Connect with us

Lajme

Ekskluzive: Asnjë deputet nuk largohet nga Fronti Europian

Published

on

Burime të larta të sigurta të PressOnline.al pranë Frontit Europian, por edhe Frontit Kombëtar të partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, hedhin poshtë kategorikisht çdo spekulim për largimin e deputetëve nga këto struktura politike.

“Jo vetëm që nuk ka asnjë largim, por ne jemi në konsolidim të mëtejshëm të radhëve tona. Deputetët janë të bashkuar dhe të përkushtuar në qëllimin tonë të përbashkët – mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe përshpejtimin e integrimit europian të vendit”, kanë deklaruar burimet tona.

Sipas këtyre burimeve, Fronti Europian dhe ai Kombëtar e konsiderojnë veten si platforma të hapura për çdo deputet shqiptar që është kundër diskriminimit etnik dhe politikave që pengojnë rrugën europiane të Maqedonisë së Veriut.

“Dera jonë është e hapur për çdo deputet që nuk e pranon përuljen e shqiptarëve dhe që refuzon stagnimin eurointegrues të vendit. Ky është një front politik i vlerave, jo i interesave të ngushta personale”, thuhet më tej në qëndrimin e siguruar nga PressOnline.al

Ky zhvillim vjen në një kohë kur skena politike shqiptare në vend është nën zhurmën e spekulimeve për ndarje dhe formacione të reja politike, por duket se brenda Frontit mesazhi është i qartë: unitet dhe orientim drejt Perëndimit.(PressOnline.al)

Continue Reading

Lajme

Mesazh nga terreni: A po përgatitet Blerant Ramadani për Sarajin?

Published

on

By

Blerant Ramadani, sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët dhe njëri nga emrat e përfolur si kandidat i mundshëm për Komunën e Sarajit me përkrahje edhe nga Fronti Evropian, ka lëshuar një sinjal të qartë nga terreni, shkruan Flaka

“Në parkun e bukur të Sarajit! Edhe më të bukur për Gjeneratat e Reja!”, ka shkruar Ramadani në një postim publik, duke shoqëruar mesazhin me fotografi bashkë me fëmijët e tij, në një nga hapësirat publike të kësaj komune.

Mesazhi është parë si një paralajmërim për projekte të mundshme zhvillimore në këtë komunë, me fokus tek gjeneratat e reja dhe investimet në infrastrukturën publike. Edhe pse nuk ka një njoftim zyrtar për kandidaturën, lëvizjet e fundit të Ramadanit në terren dhe retorika e përdorur e forcojnë profilin e tij si pretendent serioz për garën lokale.

Nëse kandidon me përkrahje nga Fronti Evropian, gara në Saraj mund të jetë një nga më të ndjekurat në zgjedhjet e ardhshme lokale. Flaka

Continue Reading

Lajme

Fetai u jep zë sulmeve ndaj ambasadorit, portali “Fol” sulmon Meidanin – Ky i fundit: Fake news!

Published

on

By

Portali Fol, i njohur për lidhjet e tij të ngushta me koalicionin VLEN dhe zyrtarin Arben Fetai, ka publikuar një editorial të ashpër me qëllim për të përbaltur ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani.

Në editorialin me autorësinë e Latif Arifit, i cili mban funksione zyrtare brenda grupacionit të Fetait, thuhet që qasja e ambasadorit Meidani në rastin e shkollës së Nerovës, ku pa kurrfarë kontributi konkret tentoi t’i atribuojë vetes merita për një çështje që kishte filluar shumë më herët nga faktorë lokalë dhe qeveria për t’u zgjidhur, është një shfaqje e ulët e diplomacisë militante.

“Nuk është aspak sjellje dinjitoze për një përfaqësues të shtetit shqiptar që të përfshihet në propagandën e një partie tashmë në opozitë, e njohur gjerësisht si një prej strukturave më të kriminalizuara politike në Evropë”, vijon editoriali.

Përgjigja e ambasadorit Meidani nuk ka munguar. Me një koment të shkurtër dhe të prerë, ai ka reaguar: “Fake News”, duke e demaskuar editorialin si një tentativë të ulët për manipulim publik.

Ironikisht, vetë Arben Fetai, i cili aktualisht duket se po u jep zë sulmeve ndaj ambasadorit, kishte dalë në mbrojtje të tij vetëm pak muaj më parë. Në shkurt, kur eksponentë të VLEN-it e akuzuan Meidanin për ndërhyrje në vendimin e Arben Taravarit për të tërhequr Aleancën për Shqiptarët nga koalicioni, Fetai kishte shkruar:

“Këto ditë, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Denion Meidani, është bërë shënjestër e sulmeve nga ata që shqetësohen nga puna e tij e pandalshme dhe vizioni i tij i qartë. Për herë të parë, kemi një ambasador shqiptar që jo vetëm se e di saktësisht çfarë bën, por që e bën më së miri, me profesionalizëm të lartë dhe një qasje që imponon respekt. Denion Meidani është një diplomat me përgatitje të jashtëzakonshme, i vlerësuar në qarqet më të larta diplomatike. Ai nuk është thjesht një përfaqësues i Shqipërisë, por një figurë që me dinamizmin dhe vendosmërinë e tij po vendos standarde të reja në diplomacinë shqiptare. Ne kemi shprehur publikisht mbështetjen tonë për të dhe e ritheksojmë edhe sot: Ambasadori Meidani ka mbështetjen tonë të plotë! Ai është një model dinjiteti për diplomacinë shqiptare në rajon”.

