Connect with us

Politika

FOKUS: A ka mundësi që LSDM-ja ia ka ngatërruar llogaritë BDI-së për Badenterin?

Published

on

BDI thotë që për formimin e qeverisë nuk FOKUS: A ka mundësi që LSDM-ja ia ka ngatërruar llogaritë BDI-së për Badenterin? është e nevojshme vetëm shumica prej 61 mandatesh, por edhe shumicë Badenteri. Kjo i referohet më shumë edhe deklaratave të partive opozitare VMRO-DPMNE dhe VLEN se do të formojnë qeverinë e ardhshme, duke theksuar se në anën e tyre do të kenë edhe Badenterin.
Përkatësisht, në listat parlamentare të LSDM-së ka disa përfaqësues të komuniteteve etnike shqiptare, turke dhe të tjera “më të vogla”, të cilët mund ta ndryshojnë kahjen plotësisht. Edhe pse Kushtetuta parasheh që zgjedhja e qeverisë të bëhet me shumicë të numrit të përgjithshëm të deputetëve, pra me mbështetjen e së paku 61 deputetëve, BDI thotë se nuk do të ketë qeveri nëse nuk e ka edhe atë. Shumica e Badenterit apo shumica e komuniteteve “më të vogla” etnike, sepse kjo kërkonte Marrëveshjen Kornizë, të cilën, meqë ra fjala, “integruesit” e shpallën normativisht të mbyllur sipas ligjit për dygjuhësinë.– Korniza e Ohrit çoi në dy shumica, 61 dhe një shumicë sipas Badenterit. Ne harrojmë dhe mendojmë vetëm për shumicë prej 61-shit. Njëri shkon gjithmonë me atë të Badenterit. Do të duhet kohë për të kuptuar logjikën e Marrëveshjes së Ohrit. Marrëveshja kornizë ka mekanizma për të mbrojtur komunitetet nga mbivotimi, nuk është për të mbrojtur komunitetin shumicë. Prandaj, përveç 61-shit, kërkon shumicën e Badenterit – tha nënkryetari i BDI-së dhe kandidati për president Bujar Osmani. Në fakt, në këtë mënyrë ai i përgjigjet mesazheve të opozitës maqedonase të udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe opozita shqiptare VLEN se do të formojnë qeverinë e ardhshme, edhe nëse opozita shqiptare fiton më pak vota, pra më pak deputetë se BDI-ja, e cila , nga ana tjetër, në këto zgjedhje po merr pjesë me një koalicion të gjerë prej 9 partish, që përfaqësojnë 4 komunitete etnike – shqiptare, turke, rome dhe boshnjake.

– Ata që më njohin e dinë që e kam të vështirë t’i them gjërat, por kur i bëj, kryesisht i ndjek. Personalisht as që mendoj për koalicion me BDI-në. Partneri ynë natyror është opozita shqiptare. Në këto zgjedhje u konfirmua se ka një disponim antiqeveritar dhe duhet të respektohet vullneti i popullit dhe të ketë koalicion antiqeveritar. BDI nuk mund të sillet në mënyrë të papjekur, ky nuk është shtet binacional, por shoqëri civile – tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Ai për Alsat ka theksuar se BDI-ja nuk mund të konsiderohet fituese në bllokun shqiptar, sepse ka bërë me koalicion me bashkësitë tjera etnike, kështu që argumenti i fituesit me një fitues nuk vlen. Njëkohësisht, Mickoski beson se përfaqësuesi i vetëm i popullit shqiptar është koalicioni opozitar i Arben Taravarit, Bilall Kasamit, Afrim Gashit dhe Izet Mexhitit, nga ku po ashtu pretendojnë se janë përfaqësuesit e vetëm të shqiptarëve, pasi BDI u largua nga kampi etnik dhe zgjodhi koncept qytetar.

„ Tani që është koha për të marrë përgjegjësinë për skandalet korruptive, ata po përpiqen të përdorin si mburojë të gjithë popullin shqiptar dhe komunitetet më të vogla etnike. Këto truket që i kemi parë tashmë nuk kalojnë. Pas 8 majit do të ketë Qeveri me VLEN-in si përfaqësuesin e vetëm legjitim politik të shqiptarëve, do të ketë edhe shumicë të Badenterit dhe do të sigurohen bazat e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.“, thonë nga VLEN.

