Connect with us

Lajme

Enverizmi i Ali Ahmeti dhe poshtërimi i “Xhaferistëve” brenda DUI-t

Published

on

Shkruan: Arben Fetai, Kryetar i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët

Deklarata e Ali Ahmetit, sipas së cilës Maqedonia u gjet “pa asgjë” dhe u la me një kryeministër shqiptar, është një përpjekje e ulët për të përvetësuar të gjitha arritjet e shqiptarëve dhe për të mohuar kontributin e figurave kyçe që ndërtuan rrugën e emancipimit politik dhe kombëtar. Një pretendim i tillë është jo vetëm shpërfillje e historisë, por edhe fyerje për të gjithë ata që sakrifikuan për të drejtat e shqiptarëve shumë kohë para vitit 2001.

Tani, si do ta përtypin këtë poshtërim “Arbën Xhaferistët” që ndodhen brenda koalicionit me Ali Ahmetin, e dinë ata vetë. Të tillër që sot ndodhen brenda DUI-t duhet të kuptojnë se me këtë deklaratë, historia e tyre është mohuar, trashëgimia e tyre është zhvlerësuar dhe sakrificat e tyre janë shkelur me këmbë. Një qasje e tillë e Ali Ahmetit ngjan me atë të Enver Hoxhës, i cili pretendonte se historia fillonte me të. Por historia nuk fillon me një njeri të vetëm, dhe shqiptarët nuk do ta lejojnë përvetësimin e sakrificave të brezave të tërë për hir të një narrative të sajuar të momentit.

T’ia tregojë ndokush Alisë që Maqedoninë e gjetën me plot shqiptarë, por e lanë me gjysmën e tyre në diasporë. Më keq akoma, diasporës ia mveshën etiketën e qytetarëve jorezidentë. Maqedoninë e gjeti me shqiptarë të lirë dhe e la me shumë shqiptarë në burgje si pasojë e rasteve të montuara nga pazaret e tij me Gruevskin. E kryeministri teknik, ai që Ahmeti e shet si “trashëgimi”, do të mbahet mend vetëm për qortimin e shqiptarëve në Tetovë me skena të çorroditura që i ngjanin një shpellari me kollare.

Nëse sot shqiptarët kanë më shumë të drejta, kjo nuk është meritë e një partie apo një individi, por rezultat i një procesi të gjatë politik ku kontributi i Arbën Xhaferit ishte thelbësor. Ishte Arbën Xhaferi ai që krijoi një platformë të qartë politike për shqiptarët, ndërtoi ura komunikimi me faktorët ndërkombëtarë dhe institucionalizoi kërkesat e shqiptarëve në një formë të pranueshme për të gjithë.

Ali, Maqedoninë nuk e le me më shumë, por me shumë më pak! Shqiptarët në burgje, gjuhën me përqindje, ekonominë buzë greminës, arsimin pa cilësi, shëndetësinë për kurim, kulturën për karikaturë mjerimi, e mbi të gjitha, shumë shtëpi shqiptare të boshatisura nga politikat tua. Dhe në fund, ta kujtojmë një gjë: ti nuk e le Maqedoninë, argati yt po – Artani. Ti je akoma këtu, aty ku e ke vendin, në opozitë. Mos ia bëni qejfin vetes duke menduar se e latë pushtetin me dëshirë. Jo, ju dëboi populli! Edhe pak muaj ju kanë ngelur për t’iu shporrur me rrënjë edhe nga pushteti lokal.

Continue Reading

Lajme

Ekskluzive: Asnjë deputet nuk largohet nga Fronti Europian

Published

on

By

Burime të larta të sigurta të PressOnline.al pranë Frontit Europian, por edhe Frontit Kombëtar të partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, hedhin poshtë kategorikisht çdo spekulim për largimin e deputetëve nga këto struktura politike.

