Connect with us

Lajme

Kriza në Gjermani, mbyllen fabrikat në Maqedoni

Published

on

Prodhuesit e Maqedonisë së tekstilit po përballen me mungesë porosish nga partnerët tradicionalë gjermanë. Gjithashtu, numri i punonjësve po zvogëlohet, ndërsa produktiviteti i ulët dhe kostot e larta e bëjnë këtë sektor të pakonkurrueshëm për bashkëpunim me partnerë të huaj. Mungesa e fuqisë punëtore, si dhe kostot e larta në tregun vendas, kanë çuar në një rënie të konkurrueshmërisë së tekstileve të Maqedonisë. Më pak porosi, kanë sjellë edhe numër të reduktuar të punëtorëve dhe mbyllje të disa fabrikave. Vlerësohet se mbi 5000 punëtorë janë larguar nga sektori i tekstilit që nga fillimi i vitit. Njëherësh, nga 65.000 punëtorët e mëparshëm, rreth 25.000 punëtorë aktualisht punojnë në sektorin e tekstilit.

Nga ana tjetër, drejtuesit më të lartë të kompanisë më të madhe të tekstilit në Maqedoni – “AD Moda”, vënë në dukje se kompania është në një pozicion të palakmueshëm dhe se operacionet e ardhshme bëhen më të vështira për shkak të porosive të reduktuara nga Gjermania. “Mbijetesa e ardhshme e kompanisë vështirësohet për shkak të kërkesës së zvogëluar në Gjermani, rritjes së vazhdueshme të pagave të punonjësve dhe konkurrencës së dëmtuar në raport me vendet nga Lindja e Largët”, theksohet në fund të raportit, të nënshkruar nga drejtori ekzekutiv, Angel Dimitrov. Raporti tregon se kërkesa nga partneri kryesor – Gjermania, vazhdoi të bjerë në vitin 2025, duke u lëkundur në rreth 3000 copë në ditë, ndërsa kapaciteti i prodhimit është rreth 3500 copë në ditë. Për të ruajtur prodhimin aktual dhe numrin e punonjësve, “AD Moda” po siguron sasi shtesë nga partnerë të tjerë.

Produktiviteti i arritur, i shprehur përmes hyrjes së realizuar të valutës së huaj për 1 orë pune, arrin në 8.01 euro në orë dhe është i barabartë me atë të vitit të kaluar tregon raporti. Ndër të tjera, theksohet se çmimi mesatar i eksportit është 5.25 euro dhe është pothuajse identik me vitin e kaluar, ndërsa shpenzimet operative janë 6 për qind më të larta se vitin e kaluar. Theksohet se rritja më e madhe është në shpenzimet e pagave, të cilat janë 13 për qind më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja më e madhe është në kostot e pagave, të cilat janë 13 për qind më të larta se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Është vërejtur gjithashtu një rritje në shërbime dhe kosto të tjera operative, por pjesa e tyre në totalin e kostove operative është e papërfillshme, pasi kostot e punonjësve përbëjnë deri në 82 për qind të totalit të shpenzimeve operative tregon raporti. Njëherësh një pjesë e madhe e sektorit të tekstilit në vend mbështetet në të ashtuquajturin “prodhimtari lon” ku kompanitë e huaja ofrojnë materiale, modele qepjeje , ndërsa fabrikat vendore prodhojnë në varësi të porosive të jashtme. Në vitin 2024, eksportet e industrisë tekstile dhe të lëkurës arritën në 518.5 milionë dollarë . Përfaqësimi i lartë prej rreth 93% është në prodhimin lon, dhe vetëm 7% është në prodhimin klasik. Gjithashtu shifrat tregojnë se kjo industri tradicionale kontribuon mbi 10 për qind në prodhimin e përgjithshëm industrial dhe kjo degë dikur konsiderohej një motor serioz i ekonomisë vendase.

