Connect with us

Lajme

EKSKLUZIVE – Anketa e fundit nga IRI (SHBA): Fronti Kombëtar 14%, VLEN vetëm 5%

Published

on

Zgjedhjet lokale të këtij viti pritet të jenë ndër më të ashpërit që janë zhvilluar ndonjëherë në Maqedoninë e Veriut. Në lidhje me këtë, portali TetovaSot ka mësuar ekskluzivisht nga burime të sigurta përmbajtjen e anketës së fundit të realizuar nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI) me seli në SHBA.

Sipas të dhënave nga kjo anketë:

Fronti Kombëtar (BDI, ASH-Taravari dhe ASH-Sela) rezulton me 14% mbështetje në nivel kombëtar.

VLEN, bashkë me të gjitha subjektet e përfshira, renditet me vetëm 5% përkrahje.

Burimet e TetovaSot bëjnë me dije se anketa është zhvilluar në terren, me 1,200 persona të intervistuar, gjatë periudhës maj – qershor 2025.

Ajo që vlen të theksohet është se anketa i është prezantuar të gjithë partive dhe liderëve të koalicionit VLEN, të cilët tashmë janë të njohur me rezultatet e fundit të IRI-t./TS

Continue Reading

Lajme

Tërmet në VLEN, Bekim Sali se pyet Izet Mexhitin: Shpall kandidaturën, për Çairin vendosin qytetarët jo emrat

Published

on

By

Ish ministri i shëndetësisë dhe nënkryetarti i Alternativës, Bekim Sali përmes një postimi në profilin e tij ka vendosur të bëj publike se ai do të jetë kandidati i VLEN-it për kryetar komune në Çair duke mos llogaritur ate që thotë Izet Mexhiti. Në disa media shumë shpesh është lakuar emri i Mexhitit si kundër kandidat i Bujar Osmanit por veprimi i sotëm i Sali ka dërguar në heshtje gati të gjithë VLEN-in, shkruan Top24

Burime për Top24 nga Alteranativa bëjnë të ditur se nëse VLEN nuk përcaktohet edhe për Amir Elezin në komunën e Tearcës atëher ata do të shiqojnë pozicionin e tyre brnda VLEN dhe me gjasë do të garojnë të vetëm pasi për Tearcën do të vendosin qytetarët jo emrat.

Continue Reading

Lajme

Ironia në Tetovë: Majk, dikur turp për Grubin, sot krenari për Kasamin

Published

on

By

Në verën e vitit 2023, Bilall Kasami kritikonte me tone të ashpra Artan Grubin për organizimin e koncerteve me artistë të estradës, duke i quajtur ato shpenzime të kota në kohë krizash dhe tallje me hallet e qytetarëve. Sot, po ai Bilall, si kryetar i Tetovës, jo vetëm që po organizon koncerte të njëjta – por me të njëjtët artistë, në të njëjtin format dhe me të njëjtën retorikë entuziazmi, shkruan PressOnline.al

Majk, këngëtari që dikur përmendej si simbol i shpërdorimeve të qeverisë, sot është “ylli i mbrëmjes” i Netëve Rinore që promovohen nga vet kryetari në faqen e tij. Edhe skena e koncerteve është kthyer nga “harxhim” në “frymëzim rinor”.

Në politikën shqiptare, duket se nuk ka më dallim midis atyre që qeverisin dhe atyre që i kritikojnë – të gjithë rrotullohen rreth të njëjtave formula: pak zhurmë, pak muzikë, shumë PR.

Dhe ndërkohë që artistët s’kanë faj – ata bëjnë punën e tyre – mbetet pyetja: A është ky vetëm një tjetër rast i radhës ku pushteti e bën të pranueshme çdo gjë që e bënte të papranueshme opozita?

Continue Reading

Lajme

Kabineti mobil s’kuruon sistemin e sëmurë – qytetarët duan spitale, jo spektakël

Published

on

By

Nisma e Ministrit të Shëndetësisë Azir Aliu për “Kabinetin mobil”, e promovuar me shumë zhurmë në Shtip, duket më tepër si përpjekje për të krijuar iluzionin e afërsisë me qytetarët sesa një hap konkret drejt përmirësimit të sistemit shëndetësor në Maqedoninë e Veriut, shkruan PressOnline.al

Qytetarët e këtij vendi nuk kanë mungesë takimesh me politikanë, por vuajnë për një sistem ku mungojnë mjekët, ku pajisjet diagnostike janë të amortizuara, dhe ku spitalet e rajoneve funksionojnë me staf minimal dhe resurse të kufizuara. Në vend të improvizimeve me kabinete mobile, do të ishte shumë më efektive të përmirësoheshin kushtet në repartet e urgjencës, të sigurohej furnizim stabil me barna esenciale dhe të rriteshin pagat dhe motivimi i stafit mjekësor.

Takimet me qytetarët janë të rëndësishme, por kur ato vijnë të orkestruara përmes regjistrimeve paraprake dhe platformave zyrtare, krijohet përshtypja e një procesi të filtruar, jo të sinqertë. Sistemi shëndetësor nuk ka nevojë për “show” politik në fundjavë, por për reforma të vërteta, për politika që sjellin ndryshim në përditshmërinë e pacientëve.

Në vend që të “shëtisë” me kabinetin mobil nëpër spitalet e vendit, Ministri Aliu duhet të dëgjojë zërin e mjekëve të djegur nga kushtet e punës, të nënave që presin me orë për një pediatër, apo të pacientëve që duhet të udhëtojnë nga qytetet e ndryshme në Shkup për trajtime bazike.(PressOnline.al)

Continue Reading

TOP Lajme