Connect with us

Lajme

Ekocidi në Konjare/Deputeti Snopçe në mbrojtje të banorëve

Published

on

Sot në fshatin Konjare të komunës së Petrovecit ka qëndruar deputeti i ASH-së, Halil Snopçe. Ai është gjindur atje për shkak të revoltës së banorëve të shprehur disa herë për shkak të germimeve ilegale që po bëhen reth lumit Pçinja, ku po ndodh një ekocid i vërtetë dhe po vështirëson jetën e banorëve të këtyre fshatrave.

Nga gërmimet her legale e her ilegale, por me “amin” të të “fuqishmive” u kanë ndodhur shumë dëme banorëve, në fisa raste edhe tragjike për jetën.

“Ndodhemi para Stacionit policor në Petrovec, ku kam ardhur personalisht të iu jap mbështetje banorëve të Konjares së Poshtme dhe të Epërme të cilët janë ftuar të vijnë në Stacion policor… Këto banorë para do kohe para disa mediave kanë dhënë deklarata edhe atë 300 metra larg nga vendi i gërmimeve dhe sot janë thirru për këtë në polici. Ne kemi angazhuar avokat, ai është Skender Mehmedi i cili është këtu që të mësojmë se për çfarë konkretisht bëhet fjalë, pasi nuk është hera e parë që marrin fesë nga policia, disa vite janë ftuar dhe kanë paguar gjoba enorme, etj. Ne mendojmë se ky është presion ndaj qytetarëve që ata të heqin dorë nga mbrojtja e vendit të tyre, të mjedisit jetësor, të interesit të tyre dhe të fëmijëve dhe normalisht, ata duan të vazhdojnë jetesë normale në vendbanimin e tyre”, deklaroi deputeti Snopçe.

Deputeti Snopçe tha se nuk ka informacion se kush i ka denoncuar banorët, por shton se kjo me siguri është bërë nga kompania e cila zhvillon gërmimet.

“Cilat janë ato kompani qytetarët e dinë, ndërsa unë si deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë mundohem të mbroj interesin e qytetarëve dhe mjedisin jetësorë”, deklaroi më tej deputeti Snopçe.

Sipas tij, janë sheklur rregulloret e punës nga kompanitë të cilat kanë fituar koncesionin mbi gërmimet. Kjo tha deputeti, është konstatuar nga inspektoriati i cili ka konstatuar se me këto gërmime krijohen dëme.

“Por dhe përskaj shkeljeve të konstatuara, Gjykata e ka rykthyer koncesionin, ndërsa ne sot jemi këtu të shohim pse policia i ka ftuar qytetarët”, shtoi më tej deputeti i ASH-së.

Ai tha se si deputet, nuk do lejojë të ketë presion ndaj popullatës. https://fb.watch/mkX2rldvZ0/?mibextid=5eVWNK

Continue Reading

Lajme

Ambasadori Meidani: Shqipëria me ritëm të lartë drejt BE-së – takim me Taravarin në Shkup

Published

on

By

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka bërë të ditur se Shqipëria ka hapur tre kapituj negociues me Bashkimin Evropian vetëm në gjashtë muajt e fundit dhe synon t’i hapë të gjithë brenda vitit.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Meidani theksoi se kishte kënaqësinë të shoqëronte Kryeministrin Edi Rama gjatë pjesëmarrjes në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Shkup, ku Shqipëria u vlerësua për ritmin e saj të integrimit dhe angazhimin e qëndrueshëm drejt anëtarësimit.

Në kuadër të vizitës, Rama i shoqëruar edhe nga ambasadori Meidani, zhvilluan edhe takime me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ku u diskutuan sfidat dhe përgjegjësitë e përbashkëta të faktorit politik shqiptar në proceset integruese dhe zhvillimet rajonale.

Vizita e delegacionit shqiptar në Shkup përfundoi me një ndalesë simbolike në Çarshinë e Vjetër të qytetit – një hapësirë që, siç u shpreh Meidani, “ruan gjurmët e identitetit shqiptar dhe dëshmon bashkëjetesën kulturore ndër shekuj”.

Continue Reading

Lajme

Taravari: SHBA mik dhe aleat i palëkundur i shqiptarëve dhe RMV-së, falënderon ambasadores Aggeler

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të partisë, Blerant Ramadani, morën pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Përmes një njoftimi, Taravari shpreh urimet për këtë festë të rëndësishme dhe thekson miqësinë e fortë mes SHBA-së dhe popullit shqiptar, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Urime Ditën e Pavarësisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Sot, së bashku me sekretarin e përgjithshëm, Blerant Ramadanin, morëm pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e SHBA-së në Shkup, me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mik i madh dhe aleat i palëkundur i popullit shqiptar dhe i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Vlerat që përfaqëson ky shtet, demokracia, liria dhe barazia, janë udhërrëfyes për përpjekjet tona drejt një shoqërie më të drejtë dhe më të zhvilluar.
Faleminderit ambasadores Angela Aggeler dhe stafit të ambasadës për mikpritjen dhe për mbështetjen e vazhdueshme për vendin tonë.
Gëzuar 4 Korrikun, Amerikë! 🇺🇸”, përfundon njoftimi i kreut të ASH-së.

Continue Reading

Lajme

ASH: Në vend të punësimeve, VLEN përjashton 8 shqiptarë nga Shtëpia e Shëndetit në Kërçovë

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët dënon aktin e paprecedentë të shkarkimeve politike që po ndodhin në institucionet shëndetësore nën drejtimin e kuadrove të VLEN-it. Rasti i fundit vjen nga Shtëpia e Shëndetit në Kërçovë, ku drejtori i sapoemëruar, Dr. Valon Sadiku – me urdhër politik të ministrit digjital Azir Aliu dhe drejtuesve të VLEN-it – ka larguar nga puna tetë të punësuar shqiptarë vetëm për shkak të bindjeve të tyre politike.

Këto veprime jo vetëm që janë të turpshme dhe të papranueshme, por tregojnë fytyrën e vërtetë të një subjekti që në emër të “ndryshimit”, po instalon përjashtimin dhe hakmarrjen politike si standard pune. Ironikisht, VLEN nuk sjell punësime të reja për shqiptarët – përkundrazi, edhe aty ku ka shqiptarë të punësuar, i largon.

Tetë të punësuarit e përjashtuar kanë kërkuar kthimin e menjëhershëm në vendet e tyre të punës, ndërkohë që janë të vendosur të ndjekin rrugët ligjore dhe demokratike, përfshirë edhe protestën publike, nëse padrejtësia nuk korrigjohet.

Aleanca për Shqiptarët do të qëndrojë fuqishëm në krah të çdo qytetari të përjashtuar për shkak të bindjeve politike dhe u bën thirrje institucioneve të drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe shoqërisë civile të reagojnë ndaj këtij abuzimi të pastër me pushtetin.

Pëlqimi nga Ministria e Finansave për punësimet në fjalë: https://we.tl/t-T2fVju4WOG

Pamje nga reagimi i punonjësve të larguar, të transmetuara nga TV Uskana https://www.facebook.com/share/v/14rYwE7bH7/

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

TOP Lajme