Connect with us

Lajme

Kryetari Limani paralajmëron 15 projekte me të cilat dukshëm do të përmirësohet infrastrukura rrugore e Gostivarit

Published

on

Komuna e Gostivarit ka aplikuar me 15 projekte në thirrjen prej 100 milionë euro që u shpallë nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale. Shumica e projekteve janë mbi infrastrukturën rrugore të qytetit, mesin e tyre edhe ndërtimin i një shëtitoreje të re në qendër të qytetit. Bëhet fjalë për rrugën “Koço Zozi” e cila lidh sheshin me filialin kryesorë të Postës në Gostivar. Kryetari Valbon Limani thotë se të gjitha projektet me të cilat kanë aplikuar, janë përpiluar sipas sandardeve që kërkohen dhe pret që të gjithë të pranohen.

“Si administratë e komunës së Gostivarit veçmë kemi përgatitur dhe bëhet fjalë për 15 projekte infrastrukturore. Kryesisht bëhet fjalë për rikonstruim dhe asfaltim të rrugëve në komunën e Gostivarit. Njëri prej projekteve që dua ta përmend është pjesa e Kimenasë së vjetër e cila do të shndërrohet në një shëtitore moderne. Besoj dhe shpresojë që këto projekte të realizohen deri në fund të vitit apo pranverën e ardhshme kur presim të ketë edhe një shpallje në të cilën gjithashtu do të aplikojmë me projektet që i kemi paraparë”, deklaroi Valbon Limani, kryetar i komunës së Gostivarit.

Kryetari Limani bëri të ditur se aktualisht është duke u punuar për rregullimin e kanalizimit në rrugën Zdunjë-Debresh. Gjatësia e tij prej mbi dy kilometra, rregullohet për herë të parë në këtë pjesë të qytetit, ndërsa pas mbarimit të tij, tashmë autoritetet lokale thonë se kanë siguruar mjete financiare edhe për asfaltimin e rrugës.

“Kanalizimi në rrugën Zdunjë-Debresh vazhdon dhe mendoj që për një kohë të shkurtër do të finalizohet ajo pjesë e cila kishte mbetur. Ndërkohë, unë në kontakt me Bankën Botërore dhe me kompaninë e cila filloi punimet në rrugën Zdunjë-Debresh, më treguan se javën tjetër fillon pjesa e mbetur e asfaltimit dhe besoj se deri në fund të vjeshtës edhe ajo do të kompletohet tërësisht”, deklaroi Valbon Limani, kryetar i komunës së Gostivarit.

Ditët në vijim pritet të fillojë edhe një projekt tjetër i rëndësishëm në infrastrukturën rrugore. Bëhet fjalë për bulevarin “Goce Dellçev”, i cili do të rikosntruohet dhe asfaltohet në të dyja anët e tij nga Pallati për Kulturë e deri te Stacioni i autobusave.

“Për kohë të shkurtë, ndoshta javën tjetër do të fillojë rikonstruimi dhe asfaltrimi i bulevrait ‘Goce Dellçev’, pjesa që e lidh nga Pallati i Kulturës deri te Stacioni i autobusave, pjesë e cila mendoj se ka nevojë për rikonstruim, ndërsa me 15 projektet që i përmenda në fillim, infrastruktura rrugore në qytet dukshëm do të përmirësohet”, deklaroi Valbon Limani, kryetar i komunës së Gostivarit.

Në këtë thirrje, kryetari Limani bëri të ditur se fokusi më shumë është vendosur në infrastrukrurën e qytetit, kurse thirrja e dytë e cila do të shpallet nga qeveria në fillim të vitit tjetër me vlerë 250 milionë euro, theksi do jetë në infrastrukturën e fshatrave.

Ndryshe, sot skadon afati ku komunat duhet të plotësojnë formularin e aplikimit për thirrjen publike të shpallur nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale. Pas marrjes së formularëve të aplikimit fillon procesi i vlerësimit, i cili pritet të përfundojë jo më shumë se 10 ditë dhe në bazë të tij ministritë përkatëse përgatisin propozimin për vendim se cilat projekte do të financohen nga dikasteret e tyre dhe Propozimi për vendim dorëzohet për miratim në seancë të qeverisë.

Mjetet do të ndahen përmes gjashtë ministrive përkatëse, përkatësisht: Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, Ministrisë së Transportit, Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Sporteve.

Continue Reading

Lajme

Uzairi dhe Ramadani nga ASH-ja priten nga ambasadori Meidani

Published

on

By

Sekretari organizativ i ASH-së, Gadaf Uzairi i shoqëruar nga shefja e shtabit zgjedhorë të FRASH-it Viola Ramadani sot kanë takuar ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Denion Meidani me të cilin diskutuan mbi çështje me rëndësi për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, shkruan Top24

“Sot, bashkë me Shefen e Shtabit Qendror të FRASH-it, Viola Ramadani, patëm kënaqësinë të zhvillojmë një takim miqësor me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Shkup, z. Denion Meidani.
Në këtë takim, diskutuam mbi çështje me rëndësi për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.
Mirënjohës për pritjen dhe bashkëbisedimin konstruktiv, Ambasador Meidani 🇦🇱“, ka nënvizuar Uzairi.

Continue Reading

Lajme

Traumatologjia po “digjet”, rrezik për operacionet

Published

on

By

Në adresë të PortalitX ka ardhur një denoncim për mosfunksionimin e kondicionerit në Klinikën e Traumatologjisë në spitalin shtetëror “Nënë Tereza”.

Punonjësit që frikësohen nga hakmarrja e menaxhmentit, i thanë PortalitX që temperatura në sallat e operimit shënon 29.5 gradë celsius ndërsa maksimumi i lejuar për atë ambient operimi është 20. Për këtë na dërguan edhe një fotografi në të cilën qartë duket temperatura e theksuar si problematike.

Përveç rrezikut të infeksioneve gjatë operimit, poashtu edhe personeli mjekësor nuk mund të funksionojë në gjendje të temperaturës së lartë për shkak të mantelit, kapeleve si dhe dorëzave e maskës që detyrohen ti mbajnë për shkaqe higjienike të procedurës së operacionit.

Nga biseda me të punësuar të kësaj klinike kuptuam se ky problem zvarritet për vite me radhë, dhe aktualizohet në çdo sezonë vere, por përpos premtimeve, nuk kanë parë asgjë tjetër.

Continue Reading

Lajme

Snopçe: Këto të VLEN-it veprojnë si drejtëza paralele secili në mendësinë e vet pa një pikë të përbashkët

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe përmes një postimi ka ironizuar liderët e VLEN-it se po sillen si drejtëza paralele pa asnjë pikë të përbashkët duke vepruar secili në mendësinë e vet. Snopçe ka pyetur liderët e VLEN-it se me cilin nga ta do të duhej të takohet kryeministri i Shqipërisë,me cilin nga to do ulet ai?, shkruan Top24

Këto të Vlenit veprojnë si drejtëza paralele secili me mendësinë dhe mentalitetin e vet pa mos pasur një pikë të përbashkët, pa mos pasur një kokë të përbashkët. Kanë shumë njerëz me vendimarrje por nuk kanë lider. Vizioni politik nuk ndërtohet në këtë mënyrë.
Parashtrohet pyetja me cilin prej tyre do të takohet kryeministri i Shqipërisē për shembull. Me cilin nga ato do ulet ai?
Në këtë formë, pa mos u takuar asgjëkundi, ato drejtëza paralele në rrugën e tyre do të humben dikundi në horizont pa mos dhënë asnjë efekt.

Continue Reading

TOP Lajme