Lajme
Deputeti Shaqiri takon studentët iniciatorë: Provimi i jurisprudencës në shqip duhet të garantohet me barazi të plotë

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Rijad Shaqiri, së bashku me përfaqësuesin e FRASH-it, Hamza Nuhiu, kanë zhvilluar një takim me studentët iniciatorë Jon Selimi dhe Mevlan Ademi lidhur me problematikën e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Gjatë takimit u diskutua hapur për vështirësitë reale me të cilat përballen studentët shqiptarë, si dhe për domosdoshmërinë që provimi i jurisprudencës të jetë i qasshëm në mënyrë të barabartë dhe të drejtë për të gjithë kandidatët. Studentët paraqitën shqetësimet e tyre konkrete, duke theksuar se çështja nuk është vetëm teknike, por prek drejtpërdrejt të drejtat gjuhësore dhe arsimore.
Deputeti Shaqiri theksoi se si përfaqësues të qytetarëve, kanë obligim që këtë çështje ta trajtojnë seriozisht në nivel institucional dhe kushtetues, duke kërkuar zgjidhje konkrete që garantojnë barazi dhe respektim të të drejtave të studentëve shqiptarë.
Ai u zotua se do të angazhohet përmes mekanizmave ligjorë dhe mbështetjes së drejtpërdrejtë, në mënyrë që çdo student të ketë mundësi të barabartë për të ndërtuar të ardhmen e tij profesionale.
Në fund, përfaqësuesit e Aleancës për Shqiptarët falënderuan studentët për iniciativën, guximin dhe përkushtimin në ngritjen e zërit për një çështje kaq të rëndësishme, duke garantuar se do të qëndrojnë në krah të tyre deri në zgjidhjen e plotë dhe të drejtë të kësaj problematike.
Dje
“Nuk kam pranu me më shit te shokët e tu në Spanjë”, Xheneta shpërthen ndaj Milaim Zekës
Dje
Mexhiti: Në Bogovinë po realizohen tetë projekte me vlerë mbi 150 milionë denarë
Dje
Latifi në Zagreb: Interkoneksionet me Shqipërinë dhe Kosovën ndër prioritetet strategjike të MEPSO-s
Dje
Mickoski për „Alta Banka“: LSDM-ja u gëzohet skenarëve të errëta, ne po përpiqemi me të gjitha forcat të gjejmë zgjidhje
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Limani: ASH-ja ka potencial të madh njerëzor, synojmë bashkimin e strukturave dhe rikthimin e të gjithë atyre që janë larguar nga partia
02
Messi merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij te Inter Miami
03
“Nuk kam pranu me më shit te shokët e tu në Spanjë”, Xheneta shpërthen ndaj Milaim Zekës
04
Dhunë ndaj bashkëshortes në Çajle, kallëzim penal ndaj 33-vjeçarit
05
Mexhiti: Në Bogovinë po realizohen tetë projekte me vlerë mbi 150 milionë denarë

Lajme
Mexhiti: Në Bogovinë po realizohen tetë projekte me vlerë mbi 150 milionë denarë

Lajme
Latifi në Zagreb: Interkoneksionet me Shqipërinë dhe Kosovën ndër prioritetet strategjike të MEPSO-s

Lajme
Mickoski për „Alta Banka“: LSDM-ja u gëzohet skenarëve të errëta, ne po përpiqemi me të gjitha forcat të gjejmë zgjidhje

Lajme
Taravari takon ambasadoren amerikane Nicole Varnes: SHBA-ja, partneri ynë kryesor strategjik

Lajme
Dhunë ndaj bashkëshortes në Çajle, kallëzim penal ndaj 33-vjeçarit

Lajme
Taravari: Meqë studimet janë në shqip, edhe provimi i jurisprudencës të jetë në këtë gjuhë

Lajme
Gostivari në kantier ndërtimi – aktualisht po zhvillohen punime në 11 lokacione njëkohësisht



