Connect with us

Politika

Gashi: Ata që sot e sulmojnë Albin Kurtin, janë të njëjtit që po i vajton edhe Aleksandar Vuçiqi

Published

on

Gjatë natës së mbrëmshme aktivitetet e koalicionit VLEN janë mbajtur në Komunën e Likovës. Me këtë rast, kryetari i parisë Alternativa, Afrim Gashi gjatë fjalimit të tij ka treguar se koalicioni ka mbështetjen kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Andaj ne duhet ta vlerësojmë këtë përkrahje dhe mos të lejojmë që dikush që harton plane 9-pikëshe kundër Kosovës ta luhatë votuesin shqiptar”, ka thënë Gashi.

Ai tutje ka thënë se ata që sulmojnë Albin Kurtin, janë të njëjtit që po i vajton edhe presidenti i Serbisë.

“Sonte jemi këtu që të kërkojmë mbështetje për kandidatin presidencial, Dr. Arben Taravari. Ne të gjithë e dimë se kush është ai e çfarë vlera ka dhe prandaj nuk ka nevojë t’ua prezantoj, por ajo që dua ta keni parasysh është se vetëm Arben Taravari në këtë garë e përfaqëson votuesin shqiptar. Ai, përveç neve të gjithëve, e ka edhe mbështetjen e kryeministrit të Kosovës, z. Albin Kurti. Andaj ne duhet ta vlerësojmë këtë përkrahje dhe mos të lejojmë që dikush që harton plane 9-pikëshe kundër Kosovës ta luhatë votuesin shqiptar. Sa për ta kujtuar, ata që sot e sulmojnë Albin Kurtin, janë të njëjtit që po i vajton edhe Aleksandar Vuçiqi. Prandaj, nëse jeni kundër Vuçiqit, votoni për Arben Taravarin dhe për numrin 6!”.

Gashi në këtë takim ka thënë se shumë gjëra i mungojnë Likovës, duke premtuar se do të investohen 500 milionë euro për rregullim të infrastrukturës

“Nuk ka kuptim që ata ende të vijnë këtu e të flasin për UÇK-në, për dëshmorët, për veteranët e invalidët, ndërsa secili fshat ka mungesë uji, mungesë dritash, mungesë asfalti e mungesë kanalizimi. Prandaj, obligimi ynë është që në qeverinë e ardhshme të ndajmë 500 milionë euro nga buxheti shtetëror dhe njëherë e përgjithmonë ta mbyllim temën e infrastrukturës edhe për zonën e Likovës”.

Continue Reading

Lajme

BDI: VLEN vegël e VMRO për të sulmuar regjistrimin dhe gjuhën shqipe

Published

on

By

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj, siç e cilëson, një strategjie të re të orkestruar nga partitë maqedonase VMRO-DPMNE dhe ZNAM, përmes bashkëpunimit me partitë e vogla shqiptare të mbetura nga koalicioni VLEN, me qëllim që të zhbëhet barazia ndëretnike në Maqedoninë e Veriut.

Në një komunikatë për media, BDI shpreh “shqetësim të thellë” për atë që e quan një “fushatë të rrezikshme dhe të paprecedentë” kundër procesit të regjistrimit të popullsisë – një element kyç për funksionimin demokratik dhe multietnik të shtetit.

“Po shohim një model të rrezikshëm që po përsëritet me një skenar të qartë,” thuhet në reagimin e BDI-së, duke kujtuar rastet e mëparshme kur, sipas partisë, sulmet ndaj institucioneve që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit kanë ndjekur një logjikë të përsëritur: fillimisht relativizim nga partitë shqiptare të vogla, më pas anulim nga partitë maqedonase.

BDI përmend shembuj konkretë si Balancuesin administrativ, përdorimin e gjuhës shqipe dhe tashmë regjistrimin e popullsisë – të gjitha, sipas tyre, nën shënjestër për të dobësuar themelet e barazisë.

“BDI e denoncon me forcë këtë qasje si një strategji të mirëkoordinuar për të dobësuar themelet e barazisë në këtë shtet,” thekson komunikata, duke i bërë thirrje qytetarëve shqiptarë dhe të gjithë faktorëve të përgjegjshëm ta kuptojnë rrezikun e këtij modeli të ri që prodhon ndasi, mohim dhe tension.

Partia thekson se do të vazhdojë të qëndrojë në mbrojtje të barazisë, përfaqësimit dhe vlerave të Marrëveshjes së Ohrit, e cilësuar si themeli i paqes dhe bashkëjetesës ndëretnike në vend.

Continue Reading

Lajme

Halili nga ASH: Investimet anashkalojnë zonat shqiptare – Pabarazi dhe dështim

Published

on

By

Deri më sot nuk ka asnjë investim të huaj në komunat me shumicë shqiptare – një dështim i qartë i politikës ekonomike, vuri në dukje
Arben Halili në konferencën për media.

“Ministri i Ekonomisë bën propagandë me vetëpunësim, por asnjë investim nuk ka shkuar në vendbanimet shqiptare. Kjo është fyerje për rajonin dhe për votuesit.”, shtoi Halili nga Aleanca për Shqiptarët.

Continue Reading

Lajme

Halili nga ASH: Mungesë transparence, përfituesit zgjidhen në erësirë

Published

on

By

Plani nuk përmban të dhëna për përfituesit, nuk ka kritere të qarta dhe as mekanizma të pavarur të monitorimit, kështu tha në konferencën për media, Arben Halili.

“Kur s’ka publikim të kritereve dhe nuk dihet kush përfiton dhe si, atëherë s’kemi plan punësimi – kemi plan favorizimi.”, tha Arben Halili.

Continue Reading

TOP Lajme