Connect with us

Lajme

Flaka analizon: Aleanca për Shqiptarët vendos identitetin kombëtar në qendër të platformës politike

Published

on

Kjo pjesë e platformës së Aleancës për Shqiptarët – e fokusuar te mbrojtja e identitetit kombëtar shqiptar – është një rikthim te baza politike dhe emocionale e çdo force shqiptare në Maqedoninë e Veriut: çështja kombëtare si themel legjitimiteti politik. Por ajo ka nevojë për më shumë sesa deklarata solemne.

Ja analiza, pikë për pikë:

1. Gjuha shqipe si gjuhë zyrtare – “zbatim real dhe pa kompromis”

Kjo është një kërkesë legjitime, por e vonuar. Ligji ekziston që nga 2019, por zbatimi i tij është selektiv, formal, dhe shpesh për sy e faqe. Institucionet shtetërore përdorin versionet shqipe si përkthime të dobëta, apo fare nuk i përdorin. Taravari kërkon “zbatim real” – por nuk e sqaron se si do ta sigurojë këtë. Pa një mekanizëm sanksionesh ndaj institucioneve që nuk e respektojnë ligjin, ky mbetet vetëm premtim.

Analizë: E drejtë në thelb, por pa mjet zbatimi konkret – retorikë bosh pa reformë ligjore.

2. Emërtimet tradicionale shqiptare – “ruajtje dhe promovim”

Përmendja e këtij aspekti është një sinjal politik: është adresuar ndjenja e zbehjes simbolike të shqiptarëve në emërtimet publike (rrugë, shkolla, vendbanime). Megjithatë, mungon një propozim për mekanizëm ligjor që detyron bashkitë apo pushtetin qendror të konsultohen me komunitetin shqiptar për çdo ndryshim emërtimi.

Analizë: Kjo pikë synon të mobilizojë emocionalisht bazën shqiptare, por praktikisht është e pazbatueshme pa ndërhyrje ligjore në Ligjin për vetëqeverisje lokale dhe në rregulloret komunale.

3. Trashëgimia kulturore shqiptare – “mbrojtje dhe restaurim”

Kjo është një fushë e braktisur totalisht nga të gjitha qeveritë shqiptare në vend. Mijëra objekte me vlerë kulturore shqiptare janë të rrënuara, të uzurpuara ose të paidentifikuara. Platforma nuk sqaron nëse Aleanca do të kërkojë fond të veçantë për këtë çështje në buxhetin shtetëror, apo do të angazhojë komuna shqiptare për të hartuar regjistër të trashëgimisë.

Analizë: Kauzë me peshë të madhe simbolike dhe identitare, por kërkon një strukturë të decentralizuar dhe ekspertizë profesionale, jo thjesht deklarata politike.

4. Forcimi i familjes tradicionale shqiptare dhe vlerave morale

Kjo është pjesa më e paqartë dhe e diskutueshme. Termat “vlera morale” dhe “familja tradicionale” janë të vagullta dhe shpesh përdoren për të krijuar ndarje ideologjike (progresistë vs konservatorë). Nëse nuk shoqërohet me masa konkrete – si mbështetje për familjet me shumë fëmijë, politika për emigracionin, mbështetje për të moshuarit – rrezikon të mbetet një frazë konservatore pa përmbajtje praktike.

Analizë: Retorikë konservatore që mund të shërbejë për të rifituar elektoratin tradicionalist, por pa ndikim real në politikë publike pa një agjendë të detajuar sociale.

Platforma ka fokus të qartë: të rizgjojë ndjenjën kombëtare shqiptare në një moment kur qeverisja FLEN është e diskredituar dhe BDI është e konsumuar. Por përveç toneve patriotike, mungon konkretizimi i mjeteve dhe mekanizmave të zbatimit. Në këtë formë, ajo më shumë mobilizon sesa zgjidh. Flaka

Continue Reading

Lajme

Bujar Osmani: Aleanca Kombëtare për Integrim po ngrihet në një forcë të bashkuar, të fortë dhe inspiruese

Published

on

By

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, sonte ka folur para aktivistëve të kuvendit vendor “Fehmi Lladrovci”, ku ka bërë thirrje për mobilizim strukturor dhe rezistencë që po forcohet çdo ditë e më shumë.

Postimi i plotë i Bujar Osmanit:

Lëvizja për rilindjen e Çairit po shpërthen mbi pritshmëritë tona dhe dëshmia më e gjallë ishte sot në hapjen e Shtabit në Këshillin Vendor “Fehmi Lladrovci”.

