shprehur të ekzaltuar se “Pas dekadash me premtime boshe, vonesash dhe manipulimesh, dje ishte një ditë historike për barazinë dhe drejtësinë në Maqedoninë e Veriut. Qeveria e VLEN miratoi Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, një akt thelbësor që garanton zbatimin kushtetues të parimit të përfaqësimit të drejtë në institucionet shtetërore”.

Me këtë rast nuk ka vonuar edhe reagimi i premierit Micko, i cili ia ngriu buzëqeshjen në buzë vredistëve i cili tha:
” Ligji është për të gjithë qytetarët dhe garanton që përfaqësimi në institucionet publike do të bazohet në përgatitjen profesionale dhe jo në përkatësinë politike apo etnike”!

Kjo ishte dërrma që i dha ai këtij ligji që vredistët e proklamuan si ligji që do të sillte përfaqësim të drejtë të shqiptarëve në administratën publike dhe jo vetëm.
Pas këtij reagimi të kryekomitit Micko, një heshtje varri mbretëron në kampin e vredistëve, të cilët e proklamuan me shumë popmpozitet këtë ligj, por që së fundmi i doli era e qelbur kësaj loje me shqiptarët, sepse ky ligj do shërbente në Institucionet publike në bazë të përgatitjes profesionale dhe jo sipas përkatësisë etnike!

Kjo ishte loja e ndyrë e këtij palo ligji që nuk i shërben shqiptarëve, por që u sajua nga vredistët për gjoja Përfaqësim të Drejtë të bashkësive etnike në administratë, ashtu siç na e shitën vredistët, ku kreu i komitëve Micko i hodhi poshtë këto pretendime si ligj për Përfaqësim të Drejt që nuk do t’i shërbente bashkësive etnike por përgatitjes profedionale të kuadrove.

Së fundmi, doli në shesh edhe një gënjeshtër e stisur nga VREDI për ndryshimin që do të ndodhte me këtë palo ligj, i cili nuk do t’i shërbej përfaqësimit të drejt të shqiptarëve, por kuadrove profesionistë që do të thotë se do t’i shërbej kampit tjetër etnik.

Continue Reading

Lajme

Debat në RTSH: Zenku denoncon përjashtimin sistematik të diasporës shqiptarëve në RMV

Published

on

By

Në emisionin “Ura” në RTSH, moderuar nga gazetari Artur Bejzade, u zhvillua një debat i gjerë mbi rolin dhe sfidat me të cilat përballet diaspora shqiptare, me fokus të veçantë në shqiptarët nga Maqedonia e Veriut.

Të ftuar në panel ishin: lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, kryeredaktori i Flaka Media Group, Driton Zenku, si dhe Adem Marku nga organizata Albanian Union me seli në Londër.

Diskutimi u përqendrua te trajtimi institucional i diasporës shqiptare dhe roli i saj në proceset politike e shtetformuese, sidomos në kontekstin e zhvillimeve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Kryeredaktori i Flaka Media, Driton Zenku, denoncoi atë që e quajti padrejtësi sistematike ndaj diasporës shqiptare, e cila, sipas tij, shihet nga shteti vetëm si burim ekonomik, jo si pjesë e barabartë e shoqërisë.

“Diaspora shqiptare në Maqedoninë e Veriut është pashpirtësuar institucionalisht. Ajo vlerësohet vetëm për remitencat dhe kontributin financiar që jep, ndërkohë që injorohet në aspektin politik dhe shtetëror,” deklaroi Zenku.

Një nga shqetësimet kryesore që ngriti ai ishte mënyra se si u realizua regjistrimi i fundit i popullsisë dhe pasojat që solli ai proces për diasporën:

“Diaspora shqiptare u la pa adresë të vendbanimit në Maqedoninë e Veriut dhe më pas qeveria mori vendimin ta fshijë nga lista e popullsisë rezidente. Kjo jo vetëm që i heq të drejtën e votës, por penalizon rëndë edhe pushtetin lokal ku shqiptarët janë shumicë.”

Zenku shtoi se këto veprime ndikojnë drejtpërdrejt edhe në numrin e këshilltarëve komunalë, si dhe në planifikimin e investimeve publike, pasi shpërndarja e buxhetit bazohet në numrin e popullsisë për kokë banori.

Debati ngjalli reagime të shumta edhe nga mërgata, veçanërisht në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë ndanë shqetësimin për përjashtimin gradual të diasporës nga jeta politike dhe institucionale në vendlindje.

Continue Reading

Lajme

Një vit pa asnjë denar: Bujqit e Pollogut të harruar nga shteti, dëmet nga vërshimet i kanë zhytur në borxhe

Published

on

By

Qindra bujq nga rajoni i Pollogut ende nuk i kanë marrë dëmshpërblimet për dëmet që u shkaktuan nga reshjet e qershorit të kaluar , shkruan Portalb.mk.

Bujqit ankohen se çdo ditë i vuajnë pasojat e humbjeve dhe se deri më tani institucionet nuk ua kanë kompensuar humbjet.

Ata thonë se kanë vazhduar me punë, por se kanë hyrë në borxhe në barnatoret bujqësore.

Një nga bujqit e Tetovës thotë e nga dëmet e breshrit nuk kanë marrë asnjë denarë nga institucionet.

“Të nevojshme janë se dëmet kanë qenë 100%, ne kemi qenë në mëshirë të fatit dhe jemi ende të zhytur në borxhe nga viti i kaluar nëpër barnatoret bujqësore që kemi marr plehrat farërat, materiale për mbjellje, i kemi të pa shlyera”, tha një bujk.

Një bujk tjetër thotë se kanë pasur premtime, por jo realizim.

“Ka një vit si për ne edhe për të gjithë bujqit dëmtimi ka qenë 100%, jemi në borxhe në barnatore, mundohemi me këtë vit të mbulojmë edhe atë. Kishim apeluar që sado pak të paktën borxhet t’i shlyejmë”, tha një bujk.

Zëdhënësja e Komunës së Tetovës, Besarta Ramadani theksoi se të gjitha lëndët janë dorëzuar në komisionin e qeverisë qeveritar për kompensimin e dëmeve në bujqësi.

“Nga ana e Komunës së Tetovës janë dorëzuar të gjitha lëndët në komisionin qendror, pra nga ana jonë jemi pastër në këtë aspekt dhe presim vendimin e qeverisë që më në fund të përmbyllet kjo”, tha Ramadani.

Kryetari i Komisionit qeveritar për kompensimin e dëmeve në bujqësi, Fatmir Sabriu për Portalb.mk sqaroi se Komisioni qeveritar për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë elementare në mbledhjen e mbajtur më 16 qershor shqyrtoi edhe njëherë lëndën e dorëzuar nga komisioni komunal dhe konstatoi se këtë herë lënda ishte e kompletuar.

“Së shpejti Komisioni do e njoftojë Qeverinë për kompletimin e lëndës, e cila më pas duhet që të sjellë vendim në bazë të Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim”, tha Sabriu.

Ndryshe, as bujqit e Likovës nuk kanë marrë ende dëmshpërblimet për dëmet në bujqësi që u shkaktuan nga reshjet e vitit të kaluar.

Continue Reading

TOP Lajme