Connect with us

Lajme

Hulumtimi i CEA: Tetova, Çairi dhe Saraji – komunat më jotransparente në vend

Published

on

Një raport i fundit i publikuar nga Qendra për Analiza Ekonomike (CEA) mbi intensitetin e transparencës tatimore në komunat e Maqedonisë së Veriut për periudhën 2024-2025 ka nxjerrë në pah një problem shqetësues. Disa nga komunat me kryetarë shqiptarë renditen në fund të listës së transparencës, njofton Flaka

Komunat Shqiptare në Fundin e Renditjes: Sipas indeksit të publikuar:

Komuna e Çairit ka nivel transparence prej vetëm 21%, e renditur mes tre të fundit.
Komuna e Tetovës dhe ajo e Sarajit ndajnë vendin e fundit me vetëm 17%.
Edhe komunat si Studeniçan (38%) dhe Likovë (33%) tregojnë rezultate të ulëta në krahasim me mesataren shtetërore.
Pasojat e mungesës së transparencës:

Mungesa e transparencës zvogëlon besimin e qytetarëve në administratën lokale.
Pengon monitorimin e shpenzimeve publike dhe zvogëlon mundësinë për pjesëmarrje qytetare.
Krijon hapësirë për keqmenaxhim dhe klientelizëm politik.

Rastet pozitive si shembuj

Transparenca buxhetore e komunave në Maqedoninë e Veriut vazhdon të përmirësohet – gjatë periudhës 2024–2025, indeksi mesatar është 11.88 pikë, që paraqet një rritje më shumë se dyfish krahasuar me vitin 2014. Edhe pse ka një rënie të vogël krahasuar me vitin e kaluar (11.93), trendi i rritjes së transparencës mbetet stabil dhe inkurajues.

Intensiteti i transparencës tatimore në komunat për vitin 2024/2025 tregon përmirësim të ndjeshëm, megjithatë ende ka hapësirë për avancim, veçanërisht në rregullsinë, plotësinë dhe qasjen ndaj informacioneve dhe dokumenteve që lidhen me taksat lokale.Nga ana tjetër, disa komuna të tjera si Aerodrom, Karbinci, Demir Hisar dhe Velesi, tregojnë nivel të lartë transparence (83%).

Komunat shqiptare nuk mund të lejojnë që mungesa e transparencës të bëhet normë. Nevojitet hartimi i platformave digjitale transparente, publikimi aktiv i dokumenteve buxhetore dhe përfshirje më e madhe e qytetarëve dhe shoqërisë civile.

Transparenca është themel i llogaridhënies. Renditja e komunave si Çairi, Tetova dhe Saraji në fund të listës duhet të jetë alarm për kryetarët lokal dhe qytetarët. Koha është për veprim që të mos përseriten të njejtat gabime.

Sipas të dhënave nga Indeksi i Transparencës Buxhetore për vitin 2024–2025, komunat janë vlerësuar për publikimin e dokumenteve buxhetore dhe qasjen ndaj qytetarëve. Ja një përmbledhje e komunave më transparente dhe më pak transparente.

Komunat më transparente

Këto komuna kanë performuar më mirë në publikimin e dokumenteve dhe qasjen ndaj qytetarëve:

Manastiri – 67%
Dellçeva – 66%
Demir Hisari – 64%
Velesi – 60%
Vallandova – 59%
Prilepi – 58%
Kriva Pallanka – 58%
Berova – 58%
Vasileva – 56%
Koçani – 55%
Gradsko – 54%
Gjevgjelia – 54%
Ohri – 53%
Kavadari – 52%
Gazi Baba – 52%
Komunat që udhëheqin listën kanë shënuar një nivel të lartë të transparencës, me publikime të rregullta të dokumenteve buxhetore, qasje të hapur ndaj qytetarëve dhe mekanizma të informimit aktiv:

Manastiri (67%), Dellçeva (66%), dhe Demir Hisari (64%) janë shembuj të praktikave të mira të vetëqeverisjes lokale. Këto komuna kanë ndërmarrë hapa për të rritur besueshmërinë dhe llogaridhënien përmes transparencës.
Velesi (60%) dhe Vallandova (59%) ndjekin me hapa të qëndrueshëm, duke përfshirë qytetarët në proceset vendimmarrëse.
Analizë: Këto komuna ndajnë një përbashkësi të qasjes proaktive, institucione më të konsoliduara dhe angazhim të dukshëm të administratës lokale për të rritur llogaridhënien. Transparenca e buxhetit shpesh reflekton kulturën e përgjegjësisë dhe ndihmon në parandalimin e korrupsionit.

Komunat më pak transparente

Komunat më pak transparente

Në anën tjetër të spektrit, gjejmë komuna me mungesë serioze të transparencës:

Sopishte (7%), Krivogashtani (13%), Studeniçani (13%), Rosomani (14%) dhe Çuçer Sandeva (15%) përfaqësojnë nivelin më të ulët të qasjes buxhetore.
Çairi (19%), një komunë urbane me popullsi të madhe dhe rëndësi të veçantë politike dhe ekonomike, bie në sy për performancë jashtëzakonisht të ulët.
Analizë për Çairin dhe komunat tjera shqiptare:
Performanca e dobët e Çairit, Vrapçishtit (19%), dhe Bogovinës (18%) ngrit pyetje serioze për funksionimin institucional dhe angazhimin ndaj qeverisjes së hapur. Si komuna me shumicë shqiptare, pritet të jenë shembull i llogaridhënies, por rezultati i tyre tregon nevojë për reformë urgjente.

