Connect with us

Lajme

Furkan Saliu: Kur Mickoski flet në emër të shqiptarëve, diçka nuk shkon!

Published

on

Gazetari dhe analisti i njohur Furkan Saliu ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i cili në një fjalim të zgjatur kritikoi partitë shqiptare dhe përmendi drejtpërdrejt bashkëpunimin e tyre të mundshëm me VMRO-DPMNE-në në të kaluarën dhe të tashmen.

Në reagimin e tij, Saliu u shpreh me ironi të mprehtë:

“Kur Mickoskit i duhet t’i bindë shqiptarët për kë duhet të votojnë, dije se punët nuk janë mirë.”

Kjo deklaratë vjen si kundërpërgjigje ndaj fjalimit të Mickoskit, ku ky i fundit akuzoi partitë shqiptare se kanë mashtruar votuesit për më shumë se dy dekada dhe fajësoi drejtuesit shqiptarë për rënien e popullsisë në Komunën e Gostivarit.

“Ata që i mashtruan shqiptarët më shumë se 22 vjet, e që janë arsyeja kryesore që në vitin 2002 Komuna e Gostivarit ka pasur 85 mijë banorë kurse në 2021 kishte 26 mijë më pak, sollën metodologji mashtruese. Dhe me kë duhet të bëjnë qeveri? Me VMRO-në sipas tyre ‘antishqiptare’, sepse realiteti është që VMRO-DPMNE-ja do të fitojë”, deklaroi Mickoski.

Deklarata e kryeministrit është lexuar gjerësisht si një përpjekje për të ndikuar në opinionin shqiptar dhe për të justifikuar marrëveshjet e reja politike me disa liderë shqiptarë të opozitës. Por, komenti i Furkan Saliut i ka dhënë një tjetër kthesë debatit, duke vënë në pikëpyetje qasjen e Mickoskit ndaj shqiptarëve si votues dhe si partnerë të koalicionit.

Reagimi i Saliut është përshëndetur në rrjetet sociale nga qytetarë dhe figura publike, të cilët e shohin atë si një zë kritik, të paanshëm dhe të guximshëm në analizën politike në vend. Flaka

Continue Reading

Lajme

Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë dënon ashpër deklaratën fyese të kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami

Published

on

By

Reagim

Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë dënon ashpër deklaratën fyese të kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili ka cilësuar Republikën e Shqipërisë si “shtet të dobët për ne” dhe ka sulmuar politikisht Ambasadorin e saj në Shkup, z. Denion Meidani.

Kjo gjuhë është e papranueshme nga një kryetar që moti kohë nuk përfaqëson tetovarët dhe fyen jo vetëm shtetin shqiptar si një vend aleat i NATO-s dhe partner i Bashkimit Evropian, por edhe dinjitetin e shqiptarëve kudo që ndodhen. Shqipëria ka qenë dhe mbetet mbështetëse e palëkundur e shqiptarëve jashtë kufijve të saj dhe përfaqëson aspiratat tona për zhvillim, integrim dhe dinjitet kombëtar. Deri sa Bilall Kasami mbetet mbështetës vetëm i interesave të VMRO-DPMNE-së, mos emërimin e rrugëve me emra të figurave të çmuara të historisë shqiptare, zhdukjes së gjurmëve të masakrës së “Monopolit”, rreshtimit në Qeverinë që raporti i BE-së e quan “nën ndikimin serbo-rus” dhe së fundmi ofendimin publik ndaj Republikës së Shqipërisë.

Sulmet ndaj ambasadorit Meidani janë sulme ndaj shtetit shqiptar dhe kërkojnë përgjegjësi publike. I bëjmë thirrje Bilall Kasamit të tërheqë deklaratat e tij dhe të kërkojë falje publike para çdo qytetari shqiptar.

Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë qëndron fuqishëm në mbrojtje të Shqipërisë si shtet europian, demokratik dhe faktor stabiliteti në rajon si dhe në krah të punës së palodhur të Ambasadorit Denion Meidani.

Continue Reading

Lajme

Ekskluzive: Asnjë deputet nuk largohet nga Fronti Europian

Published

on

By

Burime të larta të sigurta të PressOnline.al pranë Frontit Europian, por edhe Frontit Kombëtar të partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, hedhin poshtë kategorikisht çdo spekulim për largimin e deputetëve nga këto struktura politike.

“Jo vetëm që nuk ka asnjë largim, por ne jemi në konsolidim të mëtejshëm të radhëve tona. Deputetët janë të bashkuar dhe të përkushtuar në qëllimin tonë të përbashkët – mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe përshpejtimin e integrimit europian të vendit”, kanë deklaruar burimet tona.

Sipas këtyre burimeve, Fronti Europian dhe ai Kombëtar e konsiderojnë veten si platforma të hapura për çdo deputet shqiptar që është kundër diskriminimit etnik dhe politikave që pengojnë rrugën europiane të Maqedonisë së Veriut.

“Dera jonë është e hapur për çdo deputet që nuk e pranon përuljen e shqiptarëve dhe që refuzon stagnimin eurointegrues të vendit. Ky është një front politik i vlerave, jo i interesave të ngushta personale”, thuhet më tej në qëndrimin e siguruar nga PressOnline.al

Ky zhvillim vjen në një kohë kur skena politike shqiptare në vend është nën zhurmën e spekulimeve për ndarje dhe formacione të reja politike, por duket se brenda Frontit mesazhi është i qartë: unitet dhe orientim drejt Perëndimit.(PressOnline.al)

Continue Reading

Lajme

Uzairi: Kasami sulmon Meidanin heshtë dhe ulë kokën para Stoilkoviç-it

Published

on

By

Sekretari organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi përmes një postimi ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të komunës së Tetovës që bëri sot kundër ambasadorit Meidani. Uzari në postimin e tij shkruan se Kasami guxon të sulmojë ambasadorin Medmidani ndërsa kur Stoilkoviç mbronë botën serbe heshtë dhe ulë kokën, shkruan Top24

Bilall Kasami guxon të sulmojë Ambasadorin e Shqipërisë me një deklaratë naive dhe nënçmuese për gjithë shqiptarët.
Por kur Stoilkoviçi del hapur e mbron “botën serbe” në mes të Shkupit, këta trima të rremë ulin kokën dhe heshtin si të trembur.

Me Tiranën bëjnë të fortin, me Beogradin bëjnë diplomaci!

Kjo është fytyra e atyre që sot pretendojnë të përfaqësojnë shqiptarët në Maqedoni.
Për të ardhur keq jeni bërë!

Me Denionin 🇦🇱🇦🇱

Continue Reading

TOP Lajme