Connect with us

Politika

Kush është Artin (Llotaria) Spahiu që shpif për kuadrot shqiptarë në Qeverinë e re?!

Published

on

Artin Spahiu, telalli i BDI-së që shpif, e ke kuptuar se nuk do të jetë më anëtarë i Bordit drejtues të Lotarisë shtetërore, por për keqpërdorimet e di se do të përgjigjet.

Se si do të menaxhohen Klinkat në Shkup, ministri i shëndetësisë Arben Taravari, i fundit që do ta ndëgjonte do ishe ti oj “hafije”, që për një copë kolltuku e dimë se çfarë bëje edhe në kohën e Gruevskit.

Në vend të “shqetësimit” për shqiptarët, Artini duhet ti përgjigjet publikut se si BDI dha tender 4 milionë euro për personat e nëntokës serbe për blerjen e makinave për lojëra fati.

Në ditët e fundit të vitit të kaluar, kur partia shqiptare në pushtet po përpiqej t’u hedhë hi në sy shqiptarëve duke u mburrur se po marrin kryeministrin teknik, ju thelluat bashkëpunimin me kompanitë nga Beogradi, pronarët e të cilave, sipas mediave serbe, janë struktura kriminale nga nëntoka serbe. Pra, para opinionit ishit patriotë dhe mburravecë, ndërsa pas perdes po i forconit lidhjet me Beogradin.

Në fund të vitit të kaluar kompania “Novo VLT”, e cila është në pronësi të Lotarisë Shtetërore, ku anëtarë të Bordit je ti Artin Spahiu, Perparim Bajrami dhe Omer Bunjaku të gjithë nga BDI, nënshkruat kontratë në vlerë prej 3.700.000 euro me kompaninë.“HTL Makedonija”, me pronarë nga Beogradi, ndërsa objekt i kësaj kontrate është furnizimi me 462 aparate VLT për shkatërrimin e familjeve dhe jetës së qytetarëve tanë.

Shpejtë do mbetet pa kolltuk dhe poashtu shpejtë do vijë përgjegjësia edhe për të dhe shokët e tij që kanë kepërdorur funksionet me përgjegjësi publike.

Paralajmërohet se do ndiqet edhe për punën si drejtor i Qendrës për Kulturë në Dibër dhe di drejtor në Muzeun Arkeologjik për keqpërdorimet e bëra.

Continue Reading

Lajme

Blerant Ramadani: Duhet ta vazhdojmë mesazhin e MO-së, të punojmë bashkë dhe pa ndasi

Published

on

By

Blerat Ramadani nga ASh ka folur në manifestimin për shënimin e 24-vjetorit të MO-së, njofton Top24

Ai tha se Marrëveshja e Ohrit ka pasur mesazhin kryesor barazinë dhe të drejtën dhe sipas tij kjo duhet të vazhdojë t’i udhëheq politikanët shqiptarë.

Continue Reading

Lajme

Nga deponia në park: Rrëfimi frymëzues i Bujar Osmanit për fëmijërinë dhe misionin e tij

Published

on

By

Kandidati i Besëlidhjes Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, përmes një video pronocimi në faqen e tij në rrjetin social Facebook ka ndarë një rrëfim personal nga fëmijëria e tij në Seravë, i cili sipas tij ka formësuar misionin e tij për t’i shërbyer komunitetit, përcjell PressOnline.al.

Ai kujton se në moshën 17 vjeçare, pranë shtëpisë së tij ndodhej një deponi me mbeturina dhe makina të vjetra të shkatërruara. Në vend që të priste ndihmën e dikujt tjetër, Osmani nisi vetë aksionin: trokiti derë më derë për të mbledhur mbështetje nga fqinjët, dhe së bashku arritën të ndërtonin parkun dhe fushën e parë të lagjes.