“Jo vetëm që nuk ka asnjë largim, por ne jemi në konsolidim të mëtejshëm të radhëve tona. Deputetët janë të bashkuar dhe të përkushtuar në qëllimin tonë të përbashkët – mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe përshpejtimin e integrimit europian të vendit”, kanë deklaruar burimet tona.

Sipas këtyre burimeve, Fronti Europian dhe ai Kombëtar e konsiderojnë veten si platforma të hapura për çdo deputet shqiptar që është kundër diskriminimit etnik dhe politikave që pengojnë rrugën europiane të Maqedonisë së Veriut.

“Dera jonë është e hapur për çdo deputet që nuk e pranon përuljen e shqiptarëve dhe që refuzon stagnimin eurointegrues të vendit. Ky është një front politik i vlerave, jo i interesave të ngushta personale”, thuhet më tej në qëndrimin e siguruar nga PressOnline.al

Ky zhvillim vjen në një kohë kur skena politike shqiptare në vend është nën zhurmën e spekulimeve për ndarje dhe formacione të reja politike, por duket se brenda Frontit mesazhi është i qartë: unitet dhe orientim drejt Perëndimit.(PressOnline.al)

Continue Reading

Lajme

Uzairi: Kasami sulmon Meidanin heshtë dhe ulë kokën para Stoilkoviç-it

Published

on

By

Sekretari organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi përmes një postimi ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të komunës së Tetovës që bëri sot kundër ambasadorit Meidani. Uzari në postimin e tij shkruan se Kasami guxon të sulmojë ambasadorin Medmidani ndërsa kur Stoilkoviç mbronë botën serbe heshtë dhe ulë kokën, shkruan Top24

Bilall Kasami guxon të sulmojë Ambasadorin e Shqipërisë me një deklaratë naive dhe nënçmuese për gjithë shqiptarët.
Por kur Stoilkoviçi del hapur e mbron “botën serbe” në mes të Shkupit, këta trima të rremë ulin kokën dhe heshtin si të trembur.

Me Tiranën bëjnë të fortin, me Beogradin bëjnë diplomaci!

Kjo është fytyra e atyre që sot pretendojnë të përfaqësojnë shqiptarët në Maqedoni.
Për të ardhur keq jeni bërë!

Me Denionin 🇦🇱🇦🇱

Continue Reading

Lajme

Taravari: Takimi me Ramën ishte i natyrshëm, ASH do të mbetet një forcë me orientim të qartë kombëtar

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari thotë se ditë më parë realizoi takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Çarshinë e Shkupit. Takimi ishte i natyrshëm mes përfaqësuesve politikë shqiptarë, në një moment të caktuar, në një kontekst që nuk është përgatitur si ngjarje protokollare.

“Megjithatë, për çdo ndjeshmëri që është shkaktuar te qytetarët tanë, unë dua ta them qartë se Aleanca për Shqiptarët dhe unë personalisht nuk do të pranojmë kurrë që dinjiteti i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut të shihet si i dorëzuar apo i përbuzur.

Respekti për përfaqësuesit institucionalë të Shqipërisë është i natyrshëm për ne si shqiptarë, por ne kërkojmë dhe presim që ky respekt të jetë gjithmonë i ndërsjellë. Marrëdhëniet ndërshqiptare duhet të ndërtohen mbi barazi, mbi dëgjim të ndërsjellë dhe mbi interes të përbashkët kombëtar.

Dhe në fund, dua të theksoj edhe një herë se Aleanca për Shqiptarët është dhe do të mbetet një forcë me orientim të qartë kombëtar. Shqiptarët si shtetformues në këtë vend besojmë në familjen, në identitetin tonë, në historinë dhe në të drejtën për të qenë zot të fatit tonë politik. Nuk jemi instrument i projekteve personale apo të huaja, por jemi këtu për të ndërtuar bashkë, me ju dhe për ju, një të ardhme ku shqiptari ndjehet krenar në vendin e vet”, thotë Taravari.

Continue Reading

TOP Lajme