Connect with us

Politika

“Fronti“ duhet t’i japë përkrahje të pastër VLEN-it, siç LSDM-ja po i jep përkrahje heshturazi VMRO-së!

Published

on

Nga Izbi Vinca

Qasja e „Frontit“ me akuza, paragjykime dhe arsyetime të pabaza ndaj VLEN-it, kinse sa te dobët janë dhe qasjes ndaj VMRO-së se sa të fortë dhe të pushtetshëm do të jenë, nuk duhet të na shqetësojë fare (retorikë e ripërsëritur).

Shqetësimi ynë i vetëm duhet të jetë se si VLEN-i duhet të shqyrtojë e drejtojë hollësisht proceset, në atë se: cilat janë pikat kyçe të planprogramit që u duhet dhënë përparësi me afatizime dhe cilat do të jenë mekanizmat mbrojtëse për realizimin e tyre!?

VLEN-it i duhet dhënë kohë dhe mundësi për ta vëzhguar edhe në sferën e pozitës dhe më vonë mund edhe të kritikohet e gjykohet, në rast se gjërat nuk shkojnë siç janë pritshmëritë e votuesve e në pergjithësi qytetarëve.

Nga ana tjetër “Fronti“ duhet të angazhohet dhe të rikrijojë një opozitë të mirëfilltë dhe kooperuese, meqenëse edhe aty ka njerëz të rinj dhe kualitativ, të cilët do t’i duhen popullit shqiptar në të ardhmen!

Continue Reading

Lajme

Deputeti Halil Snopçe merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së në Portugali

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, e cila po mbahet në qytetin Porto të Portugalisë.

Në këtë eveniment të rëndësishëm ndërkombëtar, përfaqësues nga vende të ndryshme po diskutojnë mbi çështje të sigurisë, stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajonin e OSBE-së. Temat kryesore përfshijnë sfidat aktuale të sigurisë, rolin e organizatës në promovimin e paqes dhe demokracisë, si dhe forcimin e dialogut ndërparlamentar.

Snopçe ka bërë të ditur se gjatë sesioneve të asamblesë do të zhvillohet edhe votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, një moment me rëndësi për drejtimin dhe prioritetet e ardhshme të këtij institucioni.

Pjesëmarrja e deputetit Snopçe në këtë forum ndërkombëtar përforcon angazhimin e përfaqësuesve tanë në nisma dhe platforma që kanë në fokus sigurinë rajonale, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe mbrojtjen e vlerave demokratike.

Continue Reading

Lajme

Zeqirja Ibrahimi me “ultimatum”: Çairin ose Tearca, vendosni!

Published

on

By

Nga burime brenda koalicionit VLEN, mësohet se janë shfaqur përplasje serioze mes partive partnere, sidomos me partinë Alternativa, e cila, sipas burimeve, u ka dhënë ultimatum partnerëve: në zgjedhjet lokale të ardhshme duhet të vendoset – ose Çairi, ose Tearca.

Sipas të njëjtave burime, kryetari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi, ka kërkuar që të përcaktohet qartë se cilën komunë do ta udhëheqë nAlternativ, duke paralajmëruar se në rast të mosmarrëveshjes, Alternativa mund të largohet nga VLEN.

Këto tensione vijnë në kohën kur koalicioni përballet me sfida të brendshme për ndarjen e pushtetit lokal dhe rikompozimin e rolit të partive në qeverinë e re të drejtuar nga VMRO-DPMNE.

Continue Reading

Lajme

Dy zyrtarë shqiptarë në takim gjysmë zyrtar, pa flamur shqiptar!

Published

on

By

Nga Medai Shaholli

Dje Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe zv.kryeministri i “Severnës” Izet Mexhiti, janë takuar me rastin e mbajtjes së samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor nën patronazhin e BE-së.

Ajo që ra në sy nga ky takim është se baba Bini dhe evgjiti i Çairit në këtë takim rasti, nuk kishin mbi tavolinë flamur shqiptar, por njëri kishte vënduar flamurin lara-lara, që nuk e dëshironte para se të bëhej kryeministër, por pasi u bë e flaku tutje shqiponjën dhe e mbanë atë me lara-lara si domosdoshmëri protokollare, ndërsa tjetri e mban një ventilator të “državës”!

Kush ia ndalon këtyre trimave të ndryshimit të mbanin edhe një flamur shqiptar mbi tavolinën e vockël të takimit gjysmë zyrtar?
Njeri hoqi dorë nga bashkimi kombëtar si sajesë për t’u treguar patriot ndërsa tjetri në emër të ndryshimit u bë vasal i despotit Micko.

Ja pra si duket përfaqësimi i shqiptarëve të “Severnës” dhe i atyre të Kosovës, pasi rrahën gjoks për bashkim kombëtar dhe për ndryshim, sot nuk guxojnë të vëndojnë një flamur shqiptar mbi tavolinë, pasi nuk e lejon despoti Micko që brenda territorit të “državës” nuk mund të përdoret tjetër flamur veç ventilatorit!

Këtu përfundon dhe rrëfenja për bashkim kombëtar dhe për ndryshim!

Ky ishte shpërblimi dhe kusuri që shqiptarët e “Severnës” morën nga baba Bini, qëkur u bë kumbar i miqësisë së re VREDI-VMRO, se me këtë qeveri do të vinte ndryshimi për shqiptarët dhe se tani e tutje me komitët në krye shqiptarët do të fitonin lirinë dhe barazinë e munguar.

Përfundimisht, këta dy politiqenë nuk përfaqësojnë interesat e shqiptarëve, por vetëm të mendereve të tyre!

Continue Reading

TOP Lajme