Duke pasur parasysh se në listat parlamentare të koalicionit të BDI-së ka ekskluzivisht pjesëtarë të bashkësive “më të vogla” etnike, atëherë të gjithë ata do të hynin në të ashtuquajturën Badenter ose shumica e dyfishtë. Ndryshe, “integruesit” besojnë se do ta kontrollojnë këtë shumicë, të nevojshme për shumë ligje në fushën e kulturës, arsimit, gjuhëve, simboleve etj., sepse do të fitojnë shumë më tepër deputetë se opozita shqiptare VLEN.

Nëse Fronti Evropian i udhëhequr nga BDI dhe VLEN në zgjedhjet parlamentare përsërit rezultatet e Osmanit dhe Taravarit nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale, del se BDI do të ketë 5 deputetë më shumë se VLEN (17:12), me atë se në Reçicë të Vogël presin të përmirësohet rezultati dhe të rritet kjo diferencë në zgjedhjet parlamentare. Njëkohësisht, VLEN pret rezultat më të mirë.

Mirëpo, nëse BDI ka disa deputetë më shumë se VLEN-i, realisht mund të ndodhë që koalicioni i paralajmëruar dhe i pritshëm ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it të mos ketë shumicën e Badenterit, pasi në listat e deputetëve nuk ka përfaqësues të komuniteteve “më të vogla” etnike. VMRO-DPMNE, përveç njeriut të parë të partisë serbe. Arno, por duhet pasur parasysh edhe një moment tjetër.

Përkatësisht, në listat e deputetëve të LSDM-së ka disa përfaqësues të komuniteteve etnike shqiptare, turke dhe të tjera “më të vogla”, kështu që shtrohet pyetja nëse LSDM -ja në opozitë do të jetë çelësi se cilës anë do të mbizotërojë shumica e Badenterit? Jozyrtarisht, LSDM-ja do të dëshirojë të luajë rolin e opozitës konstruktive dhe gjithmonë do të mbështesë zgjidhjet reformuese ligjore.

Vlatko Stojanovski

Continue Reading

Lajme

Snopçe takohet me eurodeputetët Sibel Arslan, O’Rilley dhe Szklanna

Published

on

By

 

Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe, nga cilësia e kryetarit të grupit parlamentar VLEN, sot në hapësirat e Kuvendit ka takuar eurodeputetët me të cilët kanë biseduar tema në interes të vendit.

“Ne hapësirat e Kuvendit, në cilësinë e kordinatorit të grupit parlamentar VLEN, realizova takim me delegacionin monitorues të Keshillit të Europës për monitorimin e dialogut me shtetin tonë, të përbërë nga eurodeputetët Sibel Arslan, Joseph O’Rilley dhe Agnieszka Szklanna. Ishte një takim i frytshëm ku përveç aktualiteteve në përgjithësi, diskutuam për reformat në gjyqësi, për reformat në kodin zgjedhor, për hapat e ndërrmarë në luftën kundër korupcionit, lirinë e mediave etj”, ka shkruar deputeti Halil Snopçe.

Ai shtoi tutje se në këtë takim ka folur për zvarritjen e procesit të sjelljes së Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë.

“Gjatë këtij diskutimi fokus i veçantë dhamë edhe për aspektin e të drejtave të njeriut në shtet, kryesisht për të drejtat e shqiptarëve. Theksova shqetësimin tonë për zhagitjen dhe taktizimet për shtyerjen e sjelljes së ligjit për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë. Poashtu potencova se për ne si shqiptarë është e rëndësisë primare edhe hekja emërtimit të Gjuhës shqipe si gjuhë e 20% në kushtetutën e vendit”, ka përfunduar Snopçe.

