Connect with us

Lajme

Latif Arifi pranon se mori vendim pune për vajzën – sapo u bë vazal dhe zëdhënës i VMRO-së

Published

on

Pas publikimit nga Smart News të dokumentit për punësimin e vajzës së Latif Arifit – zëdhënës i VMRO-DPMNE-së dhe pronar i portalit Fol – në Ministrinë e Mbrojtjes, ka reaguar vetë Arifi. Në reagimin e tij, ai konfirmon se vajza, Teuta Arifi, është punësuar zyrtarisht, edhe pse më herët ka qenë e angazhuar me kontratë në vepër.

Burimet e Smart News konfirmojnë se vendimi për punësim të përhershëm është dhënë pasi Arifi u bë zëdhënës i VMRO-DPMNE-së, duke vënë në pah një marrëveshje të dyshimtë politike mes funksioneve publike dhe përfitimeve familjare.

“Vendimin për punë e mori sapo u shndërrua në zëdhënës të së keqes dhe idhtar i qeverisë monoetnike të Mickoskit,” shkruan Smart News.

Arifi, i njohur për krijimin e sondazheve të porositura në shërbim të VMRO-DPMNE-së, drejton portalin Fol, për të cilin Smart News ka dëshmi tronditëse për financim me para të gatshme – cash – të cilat do publikohen në ditët në vijim.

Në vend që të sqarojë këtë aferë, Arifi ka zgjedhur të sulmojë personalitete publike dhe të publikojë foto e komente të paqëndrueshme, në tentativë për të mbuluar realitetin.

“Kjo nuk është gazetari. Kjo është përpjekje për të fshehur një të vërtetë të madhe: se zëdhënësi i VMRO-së, i cili deri dje i vardisej liderëve shqiptarë si aktivist i labil, sot është përfitues direkt nga regjimi që i diskriminon shqiptarët,” thuhet në reagim.

Por publiku nuk harron. Më 5 maj, vetë Arifi deklaronte:

“Largimi eventual i Arben Taravarit me pesë deputetët nga qeveria nuk do të ishte humbje, por akt guximi që do të nxirrte në pah krizën e legjitimitetit.”

Vetëm pesë ditë më vonë, më 10 maj, ai e ndërroi narrativën – menjëherë pasi, sipas burimeve, mori garanci nga VMRO-DPMNE për punësimin e vajzës dhe sigurimin e financimit për portalin e tij.

Tetori po afrohet. Kjo lojë me dy fytyra nuk do të mbulohet gjatë. Faktet janë rrugës.

Çka shkruajti Smart News që u çartë Latif Arifi?

Dje u publikua lajmi se në Ministrinë e Mbrojtjes janë realizuar 26 punësime të reja, nga të cilat vetëm një ka shkuar për shqiptarët. Por ajo që nuk u tha – dhe që është thelbi i lajmit – është kujti i takoi ai një vend pune.

Burime të sigurta konfirmojnë se i vetmi punësim për shqiptarët është ndarë për Teuta Arifin, vajzën e Latif Arifit, një figurë publike e njohur për sulmet e vazhdueshme ndaj opozitës shqiptare, kryeministrit Edi Rama, ambasadorit Denion Meidani.

Latif Arifi, i cili vetëpozicionohet si “zëri i shqiptarëve të ndershëm”, është edhe drejtues i portalit “Fol”, nga ku – me gjuhë të papërmbajtur – lëshon çdo ditë “armë bërthamore” propagandistike, për të mbrojtur linjën politike të VMRO-DPMNE-së dhe për të sulmuar çdo shqiptar që nuk i përshtatet këtij narrativi.

Punësimi i vajzës së tij vjen pikërisht në këtë kontekst – në një ministri ku 8 pozita do të duhej të ishin të dedikuara për shqiptarët, bazuar në përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, ndërsa në praktikë, i vetmi vend është përdorur si shpërblim politik për besnikëri mediatike.

Ironikisht, në shkrimin e tij të fundit, Latif Arifi thotë:

“Mos na shisni turpin tuaj për patriotizëm, shqiptarët nuk jetojnë më me mashtrime.”

Ndërkohë që ky “patriotizëm” i tij rezulton të jetë shumë i përkthyeshëm – në vende pune për familjarët, në pushtet, me zero llogaridhënie.

Rasti shton edhe një kapitull të ri në listën e punësimeve klienteliste të qeverisë së re, ku shqiptarët vazhdojnë të përjashtohen, përveç kur shërbejnë si zëdhënës të politikave maqedonase me emra shqiptarë.

Kjo nuk është thjesht ironi. Kjo është maskaradë.

