Connect with us

Lajme

Gazetari Urim Saliu: Brenda VLEN-it ka politikanë që turpërohen nga të tjerët brenda koalicionit!

Published

on

Gazetari dhe kryeredaktori i portalit Tetova Sot, Urim Saliu, ka reaguar pas deklaratave të Adnan Azizit, shef i shtabit të koalicionit VLEN. Ai theksoi se brenda vetë këtij koalicioni ekzistojnë dallime dhe pakënaqësi të brendshme mes politikanëve.

“Jam i bindur se disa politikanë dhe parti brenda Vlenit, janë të turpëruar nga disa të tjerë që janë poashtu pjesë e Vlenit”, u shpreh Saliu.

Ai shtoi se këto përplasje të brendshme do të dalin në pah me kalimin e kohës:
“Kur rrugët e tyre do ndahen, ata do ta thonë edhe vetë këtë”, theksoi kryeredaktori i Tetova Sot. Flaka Media

Continue Reading

Lajme

Kadriu: Pas largimit të ASH-së nga pushteti, Dimitrievski orienton projektet nëpër lagjet maqedonase

Published

on

By

Të nderuar qytetarë të qytetit të Kumanovës,

Shikoni fotot: për vetëm dy javë, kryetari i Komunës së Kumanovës ka realizuar mbi 22 projekte me mjete buxhetore me kosto miliona euro të grumbulluara nga të gjithë taksapaguesit përfshirë edhe mbi 30% shqiptarë. Fatkeqësisht, asnjë nga këto projekte nuk është realizuar në lagjet e banuara me shqiptarë.

Aleanca për Shqiptarët, gjatë tri viteve që ishte pjesë e pushtetit lokal, kurrë nuk e ka lejuar këtë diskriminim etnik. Të gjithë jeni dëshmitarë për sa projekte janë realizuar në lagjet shqiptare.

Unë e kuptoj Maksim Dimitrievskin, por nuk i kuptoj LEN çfarë bëjnë ata aty?
A kanë gjuhë të flasin, apo janë thjesht një makineri votimi për të kaluar vendimet e Maksimit?

Ju kujtoj se këshilltari i Aleancës u zëvendësua me këshilltaren e LSDM-së, e cila më pas kaloi tek LD dhe i siguroi shumicën Maksimit për t’i krijuar luksin që të tallet dhe të nënçmojë shqiptarët.

Paaftësia ka emër quhet LEN ose S’VLEN!

TURP!

Continue Reading

Lajme

Aleanca për Shqiptarët: “Deklarata e Filkov rrezikon përfaqësimin e shqiptarëve, VLEN mbështet çdo veprim antishqiptar të qeverisë jolegjitime”

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë për deklaratën e Igor Filkov, ministrit të Drejtësisë, për mundësinë e rishikimit të shumicës së Badenterit. Ky mekanizëm është themelor për garantimin e përfaqësimit të komunitetit shqiptar në institucionet e Maqedonisë së Veriut.

“Deklarata e ministrit është e papranueshme dhe përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për të drejtat dhe përfaqësimin e shqiptarëve. Pas heqjes së Balancuesit, tani kërkohet edhe heqja e Badenterit, duke vënë në rrezik barazinë etnike dhe parimet demokratike,” thekson Aleanca për Shqiptarët.

Aleanca gjithashtu akuzon koalicionin qeverisës VLEN:

“VLEN vazhdon të jetë mbështetës i çdo nisme antishqiptare të qeverisë jolegjitime. Me heshtjen dhe pranimin e veprimeve të tilla, VLEN po rrezikon interesat dhe të drejtat e shqiptarëve, duke e legjitimuar politikën diskriminuese të këtij pushteti.”

Aleanca për Shqiptarët kërkon nga të gjitha institucionet dhe faktorët ndërkombëtarë:

“Të ndërhyjnë dhe të ndalojnë këtë ofensivë kundër përfaqësimit të shqiptarëve, sepse çdo tentativë për të hequr mekanizmat e garantimit të barazisë etnike është një sulm ndaj demokracisë dhe stabilitetit të vendit.”

Aleanca për Shqiptarët do të qëndrojë e palëkundur në mbrojtje të të drejtave, përfaqësimit dhe barazisë së komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme ditore

Arbër Ademi: Kjo qeveri ka agjende që sistematikisht ta shkatëroj Marrëveshjen e Ohrit

Published

on

By

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi përmes një press konference në ka shprehur shqetësime për deklaratat e fundit të ministrit Flikov pasi sipas tij kjo qeveri që nga fillimi ka pasur për agjendë rënimin e marrëveshjes paqësore të Ohrit dhe kjo është vërtetuar në një sërë veprimesh, shkruan Top24

Continue Reading

TOP Lajme