Connect with us

Politika

Fronti Evropian refuzon të votoj kryeparlamentarin shqiptar, lëshon sallën e Kuvendit

Published

on

Fronti Evropian siç duket ka vendosur të mos votoj kryeparlamentarin shqiptar të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashin, i cili është propozuar nga shumica parlamentare si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Fronti Evropian i kryesuar nga BDI-ja, me urdhër të Ali Ahmetit, Ziadin Sela dhe Menduh Thaçit ka lëshuar sallën e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut duke bojkotuar propozimin për të votuar Afrim Gashin, një shqiptar në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Continue Reading

Lajme

Ramadani: Shqiptarët kanë më shumë nevojë për bashkim dhe jo përçarje

Published

on

By

Sekretari i Përgjithshëm i ASH, Blerand Ramadani, në emisionin ZOOM, ka folur për mundësinë e bashkimit të Aleancës për Shqiptarët. Ramadani ka deklaruar se ata kanë qenë bashkë për shtatë vite dhe vetëm një vit kanë qenë të ndarë dhe janë përballur mes tyre. Ai tha se më shumë ka arsyeje për bashkëpunim sesa për ballafaqim.

“Nuk është çështja te bashkimi i emrave, por duhet të ketë bashkim të koncepteve dhe emrave. Tani është koha të ofrojmë zgjidhje për partinë dhe qytetarët tanë. Nuk duhet ta rikthejmë debatin në aspektin emocional dhe personal, pasi atëherë do ta vështirësojmë ribashkimin. Shqiptarët kanë më shumë nevojë për bashkim dhe jo përçarje dhe bashkimi sjellë fryte”, u shpreh Ramadani.

Continue Reading

Lajme

Ramadani: ASH garanton stabilitet në qeveri

Published

on

By

Sekretari i Përgjithshëm i ASH, Blerand Ramadani, në emisionin ZOOM, ka folur për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare me ato lokale. Ramadani ka thënë se kjo mund të ndodhë varësisht qasjes së Qeverisë mbi ASH-në.

Ai ka shtuar se në rast se vjen mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare atëherë ne si subjekt do të organizohemi në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Largimi i ASH-së nga Qeveria do të mund të impononte një mundësi që të mbahen zgjedhjet të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale, pasi ASH është subjekti politik i cili garanton stabilitet në shumicën qeveritare”, shtoi Ramadani.

Continue Reading

Lajme

Ramadani: Kemi dëshmuar profesionalizëm në pozitat që kemi marrë

Published

on

By

 

Sekretari i Përgjithshëm i ASH, Blerand Ramadani, në emisionin ZOOM, ka folur rreth mundësisë së daljes së Aleancës për Shqiptarët nga Qeveria. Ai tha se çështja e vendimmarrjes se a do të jemi në qeveri apo jo ASH e vendos përmes konsensusit partiak.

“Çështja kryesore ishte pjesëmarrja në zgjedhje lokale, por tani varësisht rrethanave dhe vendimeve nga partnerët e koalicionit do të kemi një qëndrim edhe ne. ASH nuk e ka pasur problem të lëshojmë qeverinë kur kemi besuar në kauzën tonë. Por a është kjo e nevojshme duhet të dëgjohet qëndrimi i kryesisë së ngushtë. Ne kemi qenë konsistent edhe në koalicion edhe në qeveri. Si dhe kemi dëshmuar profesionalizëm në pozitat që kemi marrë. Kjo është një gjë për të vlerësuar pasi është një parim i ri në politikëbërje”, u shpreh Ramadani.

Ai shtoi se vija të kuqe dhe dyer të mbyllur nuk kanë për asnjë subjekt politik shqiptarë dhe bashkëpunimin me çdo parti politike do të diskutohet në kryesinë qendrore dhe do të jenë transparent me publikun.

Continue Reading

TOP Lajme