Opens in a new tab

Lajme

Lopët e Kriva Pallankës bëhen lajm botëror, AP publikon pamje të kaosit me mbi 1.000 krerë bagëti

Agjencia prestigjioze amerikane e lajmeve Associated Press (AP) ka publikuar një storie video nga Kriva Pallanka, duke pasqyruar një situatë të pazakontë me mbi 1.000 krerë bagëti që enden lirshëm nëpër qytet dhe fshatrat përreth, duke shkaktuar dëme materiale dhe duke rrezikuar sigurinë e banorëve.

Në storien e saj, AP thekson se banorët e këtij qyteti bujqësor, me rreth 19.000 banorë në verilindje të Maqedonisë së Veriut, prej vitesh përballen me problemin e një tufe të madhe lopësh, e cila është rritur në më shumë se 1.000 krerë.

Sipas agjencisë, shkaku kryesor i kësaj situate është mosfunksionimi i institucioneve dhe një labirint burokratik që ka pamundësuar zbatimin e vendimit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) të vitit 2024 për konfiskimin e bagëtive nga tre pronarët e tyre.

Kryetari i Komunës së Kriva Pallankës, Sasho Mitovski, ka kërkuar nga kryeministri Hristijan Mickoski shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për 30 ditë, me qëllim zgjidhjen e problemit.

“Formuam shtab për menaxhimin e krizave, sepse konstatuam se prej vitesh asnjë nga institucionet kompetente nuk ka treguar vullnet, përkushtim, kapacitet apo burime për zgjidhjen e problemit”, ka deklaruar Mitovski.

Ai thekson se bagëtitë lëvizin lirshëm nëpër 34 fshatra përreth dhe se, megjithëse AUV-ja kishte nxjerrë vendim për konfiskimin e tyre, nuk e kishte zbatuar atë.

“Që nga viti 2024, tufa është pronë e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. Absurdi qëndron në faktin se Agjencia ka nxjerrë vendim për konfiskim, por nuk ka arritur ta zbatojë”, ka deklaruar kryetari i komunës.

Sipas tij, situata ka krijuar edhe rrezik për shëndetin publik. Vitin e kaluar, një pjesë e bagëtive kishte ngordhur pranë burimeve kryesore të ujit të qytetit, duke ngritur shqetësime për ndotjen e furnizimit me ujë të pijshëm.

AP raporton gjithashtu se njëri nga pronarët e bagëtive ishte akuzuar dhe mbajtur në paraburgim për pengimin e aksionit të konfiskimit. Megjithatë, sipas Mitovskit, ai ishte liruar pasi një inspektor i AUV-së kishte dëshmuar në gjykatë se pronari nuk e kishte penguar realisht aksionin.

“Bëhet fjalë për një sistem të ndërlidhur, ku janë të përfshira keqpërdorime serioze nga disa persona, prandaj është e vështirë të përcaktohet se ku përfundon e gjithë kjo”, ka deklaruar Mitovski.

Ndërkohë, sipas vlerësimeve të bazuara në çmimet aktuale të tregut, vlera e tufës së bagëtive llogaritet nga 360.000 deri në 570.000 euro.

Banorët kërkojnë që Qeveria ta nxjerrë bagëtinë në shitje me çmime të përballueshme, në mënyrë që qytetarët e interesuar të mund t’i blejnë dhe të kujdesen për to.

Problemi i pazakontë i lopëve që enden lirshëm në Kriva Pallankë ka kaluar tashmë kufijtë e Maqedonisë së Veriut. Storia e Associated Press është shpërndarë ditëve të fundit nga media të shumta ndërkombëtare, duke e kthyer këtë rast në një lajm me jehonë botërore.

