Connect with us

Lajme

Halil Snopçe: Aleanca për Shqiptarët ishte motor i ligjit për përfaqësim të barabartë

Published

on

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në një intervistë për TVM2 ka deklaruar se partia e tij ka pasur një rol thelbësor në hartimin dhe shtyrjen përpara të ligjit për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë. Ai rikujtoi se, pas shfuqizimit të balancuesit nga Gjykata Kushtetuese, ishte pikërisht ASH-ja që përgatiti draft-ligjin fillestar, i cili më vonë u propozua nga koalicioni VLEN.

Sipas Snopçes, ASH-ja kërkoi gjithashtu formimin e një trupi koordinues me ekspertë, që do të kujdesej për përpunimin e draftit sipas nevojave reale të shqiptarëve. Deputeti shpjegoi se një nga arsyet për daljen e ASH-së nga qeveria ishte pikërisht mungesa e vullnetit politik nga VMRO-DPMNE për ta proceduar ligjin, duke e cilësuar si “taktizim të qëllimshëm” dërgimin e tij në Komisionin e Venedikut.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Vendimi i Kushtetueses rikthen dinjitetin e Diasporës, rritet zyrtarisht numri i shqiptarëve në vend

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila ka shfuqizuar ndarjen e banorëve në rezident dhe jo rezident nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2021.

Taravari thekson se me këtë vendim, diaspora numërohet si pjesë e popullatës së vendin.

“Përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese që shfuqizoi ndarjen absurde “rezident-jo rezident”. Tashmë Diaspora numërohet si pjesë e popullsisë së vendit”, shkruan Arben Taravari, kryetar i ASH-së.

Me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, Taravari potencon se rritet numri i shqiptarëve dhe bëhet aq sa realisht janë shqiptarët në Maqedoni.

“Tashmë do rritet numri zyrtar i shqiptarëve…do të bëhet aq sa realisht janë!”, ka nënvizuar Arben Taravari, kryetar i ASH-së.

Continue Reading

Lajme

Maksuti: Në emër të profesionalizmit, rrezikohet përfaqësimi i shqiptarëve (Video)

Published

on

By

“Në emër të profesionalizmit, shqiptarët rrezikohen të përfaqësohen në institucionet Publike”. Kështu ka deklaruar për Televizionin Shenja, profesori dhe njëherësh njëri ndër anëtarët e grupit punues rreth Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuatë, Mersim Maksuti. Megjithatë, Profesori thotë se Përfaqësimi i Drejtë dhe Adekuatë është vlerë, duke shtuar se është njëra ndër vlerat më të rëndësishme të rendit kushtetuse, madje siç tha, njëra ndër vlerat kryesore të ndërtimit të këtij shtet që lidh bashkëjetesën.

MERSIM MAKSUTI,PROFESOR UNIVERSITAR

“Përfaqësimi i qytetarëve në bazë të përkatësive të tyre etnike është një e drejtë kolektive e tyre. Ti cenon një të drejtë të nji kolegtiviteti të caktum, ndërsa profesionalizmi është dytësor në këtë rast, sepse ti me profesionalizëm mundë të cenosh një të drejtë të një qytetari si individ dhe kur këta të drejta ndeshen, si një pjesëtar i një kolegtiviteti dhe si një individ, si rregull e drejta kolektive prevalon, dominon dhe prandaj unë e shoh si rrezik”.

Profesor Maksuti thotë se rastet e fundit që i kemi me këto konkurset ku numri i shqiptarëve të punësuar është simbolik ose zero është një dëshmi se në emër të profesionalizmit, ne rrezikojmë përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet publike. Një ndër vërejtjet kryesore për këtë Ligj, Profesori Maksuti theksoi se është mungesa e elementin sanksionues.