Të lodhur nga premtimet boshe, projektet e parealizuara, ambienti i papastër dhe mungesa e sigurisë, qytetarët e Çairit po i thonë mjaft stagnimit. Zëri i tyre nuk është thjesht kritikë, por rezistencë që po forcohet çdo ditë e më shumë.

Aleanca Kombëtare për Integrim po ngrihet në një forcë të bashkuar, të fortë dhe inspiruese. #besëlidhja #AKI

Continue Reading

Lajme

Blerant Ramadani takon banorët e Krushopekut, zotohet për investime në infrastrukturë dhe sport

Published

on

By

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku me shefin e shtabit komunal, Senehat Murtezani, zhvilloi një takim me banorët e Krushopekut.

Ramadani theksoi se gjatë bashkëbisedimit u diskutua për disa projekte me rëndësi jetike për fshatin, si asfaltimi i rrugës që lidh komunën me Krushopekun, asfaltimi i rrugës që lidh Krushopekun me Nerezin, si dhe bekatonizimi i rrugicave të mbetura brenda vendbanimit.

Ramadani gjithashtu paralajmëroi se një prioritet tjetër do të jetë ndërtimi i kanalizimit atmosferik, për të zgjidhur përfundimisht problemet e ujërave të shiut dhe përmbytjeve. Po ashtu, u zotua se do të angazhohet për nisjen e punimeve të sallës së sportit pranë shkollës, e cila tashmë ka të kompletuar dokumentacionin.

“Banorët e Krushopekut dëshmuan edhe njëherë mikpritjen dhe besimin e tyre. U premtoj se këto kërkesa do të kthehen në projekte konkrete që do të ndryshojnë realisht jetën e këtij vendbanimi”, theksoi Ramadani.

Postimi i plotë i Blerant Ramadanit:

“Sot, bashkë me shefin e shtabit komunal, Senehat Murtezani, zhvilluam një takim të frytshëm me banorët e Krushopekut.

Diskutuam për projektet që janë jetike për fshatin: asfaltimin e rrugës nga komuna deri në Krushopek, asfaltimin e rrugës që lidh Krushopekun me Nerezin si dhe bekatonizimin e rrugicave të mbetura brenda fshatit.

Një tjetër prioritet do të jetë ndërtimi i kanalizimit atmosferik, i cili do të zgjidhë përfundimisht problemet e ujërave të shiut dhe përmbytjeve. Po ashtu, do të angazhohemi që salla e sportit pranë shkollës e cila ka të gjithë dokumentacionin e përfunduar të nisë më në fund punimet.

Banorët e Krushopekut dëshmuan edhe njëherë mikpritjen dhe besimin e tyre. U premtoj se këto kërkesa do të kthehen në projekte konkrete që do të ndryshojnë realisht jetën e këtij vendbanimi”, ka përfunduar Ramadani.

Continue Reading

Lajme

Bajram Rexhepi së bashku me rinistët e AKI vizituan Rrugën e Butiqeve në Tetovë

Published

on

By

Kandidati për kryetar komune të Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi, sot së bashku me rinistët kanë vizituar rrugën e Butiqeve në Tetovën e vjetër. Rexhepi tha se në këtë rrugë të vjetër tetovare, shihen qartë vlerat dhe tradita e bizneseve të Tetovës.

Postimi i plotë i Bajram Rexhepit:

#Bashkë me të rinjtë e Aleancës Kombëtare për Integrim, sot ishim në Rrugën e Butiqeve, zemra e artizanatit dhe e bizneseve të vogla në Tetovën e vjetër. Vizituam dyqane, punëtori dhe u takuam me qytetarë që na pritën me ngrohtësi dhe me shumë interes për të dëgjuar ofertën tonë për Tetovën, por edhe për të ndarë idetë dhe sugjerimet e tyre që të bëhen pjesë e programit tonë zhvillimor.

Në këtë lagje tipike të qytetit shihen qartë vlerat dhe tradita e Tetovës, por njëkohësisht edhe sfidat e përditshme të bizneseve. Do t’i japim fokus të veçanrë stimulimit të këtyre veprimtarive, që mbajnë gjallë ekonominë lokale dhe ruajnë traditën në qytetit tonë.

#BashkëPërTetovën
#RiniaAKI ✅

Continue Reading

TOP Lajme