Ky ndryshim i beftë i qëndrimit ngre pikëpyetje mbi motivet reale të sulmeve ndaj ambasadorit Meidani dhe rolin që po luajnë strukturat e VLEN-it në diskreditimin e një diplomati që gëzon respekt në qarqet vendore dhe ndërkombëtare. Flaka

Continue Reading

Lajme

ASH: Një vit dështim, një vit nënçmim, një vit degradim – vetëm përkthim VMRO–Shqip

Published

on

By

Ekspozimi i sajuar i eksponentëve të të ashtuquajturit VLEN, për të paraqitur kinse arritjet e tyre në një vit qeverisje, u karakterizua nga kontradikta, konspiracione, të pavërteta dhe ikje nga përgjegjësia.

Eksponentët e këtij grupacioni nuk përmendën asnjë nga premtimet elektorale të realizuara gjatë vitit të parë të qeverisjes, por përkthyen si të tyret projektet e realizuara nga patroni i tyre – VMRO-DPMNE.

Folën për Bashkimin Evropian, por nuk treguan pse nuk u realizuan ndryshimet kushtetuese, as pas një viti qeverisje.

U lavdëruan me kredinë hungareze, por nuk thanë asgjë për vërejtjen e raportit të Komisionit Evropian, i cili thekson se kredia kishte prejardhje nga Kina.

Folën për raporte të mira me BE-në, por nuk përmendën asnjë fjalë për raportin e KE-së, që flet qartë për ndikimin e ashpër të projektit “Bota Serbe” gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së – ku ata vetë sillen si argatë dhe vazalë.

Folën për raporte të mira me BE-në, por nuk përmendën që shteti ka humbur pothuajse 40 milionë euro nga Plani për Rritje i Bashkimit Evropian. Ato ishin të destinuara për mbështetjen e reformave që ndikojnë drejtpërdrejt në ekonominë, energjetikën, arsimin dhe standardin jetësor të qytetarëve, për çka u tha se çdo gjë është perfekte.

Përmendën hidrocentrale, por nuk u tha asgjë se përse Ministria e Energjisë ka marrë vlerësim negativ nga Brukseli për reformat që duhej të zbatoheshin deri në dhjetor 2024, duke e lënë shtetin pa 2.1 milionë euro. E njëjta ministri nuk i ka përmbushur as detyrimet për qershor 2025, duke humbur edhe të paktën 10 milionë euro të tjera nga fondet e BE-së.

Folën për moral dhe luftën kundër korrupsionit, ndërkohë që përfaqësues të tyre në Çair dhe Tetovë denoncohen përditë për uzurpim të pronës publike, falsifikime dhe mafie urbane.

Folën për shërbesë ndaj qytetarëve, por nuk përmendën se sa shqiptarë janë të papunë e sa janë të nënshtruar përballë arrogancës së pushtetit.

Folën për raporte të mira me Shqipërinë, por nuk treguan pse kryeministri shqiptar i ka fshirë nga agjenda e tij. Derisa Bilall Kasami ofendon rëndë ambasadorin Denion Meidani, Zeqirja Ibrahimi, në anën tjetër, e pranon kontributin e tij dhe suksesin për Shkollën e Nerovës ia dedikon pikërisht ambasadorit.

U morën me projekte që nuk u shihet as fillimi, lëre më fundi. Folën për kredi miliardëshe, subvencione dhe fonde që qytetari shqiptar nuk i sheh dhe nuk i prek.

Folën për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat – një dokument që është kritikuar edhe nga ekspertë shqiptarë të grupit punues – por nuk morën përgjegjësi për të treguar se kur do të fuqizohet ky ligj i mangët në Kuvendin Republikan.

Folën me superlativa për punën e tyre, por nuk thanë sa shqiptarë janë punësuar dhe sa maqedonas, gjatë kësaj qeverisjeje të nënshtrimit.

Nuk folën për projektet e shoqatave serbe që i mbështet Ivan Stoilkoviç me paratë edhe të taksapaguesve shqiptarë. Nuk treguan se sa projekte janë ndarë për shoqatat shqiptare.

Folën për jetë dhe standard të përmirësuar – një realitet që qytetari shqiptar nuk e sheh. Nëse është përmirësuar standardi i zyrtarëve të VLEN-it, kjo nuk do të thotë se qytetarët janë të kënaqur., reagim nga Aleanca për Shqiptarët.

Continue Reading

TOP Lajme