Connect with us

Lajme ditore

Exluzive: VLEN kurdis plan, të bëj parti me ish deputetët e PDSH-së

Published

on

Ish deputetët e Menuh Thaçit, Orhan Ibrahimi, Bekim Fazliu dhe Gazmend Aliu këtë të diellë prtitet të formojnë një subjekt të ri politik.

Burime për Top24 njoftojnë se partia ere që do të formohet nga Ibrahimi, Fazliu dhe Aliu pas regjistrimit do ti bashkohen VLEN-it për të krijuar një opinion se VLEN po ritet duke tentuar të mbulojnë përçarjet brenda strukturave për kandidatët e për kryetar komunash në zgjedhjet e tetorit.

Continue Reading

Lajme

ASH: “Vlenizmi” i hiseve të kazionove (Pjesa katër) – Premtuan ndalim të lojërave të fatit, po krijojnë monopol shtetëror

Published

on

By

Me ligjin e ri për lojërat e fatit, i cili pritet të miratohet ditëve në vijim, grupimi VLEN nuk ka arritur të përfshijë asnjë nga premtimet e tij elektorale që lidhen me këtë sektor. Përkundrazi, në vend që të frenohet ky fenomen – siç u tha me zë të lartë gjatë fushatës – qeveria përmes këtij ligji po merr në duart e saj kontrollin e plotë dhe të drejtpërdrejtë të licencimit të operatorëve të lojërave të fatit.

Në nenin 116 të ligjit thuhet qartë se: “Lojërat e fatit nëpërmjet internetit organizohen në bazë të licencës për organizimin e lojërave të fatit në internet, e cila jepet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bazë të një kërkese të dorëzuar pranë Ministrisë së Financave, pas marrjes paraprake të mendimit nga Ministria për Transformim Digjital, brenda 90 ditëve nga dorëzimi i kërkesës, në përputhje me ligjin.”

Neni 27 thotë “Reputacioni është ndershmëria, kompetenca, punëtorësia dhe posedimi i integritetit personal, të cilat japin siguri se personi nuk do të ndikojë në mënyrë që të rrezikojë ose dëmtojë reputacionin dhe besimin e publikut ndaj shoqërisë për organizimin e lojërave të fatit”. Pyesim grupacionin “VLEN”, nëse patën rast të shprehin mendimin e tyre për nenin kur flitet për moral në lojërat e fatit online.

Kjo do të thotë vetëm një gjë: VLEN, në vend që të ndalë lojërat e fatit, ia ka dorëzuar gjithë kontrollin qeverisë për t’i shpërndarë licencat sipas interesave të saj.

Deklaratat pompoze të Izet Mexhitit për “mbylljen e lojërave të fatit në internet” po rezultojnë një bllof i madh politik. E vërteta është se janë mbyllur disa platforma që vepronin ilegalisht, ndërkohë që me këtë ligj po krijohet hapësira për të ndërtuar një monopol të pastër shtetëror, përmes një kompanie ku Mexhiti tashmë ka pozicionuar njerëzit e tij të besuar.

Aleanca për Shqiptarët pyet nëse VLEN është në dijeni të përmbajtjes së ligjit që po gatuhet nga VMRO-DPMNE dhe që këto ditë pritet të miratohet nga qeveria?
Apo VLEN nuk pyetet për asgjë dhe thjesht voton për kuorum, duke ndjekur urdhrat e partnerëve të saj maqedonas?

Nëse fushata për “shuarjen e lojërave të fatit” ka përfunduar në një qeverisje me monopol shtetëror të kontrolluar politikisht, atëherë qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të ndihen të mashtruar.

VLEN nuk është duke qeverisur – thjesht është duke zbatuar urdhra nga patronët. Ky është realiteti, dhe qytetarët nuk mund të manipulohen më me propagandë boshe.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Qindra falënderime për Ambasadorin Meidani: Nerova i bashkohet në mirënjohje

Published

on

By

Rrjetet sociale janë mbushur me dhjetëra mesazhe falënderimi nga prindër, nxënës dhe banorë të fshatit Nerovë, pas lajmit të mirë për zgjidhjen e problemit shumëvjeçar të legalizimit të objektit shkollor në këtë lokalitet, shkruan Flaka

Në fokus të falënderimeve është Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Denion Meidani, për angazhimin e tij të drejtpërdrejtë dhe të paekuilibruar në favor të të drejtave të komunitetit shqiptar.

“Urime për Nerovën! Faleminderit të gjithëve, veçanërisht Ambasadorit të Shqipërisë, z. Denion Meidani”, shkruan Ferdi Jusufi në një reagim publik.

Edhe mësimdhënësi Faton Izeiri nuk i fsheh emocionet: “Urime për banorët e Nerovës! Falënderim të veçantë për Ambasadorin Meidani, që na qëndroi pranë në këtë betejë.”

“Merita të posaçme i takojnë edhe Ambasadorit të Shqipërisë për përkrahjen dhe vizitën që na bëri në këtë shkollë, vizitë që dha edhe rezultatet e para konkrete,” – u shpreh Bexhet Babloku nga Bashkësia Lokale e Nerovës.

Përmes një angazhimi të dukshëm në terren dhe lobimit të vazhdueshëm, ambasadori Meidani luajti një rol kyç në finalizimin e procedurave për legalizimin e shkollës – një çështje që prej kohësh i kishte penguar fëmijët e Nerovës të ndjekin mësimin në kushte të dinjitetshme. Flaka

Continue Reading

Lajme

Traumatologjia po “digjet”, rrezik për operacionet

Published

on

By

Në adresë të PortalitX ka ardhur një denoncim për mosfunksionimin e kondicionerit në Klinikën e Traumatologjisë në spitalin shtetëror “Nënë Tereza”.

Punonjësit që frikësohen nga hakmarrja e menaxhmentit, i thanë PortalitX që temperatura në sallat e operimit shënon 29.5 gradë celsius ndërsa maksimumi i lejuar për atë ambient operimi është 20. Për këtë na dërguan edhe një fotografi në të cilën qartë duket temperatura e theksuar si problematike.

Përveç rrezikut të infeksioneve gjatë operimit, poashtu edhe personeli mjekësor nuk mund të funksionojë në gjendje të temperaturës së lartë për shkak të mantelit, kapeleve si dhe dorëzave e maskës që detyrohen ti mbajnë për shkaqe higjienike të procedurës së operacionit.

Nga biseda me të punësuar të kësaj klinike kuptuam se ky problem zvarritet për vite me radhë, dhe aktualizohet në çdo sezonë vere, por përpos premtimeve, nuk kanë parë asgjë tjetër.

Continue Reading

TOP Lajme