Lajme
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, dorëzon padi për shpifje kundër Izet Mexhitit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, përmes avokatit të tij, Abidin Abduli, ka dorëzuar dje padi për shpifje në Gjykatën Themelore Shkup 2 kundër kryetarit të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
Padia vjen pas deklaratave të bëra nga Mexhiti në një emision televiziv në Lajm TV, ku ai ka pretenduar se, gjatë mandatit të tij si ministër, Taravari ka dhënë shtatë licenca për fabrika për përpunimin e kanabisit. Sipas njoftimit, para dorëzimit të padisë ishte dhënë edhe afati ligjor për kërkimfalje publike, të cilin Mexhiti nuk e ka shfrytëzuar.
Taravari i ka mohuar kategorikisht këto akuza, duke i cilësuar si të pavërteta dhe shpifëse. Ai kishte paralajmëruar më herët se do të ndërmerrte hapa ligjorë nëse nuk do të bëhej kërkimfalje publike për deklaratat e bëra.
Me dorëzimin e padisë në Gjykatën Themelore Shkup 2, çështja tashmë pritet të marrë rrugë institucionale.

Dje
“Nuk kam pranu me më shit te shokët e tu në Spanjë”, Xheneta shpërthen ndaj Milaim Zekës
Dje
Mexhiti: Në Bogovinë po realizohen tetë projekte me vlerë mbi 150 milionë denarë
Dje
Latifi në Zagreb: Interkoneksionet me Shqipërinë dhe Kosovën ndër prioritetet strategjike të MEPSO-s
Dje
Mickoski për „Alta Banka“: LSDM-ja u gëzohet skenarëve të errëta, ne po përpiqemi me të gjitha forcat të gjejmë zgjidhje
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Limani: ASH-ja ka potencial të madh njerëzor, synojmë bashkimin e strukturave dhe rikthimin e të gjithë atyre që janë larguar nga partia
02
Messi merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij te Inter Miami
03
“Nuk kam pranu me më shit te shokët e tu në Spanjë”, Xheneta shpërthen ndaj Milaim Zekës
04
Dhunë ndaj bashkëshortes në Çajle, kallëzim penal ndaj 33-vjeçarit
05
Mexhiti: Në Bogovinë po realizohen tetë projekte me vlerë mbi 150 milionë denarë

Lajme
Mexhiti: Në Bogovinë po realizohen tetë projekte me vlerë mbi 150 milionë denarë

Lajme
Latifi në Zagreb: Interkoneksionet me Shqipërinë dhe Kosovën ndër prioritetet strategjike të MEPSO-s

Lajme
Mickoski për „Alta Banka“: LSDM-ja u gëzohet skenarëve të errëta, ne po përpiqemi me të gjitha forcat të gjejmë zgjidhje

Lajme
Taravari takon ambasadoren amerikane Nicole Varnes: SHBA-ja, partneri ynë kryesor strategjik

Lajme
Dhunë ndaj bashkëshortes në Çajle, kallëzim penal ndaj 33-vjeçarit

Lajme
Taravari: Meqë studimet janë në shqip, edhe provimi i jurisprudencës të jetë në këtë gjuhë

Lajme
Gostivari në kantier ndërtimi – aktualisht po zhvillohen punime në 11 lokacione njëkohësisht