MERSIM MAKSUTI,PROFESOR UNIVERSITAR

“Vërejtja kryesore që bie në sy është se i mungon komponenta, elementi sanksionues d.m.th nuk i sigurohet mbrojtje juridike, pra nuk parashihet me ligj ndonjë sanksion. Sanksionet janë të natyrës kundërvajtse, e cila do të ndëshkonte të gjithë zyrtarët publikë, njerëzit që janë kompententë për zbatimin e ligjit, që ato të ken një lloj detyrimi para ligjit për zbatimin e ligjit në praktik. Shifni, kjo është ajo vërëtja kurciale bazike që kam te ligji”.

Kujtojmë se ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuatë, është miratuar në seancën qeveritarë, ndërsa pritet i njejti të dërgohet për mendim në Komisionin e Venecias dhe pas do rikthehet këtu ku do të ketë debat publike dhe pritet të shifet se a do të miratohet edhe në Kuvend. /SHENJA/

Continue Reading

Lajme

Policët shqiptarë reagojnë: Jemi të diskriminuar dhe nuk kemi mundësi avancimi në shërbim

Published

on

By

Sindikata e Pavarur e Policisë në Maqedoninë e Veriut ka ngritur zërin kundër, siç thuhet, diskriminimit sistematik dhe pamundësisë për avancim në karrierë të pjesëtarëve shqiptarë të policisë.

Përmes një deklarate nga nënsekretari i përgjithshëm, Florim Alimi, theksohet se një numër i madh policësh, pavarësisht përvojës shumëvjeçare profesionale dhe kualifikimeve të nevojshme, nuk kanë arritur të avancojnë në pozita zyrtare. Ata shprehin shqetësim për faktin se në vendbanimet me shumicë shqiptare, numri i policëve dhe kuadrit drejtues është i barabartë mes shqiptarëve dhe maqedonasve, ndërsa në vendet ku shqiptarët janë pakicë, ata nuk merren parasysh për pozita të larta – për dallim nga maqedonasit që vendosen në funksione të larta edhe në mjedise shqiptare.

“Avancimi i kuadrove shqiptare nuk është i mjaftueshëm. Kjo është veçanërisht e theksuar te kuadri menaxherial dhe në nivelet më të larta udhëheqëse. Më së shumti diskriminim është vërejtur në Manastir dhe disa qytete ku shqiptarët janë më pak të pranishëm, si Ohri dhe Prilepi, ku gjendja është shumë e keqe,” deklaroi Florim Alimi për PortalX.

“Në kuadret udhëheqëse mungon përfaqësimi sipas përqindjes së popullsisë. Për shembull, në Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Strugë – sipas vizitave që kemi bërë dhe përqindjes lokale të popullsisë – menaxhmenti do të duhej të ishte në raport 80/20. Por në shumicën e rasteve kemi raport 1/1, pra dy shefa ndërrimi shqiptarë dhe dy maqedonas. E për pozitat më të larta, as që ia vlen të flasim. Sigurisht që ekziston një qëllim i caktuar pas kësaj, prandaj kam kërkuar takim zyrtar me zëvendësministrin Iseni, funksionar i lartë, që të shqyrtohet ky shqetësim i kuadrove shqiptare,” tha Alimi.

Ai thekson se ky problem ndikon negativisht jo vetëm në moralin dhe motivimin e të punësuarve, por krijon edhe një ndjenjë të qartë diskriminimi dhe pabarazie në sistem. Si shembull përmend edhe rastin e tij personal: me mbi 23 vite përvojë pune dhe të gjitha kualifikimet e nevojshme, ende nuk i është ofruar mundësia për avancim.

Sindikata nënvizon përkushtimin e saj për përfaqësim të drejtë të të gjithë nëpunësve policorë dhe kërkon nga institucionet kompetente që të ndërmarrin masa konkrete për të siguruar trajtim të barabartë për çdo të punësuar, në përputhje me përvojën, përkushtimin dhe kontributin profesional të tij.

Continue Reading

TOP Lajme