Connect with us

Lajme

Kryetarja e Antikorrupsionit dha dorëheqje pas presioneve të shtuara të opinionit

Published

on

Pas presioneve disamujore të opinionit, kryetarja e Komisionit për parandalimin e korrupsionit, Tatjana Dimitrovska dha dorëheqje nga pozita e saj, edhe pse për javë të tëra kishte refuzuar ta bëjë këtë.
Dorëheqja është dorëzuar në Kuvend, ku duhet të konstatohet formalisht. Në shkresën e saj drejtuar Kuvendi, dorëheqja nuk sqarohet më tej por vetëm i referohet nenit që parashikon të drejtën e saj për dorëheqje nga funksioni.

Dyshimet e Prokurorisë për punën e Dimitrovskës u publikuan muaj më parë por javën e kaluar Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion dorëzoi akuzë ndaj saj. Përveç për dhënien e sekretit zyrtar, ajo akuzohet edhe për falsifikimin e certifikatës për informata të klasifikuara.
Pas publikimit të dyshimeve të para në fund të muajit prill, Dimitrovska me një komunikim publik kërkoi të respektohet integriteti i saj dhe i familjes së saj, duke shtuar se nuk do të jepte sqarime të reja deri në përfundimin e hetimit.

“Tërësisht do të bashkëpunoj me organet gjyqësore dhe pres përfundim të shpejtë dhe transparent të ngjarjes. Masat e kujdesit do t’i respektoj në tërësi. Deri në deklarimin përfundimtar të Prokurorisë nuk do të jap deklarata shtesë, përveç nëse atë e diktojnë rrethanat, duke u udhëhequr nga interesi i integritetit institucional dhe transparenca. Pres që deri atëherë të respektohet integriteti i KSHPK-së, integriteti im dhe i familjes sime”, tha Tatjana Dimitrovska, Kryetare e Antikorrupsionit .

Antikorrupsioni kishte deklaruar se vazhdon rregullisht punën, Dimitrovska nuk shkonte në punë por merrte rrogë prej 2500 eurove neto, kurse shumica parlamentare deklarohej se nuk ka bazë ligjore për shkarkimin e saj për aq kohë sa nuk ka konstatohej fajësia. Ata kishin ftuar në përgjegjësi morale por duke mos marrë përsipër më shumë përgjegjësi mbi vete.

“Në jetë ekzistojnë dy mënyra të përgjegjësisë. Njëra është morale kur njeriu vjen në ndonjë pozitë dhe nëse bën gabim atëherë duhet vet të tërhiqet. Dhe e dyta është penale, përgjegjësi penale nëse ka kryer vepër penale”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

“Bazë ligjore nuk ka por pjesa e imazhit, nëse dikush mund ta udhëheqë atë komision derisa i është ngritur akuzë, kjo më tepër është çështje e etikës, imazhit dhe dinjitetit”, tha Afrim Gashi, Kryetar Kuvendi.

Për dallim prej partive të tjera, E Majta besonte se ka bazë për shkarkimin e saj dhe dorëzoi nismën për shkarkim në Kuvend. Tani nga kjo parti thonë se Dimitrovska dha dorëheqje për t’u shmangur konfrontimi politik dhe votimi në Kuvend. Kërkojnë dorëheqjen e gjithë Antikorrupsionit.

“Se kjo dorëheqje ishte dakordësuar, dhe jo vullnetare, tregohet qartë nga heshtja e DPMNE-së dhe qeverisë së udhëhequr nga Mickoski, si dhe e LDS-së, të cilët në asnjë moment nuk kërkuan përgjegjësi dhe as nuk bënë ndonjë kritikë ndaj punës së KSHPK-së. E Majta kërkon dorëheqjen kolektive të të gjithë KSHPK-së”, thonë nga E Majta.

Pas konstatimit të dorëheqjes në Kuvend, në afat prej dhjetë ditësh Kuvendi duhet të nënshkruar thirrje të re për zgjedhjen e anëtarit të ri të Antikorrupsionit./Alsat.mk

Continue Reading

Lajme

Foto për bashkim, realitet përçarjeje – VLEN e mbulon krizën me poza, por përplasjet janë të thella!

