Connect with us

Sport

Katër milionë euro në sezon, Milani arrin marrëveshje me Xhakën?

Published

on

Milani thuhet se ka arritur një marrëveshje me mesfushorin shqiptar të Bayer Leverkusen, Granit Xhaka, për një kontratë trevjeçare me vlerë 4 milionë euro në sezon.

Sipas Calciomercato.com, mesfushori me përvojë ka rënë dakord të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me vlerë 4 milionë euro në sezon plus shtesa.

Rossonerët tani duhet të negociojnë me Bayer Leverkusen.

Xhaka shënoi dy gola dhe dha shtatë asiste në 34 paraqitje në Bundesligë nën drejtimin e Xabi Alonsos në sezonin 2024-25.

Continue Reading

Sport

Oferta marramendëse nga sheikët për Gjimshitin, Atalanta merr vendimin për kapitenin kuqezi

Published

on

By

Berat Gjimshiti në këtë verë gjendej përsëri në një udhëkryq, pasi duhej të vendoste nëse dëshironte të ishte përsëri protagonist në nivelet më të larta me klubin e Atalantës, apo të pranonte një ofertë shumë të mirë financiare që i ka ardhur nga Katari. Zgjidhjen, duket se ia ka gjetur klubi i tij.

Klubi i Al Rajan në Doha është gati të paguajë shifra të çmendura për kapitenin e Kombëtares shqiptare dhe për të dytën verë radhazi ka kërkuar transferimin e tij nga Atalanta. Klubit bergamask i është propozuar edhe një shifër prej rreth 10-12 milionë eurosh për të lënë të lirë futbollistin i cili hyn në vitin e fundit të kontratës së tij.

Për këdo kjo do të ishte një ofertë e vështirë për t’u refuzuar. Por për Atalantën gjërat ndryshuan shumë në këtë verë me largimin e trajnerit Xhampiero Gasperini dhe afrimin e Ivan Juriç. Ndaj sipas mediave lokale, më saktësisht edicionit të Bergamos të “Corriere Della Sera”, klubi ka vendosur që të refuzojë ofertën nga Katari për lojtarin.

Gjimishtit i kërkohet që të qëndrojë e të vazhdojë të bëjë liderin e mbrojtjes së zikaltërve në një tjetër sezon të rëndësishëm me praninë në Ligën e Kampioneve. Ai vlerësohet si pika e referimit sa i përket prapavijës së Atalantës ndaj klubi ka hequr dorë nga përfitimi që mund të kishte për shitjen e Gjimshitit, edhe pse rrezikon që në vitin tjetër, nëse nuk gjendet gjuha e përbashkët për rinovimin, ta humbasë me parametër zero.

Continue Reading

Sport

Rrëfimi drithërues i Pogba-së për rrëmbimin e tij

Published

on

By

Të gjithë e dinë për këtë çështje, por Paul Pogba rrallë ka folur për të. Të dielën, ai do të japë një dëshmi të gjatë në TF1, dhe fragmentet e para tronditëse janë transmetuar. Përtej çështjes ligjore, lojtari i Juventusit reflektoi mbi momentin kur jeta e tij ndryshoi.

Prita e tmerrit…

Në vitin 2022, Paul Pogba, lojtari francez me një karrierë të jashtëzakonshme, mendoi se do t’u bashkohej të dashurve të tij. Në vend të kësaj, ai u përball me dy burra të armatosur me kapuç në një apartament.

I mbajtur rob dhe i kërcënuar, atij iu urdhërua të paguante 13 milionë euro, ekuivalenti i një shpërblimi. Kampioni i botës i vitit 2018 kujton me tmerr kur gazetari e pyet nëse kishte frikë se mos vdiste.

“Kur të grabitin, ke armë. Nuk mund të shohësh. Ka njerëz me kapuç përpara teje. Nuk ke kohë as të mendosh për këtë. Thua ‘po’ për gjithçka.”

Një rrëfim rrëqethës, i cili flet shumë për dhunën psikologjike të momentit. Kjo pritë shkaktoi një nga çështjet më të mëdha ligjore që përfshinte një futbollist të njohur francez.

Një çështje familjare zemërthyese…

Midis pesë burrave të dënuar në fund të vitit 2024 është edhe Mathias Pogba, vëllai i tij, i dënuar për zhvatje të organizuar dhe tentativë zhvatjeje. Ai mori një dënim me tre vjet burg, dy prej të cilave u pezulluan. Ai do ta vuajë dënimin e tij duke mbajtur një etiketë elektronike.

Pavarësisht tradhtisë, Paul Pogba nuk i ka prerë lidhjet: “Nuk është njësoj si më parë, por po, jemi në kontakt.” Një fjali që flet shumë për kompleksitetin e lidhjeve familjare, edhe kur ato prishen nga tradhëtia.

I prezantuar si udhëheqësi i grupit, Roushdane K. u dënua me tetë vjet burg dhe një gjobë prej 20.000 eurosh. Atij iu dha gjithashtu një ndalim 10-vjeçar për mbajtjen e një arme zjarri.

Continue Reading

Lajme

Snopçe takohet me eurodeputetët Sibel Arslan, O’Rilley dhe Szklanna

Published

on

By

 

Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe, nga cilësia e kryetarit të grupit parlamentar VLEN, sot në hapësirat e Kuvendit ka takuar eurodeputetët me të cilët kanë biseduar tema në interes të vendit.

“Ne hapësirat e Kuvendit, në cilësinë e kordinatorit të grupit parlamentar VLEN, realizova takim me delegacionin monitorues të Keshillit të Europës për monitorimin e dialogut me shtetin tonë, të përbërë nga eurodeputetët Sibel Arslan, Joseph O’Rilley dhe Agnieszka Szklanna. Ishte një takim i frytshëm ku përveç aktualiteteve në përgjithësi, diskutuam për reformat në gjyqësi, për reformat në kodin zgjedhor, për hapat e ndërrmarë në luftën kundër korupcionit, lirinë e mediave etj”, ka shkruar deputeti Halil Snopçe.

Ai shtoi tutje se në këtë takim ka folur për zvarritjen e procesit të sjelljes së Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë.

“Gjatë këtij diskutimi fokus i veçantë dhamë edhe për aspektin e të drejtave të njeriut në shtet, kryesisht për të drejtat e shqiptarëve. Theksova shqetësimin tonë për zhagitjen dhe taktizimet për shtyerjen e sjelljes së ligjit për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë. Poashtu potencova se për ne si shqiptarë është e rëndësisë primare edhe hekja emërtimit të Gjuhës shqipe si gjuhë e 20% në kushtetutën e vendit”, ka përfunduar Snopçe.

Continue Reading

TOP Lajme