Connect with us

Lajme

Hasim Murtezani feston ditëlindjen, ja sa vite mbush

Published

on

Zëvendës sekretari i qeverisë Hasim Murtezani ka festuar sot ditëlindjen e tij të 39-të, duke ndarë me ndjekësit një mesazh mirënjohjeje dhe reflektimi.

“Në ditëlindjen time të 39-të e falënderoj Zotin që më ka mundësuar të jetoj deri më sot me shëndet të plotë dhe jetë të mirë,” shkruan Murtezani, i cili përveç urimeve, ka ndarë edhe një mesazh domethënës për vlerat që, sipas tij, e bëjnë jetën të vlefshme.

“Gjatë këtyre viteve kam kuptuar se sinqeriteti, besnikëria dhe dinjiteti në jetë, janë virtytet që e mbajnë gjallë emrin e një njeriu gjithmonë,” theksoi ai.

Në fund, ai falënderoi të gjithë miqtë për urimet dhe kujdesin e treguar: “Qofshi me shëndet dhe jetë të gjatë pranë njerëzve që ju duan dhe i doni. E çmoj vëmendjen tuaj!”

Continue Reading

Lajme

ASH: Mexhiti po riciklon bixhozin – nuk mbyllet, vetëm legalizohet

Published

on

By

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekologjisë, Izet Mexhiti, ka filluar të sulmojë opozitën me akuza boshe, duke thënë se kritikojmë ligje që nuk i kemi lexuar. Por ne e pyesim publikisht: a e ka lexuar vetë Izet Mexhiti Ligjin për Lojërat e Fatit? Sepse nëse e ka lexuar dhe përsëri del në opinion për të thënë se ky ligj do ta mbyllë bixhozin, atëherë po mashtron hapur ose nuk e kupton çfarë firmos.

Ky ligj nuk mbyll asgjë. Përkundrazi, ai garanton vazhdimësinë e industrisë së bixhozit në një formë të rregulluar dhe të mbikëqyrur nga struktura që tashmë janë të kapura. Ky nuk është ligj kundër bixhozit, por një rikonstruktim i perandorisë së lojërave të fatit, të lidhur ngushtë me oligarkë që në mënyra të ndryshme rezultojnë bashkëpunëtorë të vetë Izet Mexhitit.

Nëse Izet Mexhiti do të ishte vërtet kundër bixhozit, nuk do të lejonte që bastoret të qëndrojnë pranë shkollave. Ligji i ri e ndalon distancën vetëm për kazinotë dhe lojërat elektronike, por bastoret janë përjashtuar. Ato mund të vazhdojnë të funksionojnë pranë shkollave pa asnjë problem. Dhe nëse flet për distancën prej 500 metrash, duhet të sqarojë pse matja i lihet kompanive private, dhe jo institucioneve shtetërore, komunave apo vetë shkollave. Ky është mashtrim i pastër.

Në vend të mbrojtjes së qytetarëve, Izet Mexhiti ka kthyer Lotarinë Shtetërore në një vegël klienteliste. Emërimi i Ahmet Miftarit si zëvendësdrejtor, të cilin vetë e paraqiti si kuadër të VMRO-së, është në fakt një bashkëpunëtor i afërt i vetë Mexhitit dhe kuadër i Lëvizjes Demokratike. Për më tepër, përfshirja e familjarëve të tij në Bordin e Lotarisë tregon qartë se institucioni është kapur plotësisht për interesa personale dhe politike.

Heshtja e Mexhitit në rastin e shkatërrimit të pyjeve në malin Kozhuf është një tjetër dëshmi e lidhjeve të tij me industrinë e bixhozit. Kompania “Sportlife”, në pronësi të oligarkut Gjoko Sterjoski, po shkatërron hapur ekosistemin dhe biodiversitetin në atë zonë, ndërsa ministri që duhet të kujdeset për mjedisin, nuk flet asnjë fjalë. Kjo nuk është pasivitet, kjo është kompromis.

E gjithë kjo tregon se retorika e Izet Mexhitit për “luftë kundër bixhozit” është një mashtrim klasik. Ai nuk është armik i bixhozit, por garantuesi i tij më i heshtur. Dhe ky ligj që ai po mbron nuk e ndalon industrinë, por e sistemon atë në mënyrë që të vazhdojë të funksionojë për vite të tëra, nën kontrollin e po të njëjtëve oligarkë dhe struktura të kapura.

Aleanca për Shqiptarët kërkon mbyllje reale, të pakushtëzuar dhe të menjëhershme të të gjitha formave të bixhozit pranë shkollave dhe zonave të banuara. Jo me përjashtime, jo me kritere të rreme dhe as me matje nga kompani private. Ky është minimumi që duhet të garantojë një shtet normal.

Në vend të transparencës kemi klientelizëm. Në vend të reformës kemi riciklim figurash të vjetra. Në vend të mbrojtjes së interesit publik kemi kapje të institucioneve dhe heshtje të blerë. Dhe në qendër të kësaj hipokrizie është Izet Mexhiti.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Taravari: Daim Luçi, shef i shtabit zgjedhor në Çair

Published

on

By

Me shumë dashuri për Çairin dhe me vullnet për punë të ndershme, sot u zgjodh Daim Luçi si shef i shtabit zgjedhor të kësaj komune.
Daimi është njeri i fjalës, i punës dhe i organizimit. Ai e njeh mirë Çairin, i njeh njerëzit, hallet dhe shpresat e tyre. Prandaj besojmë se do të udhëheq me përgjegjësi dhe me zemër, që fitorja të jetë e përbashkët.
Urime Daim!

Continue Reading

Lajme

Është rritur intensiteti i komunikacionit, nuk ka pritje më të gjata në vendkalimet kufitare

Published

on

By

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Nga 1 korriku deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore në Maqedoni u vendos regjim i përkohshëm veror i trafikut, i cili ndalon lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese me një masë totale mbi 15 tonë, gjatë fundjavave dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta.

Continue Reading

TOP Lajme