Connect with us

Lajme

KSHPK dhe Prokuroria konstatuan: Nuk ka parregullsi në organizimin e Samitit të OSBE-së në Shkup

Published

on

Akuzat për keqpërdorime të supozuara gjatë organizimit të Këshillit Ministror të OSBE-së, i cili u mbajt në Shkup vitin e kaluar, tashmë janë institucionalisht të mbyllura, konfirmuan që vitin e kaluar Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KShPK) dhe Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PPNOKK).

Sipas konkluzionit zyrtar të të dy institucioneve, procedura për përzgjedhjen e kompanisë për rikonstruksionin dhe adaptimin e sallës “Boris Trajkovski” është zhvilluar në përputhje me ligjet, duke respektuar standardet më të larta të vlerësimit të drejtë dhe pa elemente korrupsioni.

Kontrolli institucional u zhvillua me iniciativë të ish-ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani, i cili, për shkak të një sërë akuzash publike, kërkoi një rishikim dhe hetim të plotë për të gjithë procedurën.

“Procesi ishte në përputhje me ligjet tona, u respektuan standardet më të larta të vlerësimit të drejtë dhe nuk pati korrupsion”, thuhet në konkluzionin e përbashkët të KShPK dhe Prokurorisë, i cili ka të bëjë me përgatitjet për Samitin që konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme diplomatike në historinë më të re të shtetit.

Koalicioni VLEN, në prag të zgjedhjeve lokale, e rihap sërish temën dhe disa herë e ka akuzuar Osmanin për keqpërdorim të fondeve publike, duke u thirrur në një raport të auditimit. Mirëpo, organet institucionale që kanë kompetencë për të konstatuar parregullsi të mundshme tashmë kanë marrë qëndrim përfundimtar: procedura është zhvilluar në mënyrë ligjore dhe pa elemente korrupsioni. Prandaj, mbetet e paqartë pse kërkohet përsëri nga Prokuroria të veprojë mbi një çështje për të cilën tashmë ka vepruar.

Me këtë, çështja është juridikisht dhe institucionalisht e mbyllur, dhe në mungesë të provave të reja, insinuatat e mëtejshme politike, siç vlerësojnë ekspertët, nuk kanë bazë në gjendjen faktike.

Continue Reading

Lajme

Rami Mislimi për anketën e fundit: Shqiptarët nuk e falin nënçmimin e Mickoskit dhe VLEN-it

Published

on

By

Gazetari Rami Mislimi ka dalë me koment për anketën e fundit ku prin kandidati i BDI-së në Çair, Bujar Osmani për rreth 10% nga kundërkandidati i tij, Izet Mexhiti, njofton Top24
Sipas Mislimit, ky është tregues se shqiptarët nuk falin nënçmimin.
“Anketa e fundit për Çairin:
Bujar Osmani: 38.7%
Izet Mexhiti: 30.7 %
Nuk e falin shqiptarët nënçmimin që na bën Mickovski çdo ditë, ndërsa VLEN rrijnë si pula në qeveri”, shkruan Mislimi.

Continue Reading

Lajme

Nxënësit e Nerovës do ta nisin mësimin në objektin e vjetër të shkollës

Published

on

By

Mbi 130 nxënës shqiptar të fshatit Nerovë, të komunës së Krushevës, mësimin do ta nisin në objektin e vjetër shkollor, shkruan Alsat.

Edhe pse procedurat e legalizimit të objektit të ri shkollor që e ndërtuan vetë banoret e këtij fshati tashmë kanë përfunduar, përfundimi i punimeve të mbetura dhe pajisja e shkollës me infrastrukturën e nevojshme shtyhet deri pas zgjedhjeve lokale.

Dashmir Jusufi, banor i Nerovës, thotë se shpresat janë që në vitin 2026 të ndahet buxhet për përfundimin e objektit të ri shkollor.

“Nga një shtatori, nxënësit do ta fillojnë vitin e ri shkollor në objektin e vjetër, tash ne e dimë se veç më afrohet fushata para zgjedhore dhe janë ndërpre të gjitha punimet për shkak të zgjedhjeve dhe do të presim që të kalojnë zgjedhjet dhe para Vitit të Ri e dimë se ka votim të buxhetit për vitin 2026 dhe shpresat e vetme na mbeten se do të përfshihet edhe shkolla dhe të ndahen edhe mjete financiare dhe të kompletohet siç duhet”, tha Dashmir Jusufi – Banor i Nerovës.

Numri i nxënësve shqiptar të Nëroves është shtuar këtë vit, ndërsa problem i pa zgjidhur edhe më tej mbeten kushtet jo të përshtatshme për të vijuar mësimin në objektin e vjetër shkollor.

“Numri është shtuar dhe sigurisht do të jenë mbi 130 nxënës. Aty ka vetëm dy klasa që mund të themi që minimalisht i plotësojnë kushtet dhe dy klasa të improvizuara që janë thurur korridoret që të adaptohen në klasa, pra kemi dy klasa më të mëdha dhe dy të vogla”, u shpreh Dashmir Jusufi – Banor i Nerovës.

Ndërtimi i objektit të ri shkollor në fshatin Nerovë ishte iniciativë e vetë banorëve të këtij fshati e cila nismë filloi pas ankesave të shumta për kushte të pa përshtatshme për mësim në objektin e vjetër shkollor ku mësonin mbi 120 nxënës shqiptar të këtij fshati. Punimet në objektin e ri shkollor u ndërprenë nga institucionet për shkak se objekti ishte ndërtuar pa leje ndërtimi.

Për shkak të kësaj, mësimi u bojkotua nga nxënësit, ndërsa institucione vendosën të ndërhynin për të zgjidhur situatën me çka toka ku ishte ndërtuar objekti i ri shkollor i kaloi Komunës së Kreshovës dhe filloi procedura e legalizimit. Autoritetet patën premtuar se në shtator gjithçka do të jetë gati, por procesi zgjedhor dhe bllokimi i prokurimeve publike ka penalizuar shkollën. Sipas banorëve të Nerovës, nëse nuk ndahet buxhet për përfundimin e objekti, atëherë do të detyrohen përsëri që me donacione ta banorëve të përfundojnë të njëjtin që tash më 130 nxënësit e këtij fshati të kenë kushte më të mira për mësim./ Alsat.mk

Continue Reading

Lajme

Taravari: Aleanca për Shqiptarët – faktori përcaktues i zgjedhjeve

Published

on

By

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari në intervistën për Tv Arbëria i u shpreh i bindur se Aleanca për Shqiptarët mbetet faktor vendimtar në përcaktimin e fituesve në skenën politike. Sipas tij, rezultatet zgjedhore të bllokut shqiptar do të ishin shumë më të dobëta pa Aleancën.

“Mos të ishte Aleanca për Shqiptarët, VLEN do të kishte maksimum shtatë deputetë. Me Aleancën bashkë, arritën katërmbëdhjetë. Sot jam i sigurt se aty ku shkon Aleanca, aty është edhe fitorja. Praktikisht, Aleanca përcakton kush fiton zgjedhjet.”, tha mes të tjerash lideri i ASH-së, Arben Taravari.

Continue Reading

TOP Lajme