Shpërndaje lajmin

Lajme

Limani në Ditën Botërore të Diabetit: Parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm janë thelbësorë

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, ka përcjellë një mesazh sensibilizues për rëndësinë e parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm të kësaj sëmundjeje. Limani, duke iu drejtuar qytetarëve jo vetëm si kryetar komune, por edhe si mjek, theksoi se diabeti po prek gjithnjë e më shumë njerëz, përfshirë…

Lajme

Ademi nxjerr dokumentet për Alta Bankën: Qeveria VMRO-VLEN ia hapi rrugën bankës serbe

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, në një konferencë për shtyp ka paraqitur një sërë vendimesh dhe datash lidhur me procesin e marrjes së Stopanska Bankës në Manastir nga Alta Banka e Beogradit, duke akuzuar Qeverinë VMRO-VLEN se po përpiqet ta zhvendosë përgjegjësinë politike te qeverisja e mëparshme, përcjell gazeta…

Lajme

Futbolli dhe kujtesa shqiptare në zi: Shuhet Agron Memedi, ish-pjesëtari i UÇK-së dhe futbollisti që la gjurmë!

Një lajm i rëndë ka tronditur Përshefcën, Tetovën dhe mbarë komunitetin e futbollit shqiptar. Në moshë të re është ndarë nga jeta Agron Memedi, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe emër i njohur i futbollit shqiptar. Që në rini, Memedi ishte rreshtuar në radhët e UÇK-së, ndërsa më pas jetën ia kushtoi futbollit, ku…

Lajme ditore

Kodi i ri Penal: Fyerja, poshtërimi dhe abuzimi në punë dënohen deri në një vit burg

“Kushdo që fyen, poshtëron, abuzon fizikisht ose mendërisht ose shqetëson në ndonjë mënyrë tjetër një person tjetër në punë ose në lidhje me punën, dhe në këtë mënyrë dëmton shëndetin e tij, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit, përveç nëse plotësohen elementët e një krimi tjetër më të rëndë.” Projekt-Kodi i…

Lajme

Tragjedia në Rrugën e Arbërit! 42-vjeçarja nga Tetova mes dy viktimave të aksidentit, pesë të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur paraditen e sotme zonën pranë tunelit të Murrizit, në Xibër të Dibrës, ku dy automjete janë përplasur fuqishëm. Bilanci është tragjik: dy persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe 42-vjeçarja nga Tetova, Maltina Ferati, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital. Viktima…

Lajme ditore

VMRO-DPMNE: Alta Banka i ka dhënë kredi prej 5 milionë eurosh kompanisë së krushkut të Ali Ahmetit

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Valentin Manasievski, pretendon se kredia prej 5 milionë eurosh, e dhënë nga Alta Banka e Beogradit për një kompani në pronësi të krushkut të Ali Ahmetit, dëshmon interesimin e pushtetit të mëparshëm të LSDM-së dhe BDI-së për hyrjen e kësaj banke në tregun maqedonas. Në një konferencë për media, Manasievski tha se…

Lajme

Mickoski: Kompanitë dhe shoqëritë e avokatëve sabotojnë qëllimisht tenderët për të përfituar nga shteti

Kryeministri Hristijan Mickoski ka mbrojtur ndryshimet në Ligjin për Prokurime Publike, përmes të cilave pragu për furnizimet me negocim të drejtpërdrejtë, pa shpallje publike, është rritur nga 5.000 në 10.000 euro. Ai pretendon se disa shoqëri avokatësh dhe kompani merren vesh qëllimisht për të dështuar procedurat e tenderimit, në mënyrë që më pas të përfitojnë…

Lajme ditore

Mickoski: Nga një minus i thellë arritëm në pikën zero, tani pres vetëm rritje dhe zhvillim më intensiv

Prodhimi industrial po shënon rezultate pozitive, gjë që është shumë e rëndësishme duke pasur parasysh zhvillimet në botë, por edhe në Bashkimin Evropian, i cili është partneri ynë më i madh tregtar. Kështu deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski, duke theksuar se ajo që e inkurajon është rritja e qarkullimit në industri për më shumë se 5.5…

Lajme

Limani në Ditën Botërore të Diabetit: Parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm janë thelbësorë

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, ka përcjellë një mesazh sensibilizues për rëndësinë e parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm të kësaj sëmundjeje. Limani, duke iu drejtuar qytetarëve jo vetëm si kryetar komune, por edhe si mjek, theksoi se diabeti po prek gjithnjë e më shumë njerëz, përfshirë…

Sport

Kosova ndahet me barazim me Izraelin, çka e pret?

