Connect with us

Lajme

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, udhëton në SHBA – do të marrë pjesë në samitin global për të drejtat e njeriut

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Dr. Arben Taravari, së bashku me Kryetarin e Komunës së Varapçishtit, Isen Shabani do të marrin pjesë në Samitin e 4-t Ndërkombëtar kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore (4th International Summit Against Human Trafficking), i cili do të mbahet nga data 21 deri më 23 korrik 2025 në Washington D.C., Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky samit i rëndësishëm ndërkombëtar mbledh në një vend liderë shtetërorë dhe vendorë, përfaqësues të qeverive të ndryshme, organizata ndërkombëtare, institucione të drejtësisë, si dhe aktivistë të të drejtave të njeriut nga e gjithë bota, për të diskutuar mbi sfidat globale dhe veprimet konkrete në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Pjesëmarrja e Kryetarit Taravari në këtë samit përfaqëson jo vetëm angazhimin e tij personal në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, por gjithashtu përkushtimin e vazhdueshëm të Aleancës për Shqiptarët për një shoqëri më të drejtë, më të sigurt dhe me institucione të përgjegjshme.

Gjatë këtij samiti, Kryetari Taravari do të marrë pjesë në disa panele tematike përkrah figurave të njohura ndërkombëtare si senatorë amerikanë, përfaqësues të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së, ish-kryeministra të rajonit të Ballkanit, si dhe përfaqësues të organizatave që punojnë në frontin e parë kundër këtij fenomeni global.

Pjesëmarrja e tij në këtë ngjarje përbën një mundësi të jashtëzakonshme për të përfaqësuar zërin e shqiptarëve në një forum global ku trajtohen çështje me rëndësi thelbësore për shoqëritë demokratike dhe për të kontribuar në krijimin e një fronti të bashkuar ndërkombëtar kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Gjatë qëndrimit në SHBA, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari do të realizon takime të shumta me senatorë dhe përfaqësues të tjerë të jetës politike dhe shoqërore.

Continue Reading

Lajme

Xhabir Deralla: Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po përkeqësohen

Published

on

By

Në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, analisti politik, Xhabir Deralla, ofron një vështrim kritik mbi gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ai flet për përkeqësimin e përfaqësimit politik, zbatimin jo të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, dhe rreziqet e brendshme e të jashtme që kërcënojnë stabilitetin dhe integrimin demokratik të vendit.

Me një thirrje për bashkëpunim gjithëpërfshirës dhe orientim drejt vlerave evropiane, Deralla nënvizon urgjencën për veprim konkret në mbrojtje të të drejtave të komuniteteve etnike.

Radio Kosova: Si e vlerësoni gjendjen aktuale të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut?

Xhabir Deralla: Shkurtimisht mund të them se të drejtat e pakicave dhe të drejtat e komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut po përkeqësohen pas zgjedhjeve, pas ardhjes në pushtet të qeverisë së re vitin e kaluar. Nuk janë vetëm shqiptarët, por edhe grupet e tjera më të vogla etnike që po vuajnë nga përkeqësimi i situatës së tyre, statusit dhe të drejtave të tyre.

Radio Kosova: Cilat janë sfidat kryesore që shqiptarët përballen në arsim, gjuhë dhe përfaqësim politik?

Xhabir Deralla: E keni përshkruar shumë mirë, në fakt. Ne kemi vërejtur se, veçanërisht në përfaqësimin politik, prej kohësh shohim një lloj simbolizmi apo përfaqësimi të pjesshëm, që nuk ka thelb dhe nuk çon realisht në integrim dhe barazi në vend. Ajo që po shohim tani është se qeveria, veçanërisht qeveria aktuale, po luan vetëm me narrativa politike nga njëra anë dhe po nxit ndarje e polarizim mbi baza etnike në vend. Përfaqësimi politik nuk mund të shihet si një proces formal, mekanik i mbushjes së pozicioneve; përndryshe, kjo do të çojë vetëm në korrupsion të mëtejshëm dhe klientelizëm, kryesisht klientelizëm partiak. Heqja e mjetit politik dhe ligjor, kryesisht ligjor, të quajtur ‘balancer’, pa pasur një kuadër ligjor më të mirë, është e paprecedentë. Është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ndaj statusit të komunitetit shqiptar në vend, por gjithashtu po përkeqëson, siç e thashë, situatën dhe statusin e komuniteteve të tjera etnike më të vogla në vend.

Radio Kosova: Sa i efektshëm është zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe ligjeve të tjera që garantojnë të drejtat e pakicave?