“Mungesa e fuqisë punëtore dhe kostot e larta në tregun vendas janë arsyet pse industria tekstile po bëhet jokonkurruese. Edhe çmimet e shërbimeve tona jashtë vendit nuk po rriten aq ndjeshëm sa paga minimale, e cila është 58 përqind e mesatares, e ka bërë një pjesë të madhe të industrisë së veshjeve të pafitueshme. ” , thekson Angel Dimitrov, njëherësh edhe kryetar i Organizatës së Punëdhënësve.

Sipas tij, njerëzit në Gjermani po e kanë gjithnjë e më të vështirë të blejnë produkte tekstili, gjë që ndikon drejtpërdrejt në porositë. Ai thekson se kjo ndikon drejtpërdrejt në të gjitha fabrikat tekstile në vend, të cilat po zvogëlojnë numrin e punëtorëve për të zbutur situatën. Statistika tregon se mbi 40 për qind e totalit të eksporteve shkojnë në Gjermani apo nga afër 7.8 miliardë euro eksport bile afër 3.7 miliardë shkojnë në ekonominë më të madhe evropiane , dhe kjo është veçanërisht e theksuar në sektorin e tekstilit, pasi më shumë se 60 për qind e eksporteve tona të tekstilit shkojnë në Gjermani. Andaj edhe zhvillimet në ekonominë e atjeshme , pasiguria rreth situatës në Ukrainë, rritja e çmimeve të energjisë po ndikojnë në rënien e kërkesës në Gjermani . Kjo drejtpërdrejt do të thotë një ulje të porosive dhe ndikon edhe te numri i punëtorëve në industrinë tekstile.

Sektori i tekstilit me vite po përballet gjithashtu me mungesë të fuqisë punëtore, produktivitet të ulët dhe kosto të larta që e bëjnë atë të pakonkurrueshëm për bashkëpunim me partnerë të huaj…

Kriza në Gjermani reflektohet në punën e kompanive tekstile maqedonase që tradicionalisht janë të lidhura me këtë treg dhe varen nga porositë e partnerëve gjermanë. Kriza në industrinë tekstile vendore u fuqizua me pandeminë dhe vazhdoi me krizën energjetike dhe luftën në Ukrainë. Më të prekurat janë industritë e veshjeve që nuk janë të pajisura shumë teknologjikisht. Zgjidhja qëndron në investimin në teknologji dhe rritjen e produktivitetit, në mënyrë që prodhimi i vazhdueshëm të mos jetë e vetmja mundësi. Sipas statistikave për korrikun, numri i të punësuarve në industri është ulur me 4 për qind në 12 muajt e fundit. Në prodhimin e tekstileve, rënia është 3.3 për qind, në prodhimin e veshjeve numri i të punësuarve është ulur me mbi 9 për qind dhe në prodhimin e lëkurës me mbi 14 për qind. Këta janë sektorë në të cilët paguhen disa nga pagat më të ulëta. /koha.mk/

Continue Reading

Lajme

“Më mirë për Tetovën”: Bizneset në Tetovë nën kërcënim gjobash deri në 98 mijë euro nga kompania Saubermacher (Dokument)

Published

on

By

OJQ “Më mirë për Tetovën” ka dalë me një reagim publik lidhur me partneritetin publiko-privat mes Komunës së Tetovës dhe kompanisë Saubermacher, duke e cilësuar atë si dëm për qytetarët dhe bizneset e Tetovës.

“💰 Kompania Saubermacher, nëpërmjet partneritetit publiko-privat që ia mundësoi udhëheqësia aktuale e Komunës i “reketon” qytetarët dhe bizneset e Tetovës.

📧 Prej dje kemi pranuar ankesa nga pronarë të bizneseve, të cilët kanë pranuar njoftim përmes emailit nga Saubermacher që kërkon nga ata të lidhin kontratë për shërbimet nga kjo ndërmarrje.

🆘 Bizneset, në rast se nuk e nënshkruajnë këtë kontratë në afat prej 5 ditëve, rrezikojnë të gjobiten me shuma marramendëse nga 9️⃣0️⃣0️⃣0️⃣ euro, deri në 9️⃣8️⃣0️⃣0️⃣0️⃣ euro.