Këto komuna kanë mungesë të publikimeve dhe qasje të kufizuar ndaj qytetarëve:

Sopishte – 7%
Krivogashtani – 13%
Studeniçani – 13%
Rosomani – 14%
Çuçer Sandeva – 15%
Shuto Orizare – 16%
Llozova – 17%
Bogovina – 18%
Rankovci – 18%
Vrapçishti – 19%
Çairi – 19%
Bazuar në të dhënat e indeksit të transparencës buxhetore për komunat në Maqedoninë e Veriut për vitin 2024–2025, vërehet një ndarje e theksuar midis komunave që kanë bërë përparime të dukshme dhe atyre që vazhdojnë të qëndrojnë pas në qasjen dhe publikimin e dokumenteve financiare.

Në përfundim, përderisa disa komuna ecin drejt standardeve evropiane të llogaridhënies, shumë të tjera – sidomos ndër ato me shumicë shqiptare – duhet të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të fituar besimin e qytetarëve dhe për të përmirësuar funksionimin demokratik të qeverisjes lokale. Flaka

Continue Reading

Lajme

Foto për bashkim, realitet përçarjeje – VLEN e mbulon krizën me poza, por përplasjet janë të thella!

Published

on

By

Koalicioni VLEN po përpiqet të fshehë përçarjen e thellë të brendshme përmes publikimit të fotografive “bashkëpunimi” që nuk reflektojnë realitetin. Megjithëse në publik shfaqen të buzëqeshur e të bashkuar, e vërteta është krejt tjetër: brenda VLEN mbretëron një përplasje serioze për pushtet dhe ndikim.

Burime të besueshme tregojnë se personat që po shfaqen në fotografitë e shpërndara në rrjete sociale nuk kanë mandat vendimmarrës dhe nuk luajnë rol real në drejtimin e koalicionit. Vendimet strategjike merren vetëm nga Izet Mexhiti, ndërsa të tjerët janë aty për fasadë.

Alternativa ka vendosur një vijë të kuqe të qartë: ose merr Sarajin, ose Çairin – ose del nga VLEN. Ky ultimatum e bën të qartë se durimit i ka ardhur fundi dhe nuk ka më vend për manovra politike e as për “unitet fotografik”.

Nëse ky kusht nuk merret parasysh, do të jetë një dorëzim total i Izet Mexhitit, që tashmë shihet si figura dominante brenda koalicionit.

VLEN po përballet me krizën më të rëndë që nga formimi, dhe asnjë foto nuk mund ta fshehë realitetin që qytetarët tashmë e kuptojnë qartë: përçarja është më e thellë se kurrë.

Continue Reading

Lajme

Thellohet kriza në VLEN/ Zeka – Arbenit: “Raj be tej mos fol, se tej s’ke as parti!”

Published

on

By

Përçarja në VLEN po thellohet. Pasi Alternativa ka kërkuar Çairin ose Sarajin, portali TS mëson se konflikti është zgjeruar edhe më tej. Në një mbledhje, sipas të njëjtit portal, acarimi ka ndodhur mes Izet Mexhitit dhe Zeqirja Ibrahimit, lidhur me kërkesën që Alternativa të marrë njërën nga këto dy komuna.

Në kulmin e debatit ka ndërhyrë Arben Fetahu, duke u përpjekur ta zbusë situatën. Ai i është drejtuar Zekës nga Alternativa, duke i kërkuar që të tërhiqet, me arsyetimin se Alternativa, sipas anketave të fundit, qëndron shumë më dobët krahasuar me Lëvizjen Demokratike të Mexhitit. Por reagimi i Zekës ka qenë i ashpër, duke i thënë: “Raj be tej mos fol, se tej n s’ke as parti!”

Nga ana tjetër, sot zyrtarisht, Bekim Sali ka paralajmëruar kandidaturën e tij për Çairin, duke i dërguar një mesazh të qartë Izet Mexhitit: “Për Çairin vendosin qytetarët, jo emrat!”

Ndryshe, në anketën e fundit të realizuar nga IRI- Amerikan të publikuar nga portali TS, në nivel kombëtar, Fronti Kombëtar rezulton me 14% mbështetje, ndërsa VLEN me vetëm 5%./TS/

Continue Reading

Lajme

Alternativa Tetovë: Bekim Sali dhe Amir Elezi ose largohemi nga Kasami

Published

on

By

Strukturat e degës së Alternativës në Tetovë kanë dhënë mesazh të qartë në një takim të degës ku kanë marr vendim se nëse kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami nuk pranon kandidatët e tyre Bekim Sali dhe Amir Elezi, ose nuk do të ketë asnjë mbështetje për të në Tetovë dhe komunat përreth.

Burime nga dega e Alternativës në Tetovë bëjnë të ditur se gjatë këtij takimi është vendosur unanimisht që dega e Tetovës dhe Tearcës të mbështesë vetëm Amir Elezin dhe Bekim Salin si kandidatë të tyre në kuadër të marrëveshjeve të mundshme politike. Në të kundërtën, Alternativa do të tërhiqet nga mbështetja ndaj Bilall Kasamit, jo vetëm në Tetovë, por edhe në komunat e tjera.

Ky zhvillim tregon për tensione të reja mes partnerëve opozitarë dhe paralajmëron vështirësi në koordinimin për zgjedhjet lokale që po afrohen.

Continue Reading

TOP Lajme