Continue Reading

Lajme

Ramadani: Zgjedhim sinqeritetin, jo egoizmin – qytetari meriton më shumë

Published

on

By

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, ka publikuar një status reflektues në rrjetet sociale, ku thekson se partia që ai përfaqëson ka zgjedhur rrugën e sinqeritetit në politikë, përballë një ambienti të ngarkuar me padrejtësi dhe kalkulime të mbyllura, përcjell Zyrtare.net

“Egoja ndan. Sinqeriteti bashkon. Ne zgjedhëm politikën e sinqertë,” shkruan Ramadani, duke e mbështetur këtë qasje me një thënie të Arbën Xhaferit: “Më e vështira në politikë është të jesh i drejtë mes padrejtësive.”

“Egoja ndan. Sinqeriteti bashkon. Ne zgjedhëm politikën e sinqertë.
Jo për të treguar superioritet, por për të dëshmuar sinqeritet. Dhe siç thoshte Arben Xhaferi – “Më e vështira në politikë është të jesh i drejtë mes padrejtësive.” E ne këtë sfidë e pranojmë, sepse kemi një besim të palëkundur: qytetari meriton më shumë.
Dhe në këtë rrugëtim, ne besojmë se jemi të shumtë në numër dhe në bindje. Sepse fuqia nuk qëndron te marrëveshjet e mbyllura, por te besimi i hapur”, ka shkruar Ramadani.

Continue Reading

Lajme

Taravari me “diagnozë politike”: Kjo periudhë e emocioneve kalon për 6-7 ditë, ia kemi lënë edhe një mundësi VLEN-it

Published

on

By

Arben Taravari tha se aktualisht Aleanca për Shqiptarët nuk ka biseduar me asnjë parti për bashkëpunim të mundshëm në zgjedhjet lokale, përcjell TV21. Taravari tha se ASH-ja është e vendosur që të shkojë në zgjedhje me lista të veçanta për këshilltarë komunal, ndërkaq për kandidatët për kryetar të të komunave, tha se “ASH-ja ia ka lënë edhe një shans VLEN-it”.

“Ende nuk kemi biseduar me asnjë parti, në parim, kemi thënë, kemi pasur Kryesi, sepse kemi organe partiake, kemi vendosur definitivisht të dalim me lista të veçanta. Në momentin që kemi negociata apo merremi vesh, ne kemi lënë edhe një mundësi VLEN-it, nëse janë të interesuar. Unë e shoh se tash reagojnë emocionalisht, këtë periudhë prej emocioneve besoj që kalon për 6-7 ditë, nëse nuk janë të gatshëm, ne i shohim opsionet të cilët i kemi parasysh si parti, për të dalë sa më mirë në zgjedhjet lokale”, tha Taravari.

Taravari refuzoi të komentojë deklaratat ndaj tij nga eksponentët e VLEN-it.

“Aleanca për Shqiptarët del me lista të veçanta dhe është e gatshme të bashkëpunojë me partitë që tash kanë mbetur në VLEN. Unë nuk dua t’i komentoj, e shoh se kanë shumë vrer, shumë nervozë, dhe dua këtë periudhë ta kaloj me qetësi, me urtësi, me durim, dhe t’i sjellim vendimet më të mira të mundshme që janë për shoqërinë dhe për qytetarët”, shtoi ai.

Taravari tha se në rast se VLEN-i nuk pranon bashkëpunim, ASH-ja do të rishikojë mundësitë për bashkëpunim me partitë tjera politike.

“Unë them se reagimet i shoh, janë emocionale. Shumë vrer, kjo flet se në subkoshiencë kanë pasur diçka që, flasim kështu, unë mendoj se janë deklarata të pamatura. Nuk flas si neurolog, si neurolog flas ditëve të mërkura në Klinikë ku punoj, flas is politikan, e thash se në këtë periudhë unë do të mundohem të jem sa më i durueshëm, sa më i qetë dhe sa më i urtë, së bashku me organet partiake, tash për tash kemi vendim që të dalim me lista të veçanta për kandidatë, kurse për kandidaturat për kryetar komunash ne i kemi lënë hapësirë VLEN-it, në qoftë se janë të gatshëm, në qoftë se nuk janë, i shohim të gjitha mundësitë tjera”, tha Taravari./tv21.tv

Continue Reading

TOP Lajme