🤝 Kërkojmë nga Komuna e Tetovës / Општина Тетово që ta publikojë marrëveshjen me kompaninë Saubermacher, në bazë të së cilës kjo e fundit merr lirinë që t’i trajtojë qytetarët dhe bizneset e Tetovës në këtë mënyrë”, përfundon reagimi i OJQ-së “Më mirë për Tetovën”.

Continue Reading

Lajme

Selmani godet sërish: “Pasi edhe Llatasi po ua bën mbrojtjen VLEN-it, ata vërtetë janë n’hall të madh!”

Published

on

By

Aktivistja dhe zëri kritik ndaj pushtetit, Nafie Selmani, ka dalë me një tjetër reagim të ashpër, këtë herë duke ironizuar mbrojtjen që sipas saj i është bërë grupimit VLEN nga analisti politik, Llatasi.

“Pasi edhe Llatasi po ua bën mbrojtjen VLEN-it, ata vërtetë janë n’hall të madh!”, ka shkruar Selmani, duke nënkuptuar se vetë fakti që VLEN detyrohet të mbështetet te figura të tilla është tregues i një krize serioze brenda radhëve të pushtetit shqiptar.

“Përveç në Gostivar ku duhet të tregohet BDI, dhe në ndonjë fshat apo mal, komunat tjera i merr VLEN-i. Fiks Strugën, fiks Dibrën, fiks Tetovën, fiks Çairin…”, deklaroi Llatas, duke lavdëruar politikat e koalicionit opozitar shqiptar VLEN.

Reagimi i Selmanit vjen në një moment kur debati politik mes pushtetit dhe opozitës shqiptare është ashpërsuar ndjeshëm, ndërsa çdo deklaratë publike po përdoret si armë në luftën e narrativave.

Continue Reading

Lajme

Aleanca Kombëtare për Integrim – Garim për herë të parë në Butel dhe Krushevë

Published

on

By

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka zgjeruar listën e kandidatëve për zgjedhjet lokale, duke hyrë në garë në disa komuna ku shqiptarët deri më tani kanë qenë më pak të përfaqësuar, shkruan Flaka

Kandidatë të kësaj force politike do të jenë: Suat Shaqiri në Çashkë, Ali Jaoski në Plasnicë, Isamedin Azizi në Butel, Xhemil Qamili në Dollnen, Alija Jaoski në Plasnicë dhe Abib Vexhiu në Krushevë.

Sipas burimeve nga partia, bëhet fjalë për një strategji të re zgjerimi, që synon ta bëjë AKI-në të pranishme në komuna ku deri më tani shqiptarët ose nuk kanë garuar, ose kanë qenë jashtë garës serioze.

“Në këto zgjedhje, për herë të parë, do të garojmë në komuna si Buteli dhe Krusheva, ku shqiptarët po fitojnë hapësirë të re politike,” theksojnë përfaqësuesit e AKI-së.
Në Çashkë, shqiptarët humbën zgjedhjet për pak vota në vitin 2021. Tani, sipas AKI-së, gara mbetet e hapur.

“Çashka është një komunë ku kemi treguar potencial elektoral edhe më herët. Me organizim më të mirë, besojmë se këtë herë mund të kemi fitore,” tha njëri nga aktivistët lokalë.
Në Butel, ku pritet një rritje e dukshme e trupit votues shqiptar, gara shihet si një mundësi reale për surprizë. Dy blloqet maqedonase – LSDM dhe VMRO – tashmë kanë kandidatët e tyre, ndërsa faktori shqiptar mund të bëhet vendimtar.

Në Krushevë, një komunë e vogël por me simbolikë historike, AKI hyn për herë të parë në garë, duke synuar të provojë forcën elektorale edhe jashtë zonave tradicionale shqiptare.

Dollneni aktualisht udhëhiqet nga një kryetar shqiptar i BDI-së, ndërsa në Pllasnicë menaxhimi është në kuadër të koalicionit me BDI-në. Me kandidaturat e shpallura, AKI sfidon edhe këto komuna ku dominimi i BDI-së ka qenë i pandryshueshëm prej vitesh.

Continue Reading

TOP Lajme