Xhabir Deralla: Që nga viti 2001, pas luftës në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët në vend kanë fituar një përfaqësim politik më të fortë. Ky është një fakt. Në varësi të periudhave kohore, Marrëveshja e Ohrit është zbatuar më me përkushtim, ndërsa në disa raste jo aq mirë. Madje, ka pasur edhe hapa prapa. Por marrëveshja e Ohrit është tani pjesë e kushtetutës. Pra, fryma e marrëveshjes së Ohrit nuk është thjesht një dokument i nënshkruar për të përfunduar një konflikt të armatosur në vend. Ajo është pjesë e kushtetutës. Është pjesë e sistemit juridik themelor të vendit. Kështu që, nëse nuk e zbaton atë marrëveshje, do të thotë se po vepron kundër kushtetutës. Dhe sipas mendimit tim personal, Marrëveshja e Ohrit ka shërbyer më shumë si një mjet manipulimi dhe pazari politik, dhe për pasojë ka nxitur më tej korrupsionin dhe klientelizmin në vend, nga të gjitha palët, nëse doni ta shihni ashtu, në vend që të integrojë realisht vendin dhe të arrijë një nivel evropian të demokracisë dhe respektit për të drejtat etnike të komuniteteve në vend

Radio Kosova: Cilët janë hapat më urgjentë që duhet të ndërmarrë qeveria për të përmirësuar integrimin dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve?

Xhabir Deralla: Unë besoj se duke ndjekur standardet evropiane dhe vlerat demokratike, ne do ta kapërcejmë patjetër ngërçin politik në vend. Shqiptarët kanë përparuar ndjeshëm që nga viti 2001. Kjo është e sigurt. Dhe kjo është në rregull. Por duhet ta kthejmë atë kurs, atë kurs pozitiv. Duhet të punojmë. E gjithë shoqëria, të gjithë aktorët, partitë politike, por edhe shoqëria civile, veçanërisht mediet, duhet të punojnë së bashku për të zmbrapsur ndikimin që vjen nga Moska dhe nga Beogradi, të cilët kanë interesin kryesor të nxisin tensione, kolonizim dhe destabilizim në vend. Kjo duhet të trajtohet urgjentisht. Të gjithë aktorët duhet të punojnë së bashku drejt vizionit evropian. E kundërta e kësaj do të thotë vetëm zhytje më tej në decentralizim, tensione dhe dhunë të mundshme

Radio Kosova: A shihni rreziqe apo sfida të reja për të drejtat e shqiptarëve për shkak të zhvillimeve politike ose sociale në vend?

Xhabir Deralla: Ka rreziqe, dhe janë vërtet serioze. Ato vijnë si nga aktorët e brendshëm, ashtu edhe nga mungesa e vizionit. Politikanët, siç e dini, preferojnë përfitimet afatshkurtra në betejën politike, veçanërisht para zgjedhjeve. Por rreziqet vijnë nga qarqet natyraliste, ultranacionaliste dhe elitat politike, por edhe nga jashtë. Vjen nga Beogradi, siç e përmenda. Vjen nga Moska. Ata janë të interesuar që Maqedonia e Veriut të mos jetë një histori suksesi, por një dështim, një shembull i dështimit në vend të suksesit. Suksesi do të ishte integrimi evropian, barazia e bazuar në ligj dhe vlerat demokratike, dhe prosperiteti për të ardhmen. Kjo nuk është në interesin e Beogradit dhe Moskës.

Continue Reading

Lajme

Vetëvendosje kopjon llogon dhe moton e AKI “Bashkë”

Published

on

By

Lëvizja Vetëvendosje ka kopjuar slloganin dhe llogon e Aleancës Kombëtarw për Integrim për fushatën e zgjedhjeve lokale. Me duar të shtrënguara dhe me slloganin “BASHKË” edhe koalicioni i udhëhequr nga Albin Kurti do të garojë në tetor në zgjedhjer për kryetarë dhe asambleist të komunave.

Shtrëngimi i duarve ka qenë edhe simbol i fushatës së Frontit Europian në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut të vitit 2024, ndërsa më 18 Gusht, Aleanca Kombëtare për Integrim promovoi për herë të parë llogon e re dhe slloganin #BASHKË. Ndërkaq, tre javë më vonë Lëvizja Vetëvendose promovon moton e njëjtë me simbolin e njëjtë 🤝.

Continue Reading

Lajme

Qytetarët: “Nga Kondova fillon epoka e ndryshimit për Sarajin me Blerandin” (Video)

Published

on

By

Gara për Sarajin dhe ëndrra e tyre që komuna të shndërrohet në një qendër turisitke është një shpresë e madhe për qytetarët e kësaj komune. Portali TS sot ka zhvilluar një anketë me qyteatët e Kondovës së Sarajit për të bashkëbiseduar se si e njohin kandidatin Blerand Ramadanin nga AKi-ja?

“Ai është super talent, është i shkolluar” tha një qytetarë. “E meriton të jetë kryetar komune në Saraj është tepër i mirë nuk e ka askush shkollën sa ka ai” thotë një banorë tjetër.

Nga ana tjetër kur vendasit të japin mbështetje të madhe, atëeher edhe fitoja është e lehtë.

Edhe në anketat e fundit që ka portali TS, Blerand Ramadani është në epërsi të madhe ndaj kundërkandidatit të tij,

Dëgjoni çka thonë qytetarët.

Continue Reading

TOP Lajme