“Që si fëmijë e kuptova se ndryshimi fillon nga vetë ne. Kur kujdesesh për lagjen tënde, ajo mbetet për të gjitha brezat që do të vijnë,” u shpreh Osmani, duke theksuar se ky ka qenë parimi i tij gjatë gjithë jetës, qoftë si mjek, shërbyes publik apo funksionar.

Ai shton se tashmë është koha ta vazhdojë atë mision aty ku u rrit – në Çair, me synimin për të lënë pas “vepra e jo fjalë boshe”.

Në vazhdim, fjalimi i tij i plotë në video prononcimin e shpërndarë:

Kur isha fëmijë, këtu kishte një deponi, erë, mbeturina dhe vetura të vjetra, të shkatërruara. Isha vetëm 17 vjet kur vendosa që nga kjo deponi të bënim park dhe një fushë të vogël. Në vend që të prisnim dikë tjetër ta rregullonte, trokita në çdo derë, te çdo fqinj i lagjes për të kërkuar mbështetje. Secili dha aq sa mundi, të gjithë ndihmuan sa patën mundësi. Me atë që mblodhëm dhe me shumë punë të përbashkët, bëmë parkun e parë dhe fushën e parë në lagjen tonë. Që si fëmijë e kuptova se ndryshimi fillon nga vetë ne, kur kujdesesh për lagjen tënde dhe për komunitetin tënd, ajo mbetet për të gjitha brezat që do të vijnë. Unë besoj se nuk ka asgjë më fisnike se sa të shërbesh dhe të ndihmosh, që nga ajo kohë e deri më sot ky ka qenë misioni im, të lë pas vepra e jo fjalë boshe. Gjithë jetën ia kam kushtuar shërbimit ndaj qytetarëve, si mjek, si shërbyes publik dhe si funksionar. Tani ka ardhur koha të ndihmoj aty ku jam rritur, në Çair dhe të vazhdoj atë që e fillova si fëmijë.

Video materiali: https://www.facebook.com/share/v/1GXam5XuK6/

Continue Reading

Lajme

ASH: Aliut i kanë mbaruar gënjeshtrat – mashtrimi më i madh në histori me punësimet në Spitalin e Tetovës doli zbuluar

Published

on

By

Në një konferencë për media, Genc Selmani, nga Departamenti i Shëndetësisë në Aleancën për Shqiptarët, akuzoi ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu, për mashtrim publik dhe përdorim politik të stafit shëndetësor.

Selmani tha se edhe pse Fondi i Sigurimit Shëndetësor kishte refuzuar kërkesën për punësime, Aliu vazhdoi të deklaronte se punonjësit do të merrnin vendet e punës, duke përfshirë edhe militantë të VLEN-it. “Ministrit të Shëndetësisë i kanë mbaruar gënjeshtrat. Kjo është një nga manipulimet më të mëdha të bëra ndonjëherë me personelin shëndetësor,” tha ai.

Ai theksoi se procesi i punësimeve është në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhje, neni 8A, i cili ndalon çdo punësim të ri pas shpalljes së zgjedhjeve, përveç rasteve urgjente dhe të pashmangshme. “Punësimi i stafit mjekësor nuk përbën urgjencë ligjore, pasi personeli aktual ka kontrata aktive,” deklaroi Selmani.

Selmani gjithashtu akuzoi ministrin për marketing politik: “Ky proces nuk kishte për qëllim përmirësimin e shëndetësisë, por marketingun politik të ministrit. Lista përfshinte edhe militantë të VLEN-it, gjë që e bën të qartë shfrytëzimin elektoral të dinjitetit të mjekëve dhe infermierëve,” tha ai.

Në përmbyllje të konferencës për media, Selmani njoftoi se Aleanca për Shqiptarët do të dorëzojë ankesë në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe kërkoi fundin e praktikës së listave partiake. “Vendet e punës duhet t’u takojnë kandidatëve meritorë dhe jo militantëve partiakë. Do të kërkojmë hetim të plotë dhe do të mbrojmë dinjitetin dhe mirëqenien e çdo qytetari,” përfundoi ai.

Continue Reading

TOP Lajme