Sundimi i ligjit është një nga parimet më të rëndësishme për lidhjen e shtetit tonë me shtetet në Bashkimin Evropian,ka deklaruar Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga në një postim në profilin e tijë,shkruan Top24.
Lloga : Në këtë moment, vendi ynë ndodhet në një situatë ku duhet të ndërmarrë hapa vendimtare lidhur me ngritjen e nivelit të sundimit të ligjit dhe rritjen e besimit të qytetarëve në sistemin e gjyqësorit, luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe sigurimit të mbrojtjes më të madhe të të drejtave dhe lirive të njeriut.
Ligji i ri për Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë, është miratuar dhe me të njëjtin sigurohet një mënyrë e re e përzgjedhjes dhe dhënies së provimit pranues dhe përfundimtar para komisionit profesional. Kemi bërë reformë me të cilën nga ky ligj pritet të sigurohen kritere të larta, sistem për revizion, transparence dhe publicitet, si dhe të krijohen kushte për përzgjedhje të gjyqtarëve dhe prokurorëve me integritet të lartë.
Si shtet jemi të përkushtuar në procesin për digjitalizimin e sektorit të gjyqësorit, e cila është reformë shumë e rëndësishme për të fituar një drejtësi më cilësore dhe më të shpejtë për të gjithë qytetarët. Në këtë drejtim, presim të kryhet mbindërtimi themelor edhe i sistemit për menaxhimin e lëndëve në prokuroritë me mbështetjen financiare të BE-së IPA III.
Objektivi numër 3 i këtij projekti: “Përmirësimi i parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit”, parashikon zbatimin e disa aktiviteteve, gjetjen e zgjidhjeve për përmirësimin e sistemit të konfiskimit dhe kthimit të pronës, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional me qëllim të monitorimit të situatës me korrupsionin, krijimin dhe zbatimin e politikave për avancimin e parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit. Top24
Gazetari dhe botuesi i gazetës Koha, Arben Retkoceri, ka reaguar ashpër pas manifestimit të organizuar të dielën në Shtip, me rastin e 111-vjetorit të ashtuquajtur “çlirim” të Maqedonisë nga ushtria serbe pas Betejës së Bregallnicës. Ai e cilëson këtë ngjarje si një shfaqje të pastër të projektit të “Botës serbe”, të zhvilluar jo vetëm me përfshirje të Serbisë zyrtare, por edhe me mbështetje institucionale të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, transmeton Flaka
“Hiç më larg se të dielën, në rajonin e Shtipit shënohet 111-vjetori i pushtimit të Maqedonisë nga ushtria serbe pas luftës me bullgarët – e njohur si Beteja e Bregallnicës. Ironia është se ky manifestim është organizuar me përkrahje shtetërore të Maqedonisë dhe Serbisë. Kjo është pjesë e ‘Botës serbe’ me zë e figurë në mes të Maqedonisë, me përkrahje institucionale,” shkruan Retkoceri në një reagim publik.
Ai vë në dukje standardin e dyfishtë të autoriteteve shtetërore dhe opinionit publik kur bëhet fjalë për historinë shqiptare. “Imagjinoni çfarë do të ndodhte nëse shqiptarët, madje edhe privatisht, do të shënonin çlirimin e Shkupit më 13 gusht 1912 nga kosovarët të prirë nga Isa Boletini, Bajram Curri e Hasan Prishtina. Do të shpërthenin reagime, akuza, etiketime për ‘nacionalizëm’, ‘ekstremizëm’ apo edhe ‘rrezik për shtetin’. Sepse sipas historiografisë maqedonase, edhe çlirimi i Shkupit nga kryengritësit shqiptarë konsiderohet si ‘pushtim’”.
Retkoceri thekson se njëjtë do ndodhte edhe me bullgarët nëse do përkujtonin ndonjë datë historike të tyre në territorin maqedonas, ndërkohë që serbët jo vetëm që nuk pengohen, por ftohen, nderohen dhe promovohen si bashkëorganizatorë të historisë shtetërore.
“Ngjarjet serbe të kësaj periudhe zyrtarisht shënohen bashkë me autoritetet serbe, ndërsa ato shqiptare apo bullgare masakrohen!” – shkruan ai.
Në fund, Retkoceri ngre një pyetje me peshë simbolike dhe politike:
“Paramendoni çfarë flake do i dilte Maqedonisë nëse një tog e FSK-së apo e Ushtrisë së Shqipërisë do vinte për të shënuar çlirimin e Shkupit të vitit 1912 nga shqiptarët – njëjtë siç ishte ushtria serbe këtë të diel në Shtip, si trashëgimtare e ushtrisë pushtuese serbe të para 111 viteve.”
Reagimi i gazetarit vjen në një kohë kur tensionet për orientimin strategjik të Maqedonisë së Veriut, rolin e Serbisë dhe përjashtimin sistematik të shqiptarëve nga vendimmarrja po ngjallin shqetësim gjithnjë e më të madh në opinionin publik. /Flaka/
Pas një sërë takimesh të zhvilluara në mënyrë diskrete mes Orhan Ibrahimit, Izet Mexhitit dhe kryeministrit Hristijan Mickoski, është marrë vendimi për formimin e një partie të re politike shqiptare, thonë burime nga takimi për PressOnline.al
Sipas informacioneve që vijnë nga qarqe të afërta me procesin, bëhet fjalë për një projekt politik të udhëhequr dhe të sopurtuar drejtpërdrejt nga vetë kryeministri Mickoski dhe lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti. Sipas të njëjtave burime, partia e re do të prezantohet më vonë si pjesë e koalicionit VLEN, duke u paraqitur si një “projekt kombëtar” për përfaqësimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Burimet tona konfirmojnë se deri tani janë zhvilluar tre takime të mbyllura mes palëve, në të cilat ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi i afërt me Arben Fetain, Latif Arifi. Qëllimi i këtij projekti është krijimi i një strukture të re politike që do të kanalizojë ndikimin e Mickoskit në spektrin politik shqiptar.
Sa herë që afrohen zgjedhjet, kryetari aktual i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, kujtohet për mërgatën. Dy herë me radhë ka kërkuar votën e tyre, por për tetë vite në pushtet, nuk ka lëvizur asnjë gur për ta. Dhe tani, kur zgjedhjet lokale janë caktuar për tetor 2025, Sejdiu sërish përpiqet t’i josh me lavde dhe poezi, për të ardhur e votuar edhe për herë të tretë.
Një fjalë e urtë popullore thotë:
“Dy herë mund të më mashtrosh dhe të të besoj, por për herë të tretë kurrë më!”
Sejdiu në një status në Facebook shkruan se fushata e tij do të ketë dy shtylla si Mërgata dhe Vendlindja.
“Fushata jonë (si atëherë, ashtu edhe sot) do të mbështetet në dy shtylla të pandashme: Mërgatën dhe Vendlindjen.”, ka shkruar Sejdiu
Por pyetja që lind natyrshëm është:
Cilin premtim e ka mbajtur për mërgatën?
Çfarë projekti apo pune konkrete ka kryer për ta, përveç kur lyp ndihma financiare për projekte, të cilat më pas i paraqet si suksese të komunës dhe të vetat?