Continue Reading

Lajme

Jetmir Bajrami nga Odri i komunës së Tearcës bashkohet me Nazim Taipin dhe AKI-në

Published

on

By

Kandidati për kryetar komune në Tearcë nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim, Nazim Taipi sonte ka pretantuar profesorin e sociologjisë dhe njëherit gazetarin nga fshati Odri Jetmir Bajrami, shkruan Top24

Prurjet e reja vazhdojnë…
Familjes sonë politike – Aleanca për Shqiptarët dhe koalicionit “Aleanca Kombëtare për Integrim” iu bashkua profesori i sociologjisë dhe ish-gazetari i njohur nga Odri, Jetmir Bajrami!
Vizioni ynë për Komunën e Tearcës forcohet çdo ditë me bashkimin e profesionistëve që kontribuojnë për një komunë moderne, të zhvilluar dhe me të ardhme të sigurt.

Continue Reading

Lajme

Deputetja Rina Ajdari: Tetovarët sot treguan se çfarë dëshirojnë dhe si duan ta shohën qytetin

Published

on

By

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari theksoi se tetovarët sot takuan Bajram Rexhepin ku shpërfaqën qartë se çfarë vlerësojnë dhe si duan ta shohin qytetin. Kandidati ynë për kryetar komune, Bajram Rexhepi, u prit me respekt dhe dashamirësi nga qytetarët, duke dëshmuar se besimi dhe shpresa janë në anën e tij, shkruan Top24

Rina Ajdari

Sot tetovarët shpërfaqën qartë se çfarë vlerësojnë dhe si duan ta shohin qytetin. Kandidati ynë për kryetar komune, Bajram Rexhepi, u prit me respekt dhe dashamirësi nga qytetarët, duke dëshmuar se besimi dhe shpresa janë në anën e tij.

Energjia, vizioni dhe përkushtimi i tij për zhvillimin e Tetovës janë arsyeja pse gjithnjë e më shumë qytetarë shohin tek ai njeriun që do të rregullojë çdo cep të qytetit dhe do të gjejë zgjidhje për çdo problematikë.

Ky respekt i treguar sot është vetëm fillimi i mbështetjes së madhe për Bajram Rexhepin. Një kandidat që e njeh mirë qytetin dhe që është i gatshëm të punojë për të gjithë, pa dallim. #alenancakombëtarepërintegrim.

Continue Reading

Lajme

Përplasje në VLEN, Arben Fetahu kërkon nga Azir Aliu ta “shajë” Ali Ahmetin, ai nuk pranon?!

Published

on

By

Nuk bëhen rahat në VLEN, portali TS ka mësuar nga burime të besueshme brenda VLEN-it se ka një përplasje të madhe mes Arben Fetahut dhe Azir Aliut. Siç mëson TS, Arben Fetahu ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë Azir Aliu që të “shajë” Ali Ahmetin dhe BDI-në, të mos sillet si ministër i huaj, por ai nuk ka pranuar që të përdorë një fjalor të tillë ndaj kreut të BDI-së.

“Zv.kryeministri Arben Fetahu ka kërkuar nga Azir Aliu që të përdorë një fjalor më ndryshe, apo siç thonë ‘sharje’ ndaj BDI-së dhe Ali Ahmetit, por ai nuk ka pranuar, për shkak të natyrës së tij, dhe nuk do ta bëjë asnjëherë një gjë të tillë”, thonë burime të besueshme brenda VLEN-it për portalin TS.
Sipas tyre, Azir Aliu ka pranuar të udhëheqë me Ministrinë e Shëndetësisë, e jo luftën kundër BDI-së dhe Ali Ahmetit.

Nga ana tjetër, Azir Aliu publikisht e ka pranuar se ka qenë ura e komunikimit mes ASH-së dhe BDI-së, para se të largohej Arben Taravari nga qeveria. Kjo ndoshta mund të jetë edhe një nga arsyet pse Azir Aliu nuk përdor një fjalor të tillë ndaj Ali Ahmetit.

Vlen të theksohet se VLEN ka mosmarrëveshje edhe me VMRO-në, pasi ditë më parë, kryeministri Mickoski kritikoi ashpër edhe Bilall Kasamin dhe ofendoi shefin e shtabit të VLEN-it, Adnan Azizin, për çka ende nuk ka asnjë reagim në lidhje me ofendimet që u bënë nga partneri i tyre i koalicionit, gjegjësisht kryeministri Hristijan Mickoski.

Ndryshe, zgjedhjet do të mbahen më 18 tetor, dhe në anketat e fundit, si dhe në anketën e IRI-it të publikuar në portalin TS, ku AKI-ja kishte mbështetje prej 14%, ndërsa VLEN me 5%, është bërë dukshëm edhe orientimi i shqiptarëve në rrugën e besëlidhjes shqiptare, duke braktisur VLEN-in për shkak të heshtjes së tyre ndaj VMRO-së. Dhe sipas anketave, i bie që shumicën e komunave shqiptare t’i fitojë AKI-ja.

Continue Reading

TOP Lajme