Skuadra dardane ka arritur një barazim pa gola ndaj Izraelit në ndeshjen e luajtur në shtëpi, në “Fadil Vokrri”. Deri në minutën e 67-të, Kosova pati iniciativën pothuajse në tërësi, duke krijuar një sërë rastesh shënimi, mirëpo nga ky moment, Veldin Hoxha u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë. Izraeli mori iniciativën, por nuk…

Lajme

Ademi nxjerr dokumentet për Alta Bankën: Qeveria VMRO-VLEN ia hapi rrugën bankës serbe

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, në një konferencë për shtyp ka paraqitur një sërë vendimesh dhe datash lidhur me procesin e marrjes së Stopanska Bankës në Manastir nga Alta Banka e Beogradit, duke akuzuar Qeverinë VMRO-VLEN se po përpiqet ta zhvendosë përgjegjësinë politike te qeverisja e mëparshme, përcjell gazeta…

Lajme ditore

Kodi i ri Penal: Fyerja, poshtërimi dhe abuzimi në punë dënohen deri në një vit burg

“Kushdo që fyen, poshtëron, abuzon fizikisht ose mendërisht ose shqetëson në ndonjë mënyrë tjetër një person tjetër në punë ose në lidhje me punën, dhe në këtë mënyrë dëmton shëndetin e tij, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit, përveç nëse plotësohen elementët e një krimi tjetër më të rëndë.” Projekt-Kodi i…

Lajme ditore

Sjellje agresive dhe fyerje ndaj një punonjëseje të Prokurorisë në Gostivar

Sjellje agresive dhe fyerje ndaj një punonjëseje të Prokurorisë në Gostivar Më 09.11.2026, në ora 15:20, në Departamentin për Punë të Brendshme (DPB) Gostivar, një punonjëse e Prokurorisë Themelore Publike në Gostivar ka denoncuar një incident të ndodhur në vendin e saj të punës. Sipas denoncimit, në dy raste të ndara, përkatësisht në ora 09:00…

Lajme ditore

Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria

Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria Më 12.11.2026, në orën 20:35, në fshatin Çegran, në rrethinë të Gostivarit, nëpunës policorë të Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar e kanë privuar nga liria H.S. (26), nga fshati Çegran. Gjatë kontrollit të automjetit të udhëtarëve „Mitsubishi“, me targa të…

Lajme ditore

AKSIDENT NË DEBRESH, 52-VJEÇARI RRËZOHET NGA SHKALLËT DHE LËNDOHET RËNDË

AKSIDENT NË DEBRESH, 52-VJEÇARI RRËZOHET NGA SHKALLËT DHE LËNDOHET RËNDË Më 12.11.2026, në orën 15:10, në SPB Tetovë, nga Qendra Mjekësore e Gostivarit është raportuar se tek ata është sjellë me lëndime të rënda trupore G.R. (52) nga fshati Debresh i Gostivarit. Sipas raportimit, ai i ka marrë lëndimet gjatë rrëzimit nga një shkallë ndërsa…

Lajme ditore

Valbon Limani në terren: Inspekton ecurinë e punimeve në disa lokacione në qytet

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka inspektuar sot nga afër ecurinë e punimeve infrastrukturore që po realizohen në disa lokacione të qytetit. Inspektimi ka nisur në rrugën “Ilja Anteski – Smok”, ku aktualisht po zhvillohen punime për rindërtimin e saj të tërësishëm. Gjatë vizitës, Limani është njoftuar për dinamikën e realizimit të punimeve…