Published

on

By

Koalicioni VLEN po përpiqet të fshehë përçarjen e thellë të brendshme përmes publikimit të fotografive “bashkëpunimi” që nuk reflektojnë realitetin. Megjithëse në publik shfaqen të buzëqeshur e të bashkuar, e vërteta është krejt tjetër: brenda VLEN mbretëron një përplasje serioze për pushtet dhe ndikim.

Burime të besueshme tregojnë se personat që po shfaqen në fotografitë e shpërndara në rrjete sociale nuk kanë mandat vendimmarrës dhe nuk luajnë rol real në drejtimin e koalicionit. Vendimet strategjike merren vetëm nga Izet Mexhiti, ndërsa të tjerët janë aty për fasadë.

Alternativa ka vendosur një vijë të kuqe të qartë: ose merr Sarajin, ose Çairin – ose del nga VLEN. Ky ultimatum e bën të qartë se durimit i ka ardhur fundi dhe nuk ka më vend për manovra politike e as për “unitet fotografik”.

Nëse ky kusht nuk merret parasysh, do të jetë një dorëzim total i Izet Mexhitit, që tashmë shihet si figura dominante brenda koalicionit.

VLEN po përballet me krizën më të rëndë që nga formimi, dhe asnjë foto nuk mund ta fshehë realitetin që qytetarët tashmë e kuptojnë qartë: përçarja është më e thellë se kurrë.

Continue Reading

Lajme

Thellohet kriza në VLEN/ Zeka – Arbenit: “Raj be tej mos fol, se tej s’ke as parti!”

Published

on

By

Përçarja në VLEN po thellohet. Pasi Alternativa ka kërkuar Çairin ose Sarajin, portali TS mëson se konflikti është zgjeruar edhe më tej. Në një mbledhje, sipas të njëjtit portal, acarimi ka ndodhur mes Izet Mexhitit dhe Zeqirja Ibrahimit, lidhur me kërkesën që Alternativa të marrë njërën nga këto dy komuna.

Në kulmin e debatit ka ndërhyrë Arben Fetahu, duke u përpjekur ta zbusë situatën. Ai i është drejtuar Zekës nga Alternativa, duke i kërkuar që të tërhiqet, me arsyetimin se Alternativa, sipas anketave të fundit, qëndron shumë më dobët krahasuar me Lëvizjen Demokratike të Mexhitit. Por reagimi i Zekës ka qenë i ashpër, duke i thënë: “Raj be tej mos fol, se tej n s’ke as parti!”

Nga ana tjetër, sot zyrtarisht, Bekim Sali ka paralajmëruar kandidaturën e tij për Çairin, duke i dërguar një mesazh të qartë Izet Mexhitit: “Për Çairin vendosin qytetarët, jo emrat!”

Ndryshe, në anketën e fundit të realizuar nga IRI- Amerikan të publikuar nga portali TS, në nivel kombëtar, Fronti Kombëtar rezulton me 14% mbështetje, ndërsa VLEN me vetëm 5%./TS/

Continue Reading

Lajme

Alternativa Tetovë: Bekim Sali dhe Amir Elezi ose largohemi nga Kasami

Published

on

By

Strukturat e degës së Alternativës në Tetovë kanë dhënë mesazh të qartë në një takim të degës ku kanë marr vendim se nëse kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami nuk pranon kandidatët e tyre Bekim Sali dhe Amir Elezi, ose nuk do të ketë asnjë mbështetje për të në Tetovë dhe komunat përreth.

Burime nga dega e Alternativës në Tetovë bëjnë të ditur se gjatë këtij takimi është vendosur unanimisht që dega e Tetovës dhe Tearcës të mbështesë vetëm Amir Elezin dhe Bekim Salin si kandidatë të tyre në kuadër të marrëveshjeve të mundshme politike. Në të kundërtën, Alternativa do të tërhiqet nga mbështetja ndaj Bilall Kasamit, jo vetëm në Tetovë, por edhe në komunat e tjera.

Ky zhvillim tregon për tensione të reja mes partnerëve opozitarë dhe paralajmëron vështirësi në koordinimin për zgjedhjet lokale që po afrohen.

Continue Reading

TOP Lajme