Connect with us

Lajme

Ja pse vetëtimat e qershorit dhe korrikut janë më të rrezikshme se sa duken

Published

on

Qershori dhe korriku sjell ditë të ngrohta, por edhe një rrezik të padukshëm: vetëtimat. Ato nuk janë thjesht spektakël në qiell, por mund të jenë vdekjeprurëse, sidomos në këtë periudhë të vitit. Meteorologët paralajmërojnë se stuhitë elektrike të qershorit janë ndër më të fuqishmet. Lagështia e lartë dhe temperaturat në rritje krijojnë kushtet ideale për formimin e reve të stuhive. Dhe ndryshe nga stuhitë e dimrit, këto vetëtima kanë më shumë gjasa të godasin tokën, shpesh pa paralajmërim dhe pa reshje.

Çfarë i bën edhe më të rrezikshme? Aktiviteti i shtuar në natyrë. Me njerëz që shijojnë plazhin, malin apo fushat sportive, rreziku i goditjes nga vetëtimat rritet ndjeshëm. Madje, ekspertët këshillojnë të shmanget qëndrimi nën pemë, në fusha të hapura apo pranë liqeneve gjatë stuhive.

Në Maqedoni dhe rajon, rastet e dëmtimeve nga vetëtimat janë raportuar më së shumti gjatë muajve qershor-korrik, pikërisht për shkak të këtyre kushteve. Kujdes! Nëse dëgjoni bubullima, si kjo ditë sot, edhe nëse qielli duket ende i kthjellët, largohuni nga zonat e hapura dhe futuni në ambiente të mbyllura. Vetëtima mund të udhëtojë deri në 15 km nga vendi ku bie reshja.

Continue Reading

Lajme

Komuna e Tetovës e fsheh listën e kafeneve dhe restoranteve që paguajnë për tarraca, në terren vazhdon uzurpimi i trotuareve

Published

on

By

Komuna e Tetovës vazhdon të mos e japë listën e lokaleve (restoranteve dhe kafeneve) të cilat shfrytëzojnë hapsirat publike si tarraca dhe paguajnë për to, pavarësisht insistimit të vazhdueshëm të Portalb.mk. Edhe pse nga komuna vazhdimisht zotohen se do të intervenojnë për lirimin e trotuareve bllokuara nga karriget dhe tavolinat të cilat i nxjerrin kafiteritë dhe restorantet, kjo në terren nuk po ndodhë. Shumë trotuare vazhdojnë të ngelen të ‘uzurpuara’ ku pengohet lëvizja e lirë e qytetarëve.

Tani e disa muaj, Komuna e Tetovës injoron kërkesat e vazhdueshme të Portalb.mk për listën e lokaleve të cilat shfrytëzojnë dhe paguajnë për shfrytëzimin e hapsirave publike si tarraca.

Kujtojmë që kryetari aktual i Komunës, Bilall Kasami, para se të vijë në krye të komunës premtoi llogaridhënie permanente dhe komunë transparente, e cila gjendet edhe në programin zgjedhor për Tetovën 2021-2025. Ku në mes tjerash theksohet: Llogaridhënia permanente për shpenzimin e mjeteve publike, veprimet e administratës të jenë të verifikueshme online për qytetarët dhe të tjera.

Nga ana tjetër, shumë kafene dhe restorante në Tetovë vazhdojnë të bllokojnë trotuaret dhe rrugët duke vendosur karrige dhe tavolina, kështu duke penguar lëvizjen e lirë nëpër hapsirat publike.

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami vazhdimisht ka deklaruar se Inspektorati Komunal do të intervenojë dhe trotuaret do të lirohen, megjithatë në terren situata mbetet e pandryshuar.

Përveç uzurpimeve dhe bllokimeve nga kafenetë dhe restorantet, ky problem është i përhapur edhe nga bizneset, marketet dhe shitoret e ndryshme.

Problem tjetër mbetet edhe uzurpimi i hapsirave për parkingje publike nga ana e bizneseve para lokaleve të tyre./Portalb.mk/

Continue Reading

Lajme

Regjistrimi 2026 – Plani i fshehtë për të ulur përqindjen e shqiptarëve?

Published

on

By

Ridvan Ismaili, i punësuar në Entin Shtetëror të Statistikave, ka reaguar ndaj zërave që po qarkullojnë në bllokun politik maqedonas për një regjistrim të mundshëm digjital të popullsisë në vitin 2026, duke e cilësuar si një hap që rrezikon përfaqësimin real të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Në një reagim publik, Ismaili theksoi se sipas praktikave evropiane dhe udhëzimeve të Eurostat, regjistrimet e popullsisë mbahen vetëm në vitet që përfundojnë me 0 ose 1 (si 2010, 2021 etj.), në përputhje me standardet ndërkombëtare statistikore.

“Çdo veprim ndryshe dhe çdo nxitim në këtë drejtim është përgatitje për manipulimin e radhës me numrin real të shqiptarëve dhe përqindjen e korrigjuar së fundmi,” – u shpreh Ismaili.

Ai paralajmëroi se çdo devijim nga cikli i rregullt i regjistrimit mund të krijojë dyshime për ndërhyrje politike, sidomos pas debatit të ndjeshëm rreth përqindjes së shqiptarëve dhe ndarjes së drejtë të resurseve dhe përfaqësimit.

Kujtojmë se regjistrimi i fundit i popullsisë në Maqedoninë e Veriut u realizua në vitin 2021, pas më shumë se dy dekadash ndërprerje dhe me sfida të shumta politike. (INA)

Continue Reading

Lajme

Tre partitë kryesore të VLEN ishin Votuesit kryesorë të ligjit për regjistrim

Published

on

By

Ligji i shfuqizuar nga ana egjyktatës kushtetuese duket se ka nxjerrë në sipërfaqët heronjtë e heshtur që deri tani nuk kishin guxuar të flasin për regjistrimin e aq më pak të ngritnin ndonjë iniciativë për të korigjuar këtë mangësi. Në vitin 2021 koalicioni qeveritar ishte i formuar nga koalicioni “MUNDEMI” dhe Bashkimi Demokratik për Integrim. Pjesë e koalicionit “MUNDEMI” ishte Lëvizja Besa pjesë e koalicionit të sotëm VLEN. Nga ana tjetër Izet Mexhiti si nënkryetar partie kujdesej në vazhdimësi për shumicën qeveritare por më shumë kujdesej për komoditetin e Zaevit se sa të partisë së tij ku ishte gjthëçka. Sot Mexhiti si një votues i denjë i ligjeve të Zaev dhe si pjesë e VLEN po bën avokatin e Mickovskit pasi VMRO-DPMNE ishte subjekti vetëm që atëher dhe sot ka qenë kundër regjistrimit për shkak të përqindjes së shqiptarëve. Alternativa aso kohe pjesë e koalicionin me Aleancën për Shqiptarët ishin në prag të përfshirjes në qeverinë Zaev por që të gjithë votuan këtë ligj për të cilin sot shesin patriotizëm. Sot Alternativa, Lëvizja Besa dhe Lëvizja Demokratike e Izet Mexhiti kanë haruar se ishin gishtat e tyre në kuvendin e Maqedonisë që me 62 vota PRO votuan ligjin për regjistri më 21 Janar 2021 shkruan Top24

Portali Top24 ju njofton se të hënën do të sjellim stenogramin e seancës qeveritare ku me shumicë minimale mezi ka kaluar ligji për regjistrim për të cilin sot kërkojnë llogari.

Continue Reading

TOP Lajme