Connect with us

Lajme

Enver Bexheti nga lista e zezë e SHBA-ve dhe shpëtimari i Mijallkovit, mysafir special i Shaqir Fetahut në haxhin e këtij viti

Published

on

Këtë vit nga Maqedonia e Veriut, për të realizuar shtyllën e pestë të islamit, sipas deklaratave publike të zyrtarëve të Bashkësisë Fetare Islame ishin mbi dy mijë besimtarë. BFI, si i vetmi organizator legjitim dhe kompetent i Haxhit në vendin tonë, për cdo vit përgaditë listën e stafit udhëheqës dhe atij mjeksor me qëllim që të jenë në shërbim të haxhinjëve.
Për dallim nga e kaluara, me ardhjen e Shaqir Fetahut si udhëheqës i BFI-së, kësaj liste i shtohet edhe një kategori njerëzish, e që synon të ftojë dhe të financojë pjesëmarrjen e mbi pesdhjetë individëve të caktuar dhe të zgjedhur për të kryer haxhin, program ky i emruar nga vet ai, si “mysafirët special të Reis Ulemas Shaqir Fetahu”.

Kjo nismë, nga ana e kreut të BFI-së ka për qëllim, që t’i bëjë direkt rivalitet, programit të “Mysafirëve të Mbretit” e organizuar nga Mbretëria e Arabisë Saudite. Edhe pse Arabia Saudite, nëpërmjet këtij programi ka për synim të përforcojë lidhjet mes Arabisë Saudite dhe muslimanëve në mbarë botën, ku përfitues, zakonisht janë individë të shquar si udhëheqës fetarë, figura akademike, aktivistë muslimanë, kryetari i BFI-së, Shaqir Fetahu e shfrytëzon këtë program për interesat e tij miskine dhe private. Në bazë të listës së përpiluar nga vet ai dhe krahu i djathtë i tij, i njohur në mesin e hoxhallarëve si “ kryesori i haxhit”, Irsal Jakupi, këtë vit, përfitues të këtij programi përvec familjarëve të tij, politikanëve të afërt me BDI-në, hoxhallarëve-militantë të flaktë të BDI-së njerëzve me dosje të dyshimt dhe të kërkuar nga drejtësia e shtetit, por edhe “besnikëve” të tij nga Rijaseti, kryetari i BFI-së, Shaqir Fetahu, ka shpërblyer me kryerjen e haxhit edhe kryetarin e Gjykatës Themelore në Tetovë Hasan Asani dhe Gjykatësin e Apelit, Enver Bexheti.

Derisa ditën e djeshme, “mysafiri special” i Shaqir Fetahut, kreut të BFI-së, Enver Bexheti së bashku me ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi nga BDI, janë futur në Listën e Zezë të SHBA-ve, pasiqë janë cilësuar publikisht për përfshirje në korrupsion të madh duke pranuar ryshfet për të çrregulluar procedurat gjyqësore lidhur me dënimin penal të Sasho Mijallkovit, ish-drejtorit të DSK-së, pyetja që e tangon cdo qytetarë të RMV-së, e në vecanti besimtarët musliman të këtij shteti, është se në bazë të cilit kriter është bërë përzgjedhja e Enver Bexhetit të udhëtojë për në haxh me paratë e besimtarëve musliman? interesi personal i Shaqir Fetahu që ndërlidhjet me ndonjë process gjyqësorë ose krim të organizuar, kapja nga Artan Grubi apo dosja e përbashkët e UDB-së!

Continue Reading

Lajme

SKANDAL/ Fondi i Sigurimit Shëndetësor refuzon punësimin e 155 motrave medicinale në spitalin e Tetovës, Ministri Azir Aliu hesht (Dokument)

Published

on

By

Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Maqedonisë së Veriut ka refuzuar punësimin e 155 motrave medicinale, të cilat për një kohë të gjatë ishin në grevë. Në dokumentin e publikuar nga dr. Haris Karaxhenemi, shihet qartë se Fondi i ka kthyer përgjigje negative Ministrisë së Shëndetësisë, duke e informuar se nuk ka mjete financiare për realizimin e këtij punësimi.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, vazhdon të heshtë dhe nuk ka dhënë asnjë deklaratë lidhur me këtë situatë, e cila po cilësohet si një skandal, raporton Top24.

Më herët, Top24 e kishte pyetur ministrin Aliu nëse ky është një mashtrim publik, duke pasur parasysh se në buxhetin aktual nuk janë paraparë mjete për këto punësime, ndërsa afati për rishikimin buxhetor ka kaluar. Gjithashtu, procedurat administrative aktuale nuk lejojnë rregullimin e statusit të të punësuarve për shkak të shpalljes së zgjedhjeve lokale.

Continue Reading

Lajme

Helmohet kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu

Published

on

By

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka pësuar helmim nga ushqimi, njoftoi sot zyra e tij.

“Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po shërohet nga një helmim nga ushqimi dhe do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij nga shtëpia për tre ditët e ardhshme”, thuhet në deklaratë.

Netanyahu, 75 vjeç, u ndje keq gjatë natës për shkak të inflamacionit të zorrëve dhe dehidratimit, për të cilat po merr trajtim intravenoz.

“Duke ndjekur udhëzimet e mjekëve të tij, kryeministri do të pushojë në shtëpi për tre ditët e ardhshme dhe do të menaxhojë punët shtetërore që andej”, shtoi zyra e tij./Top Channel

Continue Reading

Lajme

Osmani: Rënie drastike e punësimit të shqiptarëve, propaganda nuk mbulon realitetin

Published

on

By

Deklaratat e fundit nga pushteti aktual se “këtë vit janë punësuar më shumë shqiptarë se në vitet më të mira të qeverisjes së BDI-së” janë cilësuar nga zyrtarët e kësaj partie si “gënjeshtra e vitit”.

Në një reagim të drejtpërdrejtë, ish-ministri i jashtëm dhe zyrtari i lartë i BDI-së, Bujar Osmani, thekson se të dhënat zyrtare tregojnë të kundërtën: një rënie të madhe të përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore, me një ulje prej afërsisht 2%, që përkthehet në 4.000–5.000 shqiptarë më pak në administratën publike në raport me komunitetin shumicë.

“Për krahasim, gjatë qeverisjes sonë përfaqësimi i shqiptarëve rritej çdo vit me 1.500–2.000 të punësuar të rinj, në mënyrë sistematike dhe të qëndrueshme në të gjitha nivelet e administratës”, thekson Osmani.

Sipas tij, aktualisht nuk ka përfshirje, por përjashtim; nuk ka përparim, por propagandë, dhe kjo ndjehet çdo ditë nga qytetarët shqiptarë në raportin e tyre me institucionet shtetërore.

“Statistikat nuk gënjejnë”, përmbyll reagimin e tij Osmani, duke hedhur poshtë triumfalizmin e qeverisë aktuale për përfshirjen e shqiptarëve në sektorin publik.(INA)

Continue Reading

TOP Lajme