Connect with us

Lajme

KAPEN AUTORËT E GRAFITEVE ” VDEKJE PËR SHQIPTARËT” NË GOSTIVAR

Published

on

 

Zyrtarët e policisë nga SPB Tetovë – DPB Gostivar kanë zhvilluar intervistë zyrtare me tre të mitur nga Gostivari, të cilët pas ndërmarrjes së masave dhe veprimeve janë identifikuar se me datë 10.07.2023 kanë shkruar disa grafite me përmbajtje kërcënuese në katër objekte banesore dhe një trafostacion në rrugën “Mara Ugrinova” dhe “Goce Dellçev”. Ata e kanë pranuar krimin dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të përgatitet parashtresa përkatëse./SPB Tetovë

Continue Reading

Lajme

Xhaferi: Minus 8 këshilltarë, Gostivari padrejtësisht sakatohet!

Published

on

By

Gostivarit sot po i priten duart dhe këmbët me vendimin antikushtetues e antiligjor të qeverisë monoetnike VMRO–LEN, që mohon mbi 30.000 gostivaras në mërgim, që janë shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik e shoqëror të qytetit tonë. Kështu shkruan kryetari i Degës së BDI-së në Gostivar, njëherësh bartës i Listës së Këshilltarëve i Aleancës Kombëtare për Integrim në Gostivar.

Reagimi i plotë i Valdet Xhaferit:

Gostivarit sot po i priten duart dhe këmbët me vendimin antikushtetues e antiligjor të qeverisë monoetnike VMRO–LEN, që mohon mbi 30.000 gostivaras në mërgim, që janë shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik e shoqëror të qytetit tonë. Vendimi i sjellë sot nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në kundërshtim flagrant me çdo normë kushtetuese, ligjore dhe njerëzore, është i papranueshëm dhe i dëmshëm për qytetin tonë.

Vendim i marrë njëanshëm duke anashkaluar votën dhe zërin e anëtarit shqiptar të KSHZ-së, Gostivarin do ta godet me pasoja të parikuperueshme në aspekt ekonomik, shoqëror dhe institucional. Ky akt i paligjshëm jo vetëm që zvogëlon numrin e këshilltarëve nga 31 në 23, por është edhe thellësisht diskriminues pasi nuk llogarit si banor rezident mbi 30.000 gostivaras që janë me punë të përkohshme në diaspor!

Ta mohosh mërgatën do të thotë të sakatosësh të ardhmen e qytetit! Ky vendim i padrejtë është antikombëtar, antikushtetues dhe jodemokratik.

Kërkojmë me urgjencë që institucionet gjyqësore kompetente ta rrëzojnë këtë vendim, duke rikthyer drejtësinë dhe respektin për vullnetin e qytetarëve të Gostivarit, pa diskriminim dhe pa shtypje të zërit të tyre!

Continue Reading

Lajme

Jashari: Kurti e di se pa marrëveshje politike nuk sigurohen numrat për kryekuvendarin

Published

on

By

Analisti politik, Shemsi Jashari, ka thënë se Albin Kurti, dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, e dinë që pa marrëveshje politike nuk sigurohen numrat për të kaluar propozimin e kandidatit për kryetar Kuvendi.

Kështu deklaroi Jashari mbrëmë në “Edicionin Special” të Klan Kosova, teksa po diskutonte për dështimin e radhës për konstituim të Parlamentit.

“Është një dështim i planifikuar i Lëvizjes Vetëvendosje. Për faktin se që nga fillimi është një parë një mungesë vullneti për t’i ndërtuar institucionet edhe propozimi i [ Hekuran Muratit ] është vetëm një hap në implementimin e qëndrimit të Lëvizjes Vetëvendosje për mbajtjen peng të institucioneve”, u shpreh Jashari.

“Të gjithë e dimë e dinë edhe ata, këtë rast Zotëri Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje se pa një marrëveshje politike nuk sigurohen numrat e nevojshëm për të kaluar propozimin e kandidatit për kryetar Kuvendi”, ka pohuar Jashari.

Jashari, po ashtu deklaroi se LVV-ja është duke keqpërdorur besimin e qytetarëve.

Continue Reading

Lajme

Rusia bombardoi fabrikë amerikane në Ukrainë, Trump i pakënaqur: Vendimi për luftën brenda dy javësh

Published

on

By

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u shpreh i pakënaqur për faktin që Rusia goditi një fabrikë amerikane në Ukrainë, duke theksuar më gjerë se nuk është “i lumtur” për vazhdimin e luftës mes dy vendeve.

“Nuk jam i lumtur për këtë dhe nuk jam aspak i lumtur për gjithçka që lidhet me luftën,” deklaroi ai përpara gazetarëve, i pyetur për sulmin që shkaktoi dëme të mëdha natën mes të mërkurës dhe të enjtes në një kompani amerikane në qytetin Mukachevo, në Ukrainën perëndimore.

Trump përsëriti se ka vendosur një afat “dy javë” përpara se të marrë vendime mbi këtë konflikt, për të cilin pretendon se po bën përpjekje personale që të marrë fund.

“Do të jetë një vendim shumë i rëndësishëm dhe ose do të ketë sanksione, ose tarifa doganore të mëdha, ose të dyja bashkë, ose nuk do të bëjmë asgjë dhe do të themi: ‘ky është lufta juaj’,” tha ai.

Presidenti kujtoi takimet e fundit që zhvilloi, fillimisht të premten e kaluar në Alaskë me homologun rus, Vladimir Putin, dhe më pas të hënën në Shtëpinë e Bardhë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ai theksoi se dëshiron që dy liderët të organizojnë një takim dhe të ulen në të njëjtën tryezë për të mbyllur luftën, megjithëse një takim i tillë duket gjithnjë e më pak i mundshëm të ndodhë së shpejti.

Continue Reading

TOP Lajme