Connect with us

Lajme

Gjuha shqipe hiqet nga legjitimacioni i drejtuesve të burgjeve, Ligji i ri e kthen vetëm maqedonishten! (Foto)

Published

on

Në të ardhmen, drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e burgjeve në Maqedoninë e Veriut do ta kenë kartelën e legjitimimit (bexhin) vetëm në gjuhën maqedonase. Kështu parashihet në propozim-ligjin e ri për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve, i cili tashmë është publikuar në faqen e ENER-it dhe sot u debatua në një seancë publike në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, shkruan gazeta KOHA.

Sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë, si propozues i ndryshimeve, ligji aktual ka disa mospërputhje me ligje të tjera relevante, duke shkaktuar probleme në zbatimin praktik. Megjithatë, në propozimin e ri është fshirë krejtësisht paragrafi 3 i nenit 12, i cili përcaktonte qartë se legjitimiteti zyrtar i drejtorit jepet edhe në gjuhën maqedonase, edhe në gjuhën e komunitetit që përbën mbi 20% të popullsisë (gjuha shqipe).

“Drejtori i institucionit posedon legjitimitet zyrtar në të cilin janë të përcaktuara autorizimet e tij dhe e njëjta jepet në gjuhën maqedonase dhe në shkrimin e saj cirilik, ndërsa personit zyrtar që flet gjuhë të qytetarëve që e flasin 20 për qind (gjuha shqipe), e njëjta i jepet në maqedonisht dhe në gjuhën më të cilën e flet”, thuhet në paragrafin 3 të nenit 12 të ligjit aktual.

Ky nen për gjuhën shqipe ishte futur në janar të vitit 2024 me propozim të ish-ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga. Por tani, me propozimin e ministrisë që drejtoheg nga Igor Filkovi nga ZNAM-i, paragrafi hiqet dhe teksti i ri nuk parasheh përdorimin e gjuhës shqipe në asnjë formë.

“Paragrafi 4 i nenit 4 ndryshohet dhe do të ketë këtë përmbajtje: ‘Drejtori i institucionit posedon legjitimacion zyrtar në të cilin janë të përcaktuara autorizimet e tij’”, thuhet në propozim-ligjin e ri.

Profesorja Gordana Lazhetiq, e cila është kryetare e Grupit punues për përgatitjen e ndryshimeve të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve, nuk pranoi të përgjigjet në pyetjen e profesorëve shqiptarë të drejtësisë se pse në propozim-ndryshimet e reja të Ligjit është hequr paragrafi që parashikon gjuhën shqipe në kartat e identifikimit të drejtuesve të burgjeve.

“Nuk kam përgjigje, nuk mund ta komentoj…”, tha shkurt Lazhetiq, ndërsa përgjigje nuk dha as drejtori i Drejtori për ekzekutimin e sanksioneve në burgje, Aleksandar Pandov.

Veç kësaj, profesorë nga Universiteti i Tetovës dhe UEJL-së kanë reaguar ashpër, duke thënë se jo vetëm që hiqet shqipja nga ky ligj, por është ndaluar krejtësisht praktika e përfshirjes së ekspertëve shqiptarë në Grupet punuese të Ministrisë së Drejtësisë. Kjo, sipas tyre, është kthim prapa në proceset e reformave ligjore që kërkohen nga Bashkimi Evropian dhe rrezikon barazinë gjuhësore dhe eliminon përfaqësimin e shqiptarëve në proceset reformuese. (koha.mk)

Continue Reading

Lajme

Sot i jepet lamtumira e fundit vëllait të Gjestit

Published

on

By

Një aksident i rëndë më fatalitet ka ndodhur dje rreth orës 14:05 në fshatin Treboviq-Pejё.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën Eldion Kelmendi, vëllau i reperit Gjesti.

Familjarët kanë njoftuar varrimi i të ndjerit do të më 27.09.2025, në varrezat e fshatit Pavlan në orën: 17:00.

Continue Reading

Lajme

Politikani shqiptar në Zvicër, Muharem Maloku: Nazim Taipi është kandidati i duhur për Tearcën

Published

on

By

Politikani i mirënjohur në Zvicër, në radhët e partisë FDP-së (Partia Liberale) Muharem Maloku ka shprehur përkrahjen publike ndaj kandidatit të Aleancës Kombëtare për Integrim në Komunën e Tearcës Nazim Taipi.

Maloku në rrjetin e tij social shkruan: “Zotri Nazim Taipi është një personalitet i veçantë dhe jam shumë i lumtur, që popullata e Tearces e ka fatin ta kenë në Tetor 2025 Kryetar Komune! Mos e humbisni kët shancë!”

Muharem Maloku gjithashtu ka përshëndetur edhe bashkimin e partive shqiptare në Aleancës Kombëtare për Integrim: “Para pakë kohe e paimagjinueshme ky bashkim i partive Shqiptare në Maqedonin e Veriut. Sot realitet! Të bashkuar, gjithmonë ma të fortë!”

Continue Reading

Lajme

Albi Qamili merr nga 40 mijë denarë në M. Ekonomisë. Kasami: Albi punon pa pare (Dokument)

Published

on

By

Kandidati për kryetar të Këshillit të Tetovës, Albi Qamili, rezulton se muajt e fundit ka marrë pagë nga Ministria e Ekonomisë, edhe pse gjatë kësaj kohe është parë duke punuar në restorantin e tij privat “PRIMAVERA”.

Sipas të dhënave nga Open Finance, Qamili ka përfituar nga 40 mijë denarë në muaj gjatë qershorit, korrikut dhe gushtit, pa qenë i pranishëm asnjëherë në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë.

Ndërkohë, Komuna e Tetovës ka transferuar një shumë prej 100 mijë denarësh në llogarinë e restorantit PRIMAVERA. Kryetari i Komunës, Bilall Kasami, ka deklaruar se kjo pagesë është bërë për shkak të pritjes së mysafirëve gjatë verës kulturore.

Nga ana tjetër, Ministria e Ekonomisë nuk ka dhënë ndonjë sqarim zyrtar mbi detyrën apo pozitën që Albi Qamili mbulon në këtë institucion./TS/

Continue Reading

TOP Lajme