Connect with us

Politika

Gashi për REL/ Ndryshime ligjore që të shmangen zgjedhjet e parakohshme lokale?!

Published

on

Në seancën e parë që do të thirret nga Kryetari I ri I Kuvendit, Afrim Gashi, para se të formohet qeveria, do të gjenden ndryshimet ligjore me të cilët do të mundësohet që të formohen Ministri të reja, të transformohen ministritë ekzistuese si dhe të shmangen zgjedhjet e parakohshme lokale në disa komuna, pasi emrat e disa Kryebashkiakëve tashmë përmenden si pjesë të ekzekutivit.

Kjo është bërë e ditur nga Kryeparlamentari Afrim Gashi gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, e cila në tërësi do të emetohet të dielën më 2 qershor.

“Jemi para sfidës që të kemi bartës të komunave që do të zgjidhen për 5 – 6 muaj dhe pas 7 apo 8 muajve të kemi sërish zgjedhje. Mendoj se nuk është në rregull dhe në kundërshtim me Kushtetutën që dikush të zgjidhet me mandat katërvjeçar, kurse dikush tjetër me vota të njëjta për mandat prej 8 muajve. Mendojmë se është anti-kushtetuese dhe duhet të përmirësohet me ligj”, tha Afrim Gashi.

Që të votohen këto ndryshime ligjore duhet të mbështeten nga 2/3 e shumicës në Kuvend, shumicë të cilën koalicioni I ri qeveritar pretendon se e kanë.

Për Kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravarin dhe atij të Aerodromit, Timço Mucunski, spekulohet se do të jenë pjesë e ekzekutivit, kurse kreu I Komunës së Sarajit, Blerim Bexhiti, tashmë njoftoi se do të jetë pjesë e përbërjes së re parlamentare në Kuvend./tvklan.mk

Continue Reading

Lajme

Uzairi dhe Ramadani nga ASH-ja priten nga ambasadori Meidani

Published

on

By

Sekretari organizativ i ASH-së, Gadaf Uzairi i shoqëruar nga shefja e shtabit zgjedhorë të FRASH-it Viola Ramadani sot kanë takuar ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Denion Meidani me të cilin diskutuan mbi çështje me rëndësi për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, shkruan Top24

“Sot, bashkë me Shefen e Shtabit Qendror të FRASH-it, Viola Ramadani, patëm kënaqësinë të zhvillojmë një takim miqësor me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Shkup, z. Denion Meidani.
Në këtë takim, diskutuam mbi çështje me rëndësi për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.
Mirënjohës për pritjen dhe bashkëbisedimin konstruktiv, Ambasador Meidani 🇦🇱“, ka nënvizuar Uzairi.

Continue Reading

Lajme

Snopçe: Këto të VLEN-it veprojnë si drejtëza paralele secili në mendësinë e vet pa një pikë të përbashkët

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe përmes një postimi ka ironizuar liderët e VLEN-it se po sillen si drejtëza paralele pa asnjë pikë të përbashkët duke vepruar secili në mendësinë e vet. Snopçe ka pyetur liderët e VLEN-it se me cilin nga ta do të duhej të takohet kryeministri i Shqipërisë,me cilin nga to do ulet ai?, shkruan Top24

Këto të Vlenit veprojnë si drejtëza paralele secili me mendësinë dhe mentalitetin e vet pa mos pasur një pikë të përbashkët, pa mos pasur një kokë të përbashkët. Kanë shumë njerëz me vendimarrje por nuk kanë lider. Vizioni politik nuk ndërtohet në këtë mënyrë.
Parashtrohet pyetja me cilin prej tyre do të takohet kryeministri i Shqipërisē për shembull. Me cilin nga ato do ulet ai?
Në këtë formë, pa mos u takuar asgjëkundi, ato drejtëza paralele në rrugën e tyre do të humben dikundi në horizont pa mos dhënë asnjë efekt.

Continue Reading

Lajme

ASH: Shkupi i rrethuar nga ndikimi Botës Serbe – Anketa tregon: Rinia, viktimë e politikave që e largojnë BE-në

Published

on

By

Raporti më i fundit i Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian ngre alarmin për gjendjen e rëndë politike, institucionale dhe gjeopolitike në Maqedoninë e Veriut.
Në qendër të vëmendjes është ndikimi malinj i projektit të ashtuquajtur “Bota Serbe”, që përpiqet të minojë sovranitetin e shteteve të rajonit përmes një boshti Beograd-Budapest-Moskë-Pekin.

Në dokument përmendet qartë se Serbia dhe Hungaria janë kthyer në kanale të ndikimit rus e kinez, që cenojnë orientimin euroatlantik të vendeve të rajonit;

Po ashtu, Media dhe strukturat e ndërlidhura me këto qendra përdorin dezinformimin masiv për të goditur NATO-n dhe BE-në;

Raporti thekson se arkivat e UDBA-s dhe KOS-it vazhdojnë të mbeten të mbyllura, ndërsa figura me të kaluar problematike kanë ndikim të thellë në politikën e sotme.

Kjo situatë, e cila përkon me paralajmërimet tona të vazhdueshme, është rrezik i drejtpërdrejtë për sigurinë dhe të ardhmen e qytetarëve, veçanërisht të rinisë shqiptare, e cila çdo ditë e më shumë humb besimin te eurointegrimet për shkak të stagnimit institucional dhe manipulimit politik.

Të gjitha këto vërejtje, në një formë apo në një tjetër, u thanë nga lideri Arben Taravari kur u sollë vendimi për braktisjen e qeverisë dhe koalicionit VLEN.

Njëkohësisht, rezultatet e fundit nga anketat e opinionit publik tregojnë një rënie dramatike të besimit të qytetarëve – veçanërisht të rinisë shqiptare – në procesin e integrimit evropian. Më shumë se gjysma e të anketuarve besojnë se Maqedonia e Veriut nuk është seriozisht e përkushtuar ndaj reformave, ndërsa një numër në rritje e shohin ndikimin serbo-rus si pengesën kryesore për të ardhmen euroatlantike të vendit. Këto të dhëna janë një sinjal i qartë se pa ndryshime rrënjësore në qeverisje, Maqedonia e Veriut rrezikon të humbasë brezin që më shumë ka besuar në Evropë.

Ne, si Aleanca për Shqiptarët, kemi paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së po sabotohet nga qeverisje klienteliste dhe e kapur, korrupsion i shfrenuar në nivelet më të larta, ligje të miratuara pa transparencë dhe pa konsensus demokratik, si dhe komprometimi i shpresës tek të rinjtë shqiptarë, që sot shohin emigrimin si zgjidhjen e vetme.

Në vend të përqendrimit në simbolika të identitetit, si diskutimi i panevojshëm për “gjuhën moderne”, institucionet duhet të merren me reforma të thella demokratike dhe hapjen e dosjeve të errëta të së kaluarës.

ASH kërkon zbatimin e plotë të rekomandimeve të BE-së për luftën kundër korrupsionit, hapjen e arkivave të UDBA-s dhe KOS-it si kusht për zbardhjen e së kaluarës dhe ndaljen e ndikimeve malinje, forcimin e institucioneve që garanton sundimin e ligjit dhe barazinë për të gjithë qytetarët.

Rruga e integrimit evropian nuk kalon përmes “Botës Serbe”, por përmes rindërtimit të besimit te drejtësia, liria dhe dinjiteti njerëzor.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

TOP Lajme