Connect with us

Lajme

Kadriu për shkrirjen e VLEN-it: Gjithçka që fillon me manipulime, ashtu edhe përfundon

Published

on

 

 

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Gzim Kadriu, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale ndaj partnerëve të koalicionit VLEN, duke i akuzuar ata për largim nga parimet dhe kauzat fillestare të përbashkëta. Në një status të gjatë, Kadriu shpreh zhgënjimin e thellë për, siç thotë ai, “harresën e shpejtë” të zotimeve dhe dëmtimin e përfaqësimit të shqiptarëve në qeveri.
“Jo, nuk është gabim të besosh në një kauzë – përkundrazi, është vlerë! Por partnerët tanë e harruan këtë shumë shpejt,” thekson Kadriu, duke shtuar se ASH-ja me Arben Taravarin ishin promotorët e rotacionit politik pas 22 vitesh, ndërsa tani ndihen të anashkaluar dhe të tradhtuar nga pjesa tjetër e koalicionit.
Ai rendit një sërë pikash ku, sipas tij, partnerët kanë dështuar: mungesa e guximit për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale, dështimi në realizimin e platformës politike, përçarje gjatë ndarjes së komunave për zgjedhjet lokale, dhe përpjekje për margjinalizimin e ASH-së brenda koalicionit.
Kadriu gjithashtu përmend performancën e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, veçanërisht gjatë menaxhimit të tragjedisë në Koçan, si një nga të vetmet pika të ndritshme të kësaj qeverie – ndërkohë që akuzon partnerët për përhapje të lajmeve të rreme për të dëmtuar imazhin e tij.
Në fund, Kadriu paralajmëron se VLEN po kthehet në një parti të vetme, gjë që sipas tij po bëhet fshehurazi dhe jashtë dakordimeve të mëparshme me ASH-në. “Gjithçka që fillon me manipulime, ashtu edhe përfundon,” përfundon ai, duke shprehur shqetësimin se ky zhvillim mund të sjellë ndarje të reja në skenën politike shqiptare

Continue Reading

Lajme

Ramadani: Nëse anëtarësia dhe kryesia vendosin, jam i gatshëm të ofrohem si kandidat në Saraj

Published

on

By

Sekretari i përgjithshëm i ASH-Taravari, Blerant Ramadani, në emisionin “Daily Click”, u pyet nëse ai mund të jetë kandidat i mundshëm për komunën e Sarajit. Ramadani theksoi se nëse anëtarësia e ASH-së në atë komunë e kërkon këtë dhe nëse kryesia e partisë vendos, atëherë është i gatshëm t’u ofrohet qytetarëve që ata të vlerësojnë nëse kandidatura e tij është e mirëpritur për ta.

Continue Reading

Lajme

Ramadani drejtuar Selës: Ne nuk kemi gabuar dhe s’kemi pse të kërkojmë falje

Published

on

By

I pyetur rreth deklaratës së fundit të kryetarit Ziadin Sela, që Taravari duhet të kërkojë falje që të mund të kemi një bashkëpunim eventual, Ramadani shtoi se Arben Taravari nuk ka gabuar dhe nuk ka arsye për të kërkuar falje, sepse Taravari dëgjoi zërin e qytetarit. “Ne nuk kemi hatërmbetje, ne kemi më shumë arsye për të bashkërenduar aktivitet me shokët tanë sesa për të mos i bashkërenduar,” tha Ramadani.

Continue Reading

Lajme

Ramadani: ASH do të kandidojë me lista të veçanta që kështu të mund të matemi

Published

on

By

Sekretari i përgjithshëm i ASH-Taravari, Blerant Ramadani, gjatë një interviste në “Daily Click”, ka theksuar se vendimi i ASH-së ka qenë që në muajin tetor dhe për këtë më nuk do të diskutohet. Partnerët e VLEN kanë qenë të njoftuar. Ai më tej shton se në këto zgjedhje do të shohim se sa e fuqishme dhe sa peshon ASH-ja te populli.

Continue Reading

TOP Lajme