Connect with us

Lajme

Elfete Ismaili në takim me kryesinë e Asamblesë së gruas në Kumanovë, përkrahje e parezervë për Arben Taravarin

Published

on

Kryetarja e Asamblesë së Gruas së Aleancës për Shqiptarët, Elfete Ismaili e shoqëruar nga nënkryetari Gëzim Kadriu dhe kryetari i degës Huzeir Mustafa , sonte ka takuar kryesinë e Asamblesë së gruas në Kumanovë nga ku ka marrë mbështetje të fuqishme për politikat e kryetarit të ASH-së, Arben Taravari

Sonte, në selinë e Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë, në prani të nënkryetarit Gëzim Kadriu, kryetares së Asamblesë së Gruas, dega Kumanovë, Sevdije Aliji, dhe kryetarit të degës së ASH-së në Kumanovë, Huzeir Mustafa, zhvilluam një takim me kryesinë dhe anëtaret e Asamblesë së Gruas në Kumanovë.
Asambleja e Gruas qëndron krah për krah me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Dr. Arben Taravari.

Continue Reading

Lajme

Izet Mexhiti mirëpret Albin Kurtin – në fokus të takimit, shtypja e shqiptarëve nga qeveria VMRO-VLEN

Published

on

By

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti po ndodhet në Shkup.

Ai është mirëpritur nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Ky takim vjen në prag të takimit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Lajme

Albin Kurti në Shkup, mirëpritet nga Izet Mexhiti flasin për tabelat e rrugëve të vendosura vetëm në gjuhën maqedonase

Published

on

By

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti po ndodhet në Shkup.

Ai është mirëpritur nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Ky takim vjen në prag të takimit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Lajme

Aksi rrugor Kërçovë–Qafë Thanë zhvishet nga shqipja: Tabelat e reja vetëm maqedonisht dhe anglisht

Published

on

By

Fundjava ka qenë e ngarkuar për Ndërmarrjen Publike “Rrugët e Maqedonisë”, e cila ka vendosur tabela të reja rrugore në aksin nga Kërçova drejt Strugës dhe Qafë Thanës. Por, e hëna i gjeti këto tabela me mungesë të dukshme: gjuha shqipe është zhdukur krejtësisht prej tyre. Tabelat janë vetëm në maqedonisht dhe anglisht.

Publikimi i pamjeve nga terreni ka nxitur reagime të ashpra në rrjetet sociale, me akuza për përjashtim dhe diskriminim gjuhësor ndaj shqiptarëve.

Ka reaguar edhe Bashkimi Demokratik për Integrim. “Tabela e re në rrugën për Strugë. Vetëm maqedonisht dhe anglisht. Shqipja e përjashtuar!” – thuhet në reagimin e shkurtër të partisë së Ali Ahmetit.

Ky veprim vjen në një moment të ngarkuar politik, me tensione ndëretnike në rritje dhe në një kontekst kur qeveria e re po kritikohet për përjashtim të shqiptarëve nga institucionet publike.

Vëzhguesit politikë paralajmërojnë se me afrimin e zgjedhjeve lokale, rastet e tilla diskriminuese mund të shtohen, duke u përdorur për të mbuluar ngecjet në procesin euro-integrues dhe dështimet e brendshme të pushtetit aktual. /Flaka/

Continue Reading

TOP Lajme