Connect with us

Lajme

Deputeti Rijad Shaqiri dhuron uniforma pune për stafin e Shtëpisë së Shëndetit në Likovë

Published

on

Si deputet i zonës, Rijad Shaqiri nga ASH-ja, ka dhuruar uniforma pune për të gjithë stafin e punësuar në Shtëpinë e Shëndetit në Likovë, në një akt simbolik falënderimi për përkushtimin dhe angazhimin e tyre ndaj shëndetit të banorëve të komunës.

Në një ceremoni të thjeshtë, deputeti Shaqiri shprehu mirënjohjen e tij për stafin e këtij institucioni shëndetësor, duke theksuar se ky gjest modest është një mënyrë për të vlerësuar punën e palodhur që ata bëjnë çdo ditë për qytetarët.

“Uniformat janë një shenjë e vogël mirënjohjeje për përkushtimin dhe angazhimin që tregoni çdo ditë për shërbimin ndaj shëndetit të qytetarëve tanë. Ky është një kontribut i vogël, por që ka për qëllim të motivoni për të vazhduar punën tuaj të jashtëzakonshme,” shkruan në rrjetet sociale deputeti Shaqiri.

Ai gjithashtu theksoi se mbështetja për institucionet lokale shëndetësore do të mbetet një prioritet për të në të ardhmen.

“Ne duhet të sigurojmë që institucionet tona shëndetësore të jenë të pajisura me të gjitha mjetet dhe mbështetjen e nevojshme për t’i ofruar qytetarëve shërbime sa më cilësore.”

Ky veprim tregon angazhimin e deputetit për të përmirësuar shërbimet shëndetësore dhe për të mbështetur institucionet lokale, duke përmirësuar kushtet e punës për stafin që është çdo ditë pranë qytetarëve.

Continue Reading

Lajme

Rruga Tetovë – Prizren: Kosova ecën me eskavatorë, Maqedonia e Veriut ende me procedura administrative

Published

on

By

Nuk ka datë konkrete ende se kur do të fillojnë punimet në Maqedoninë e Veriut për rrugën Tetovë – Prizren, derisa nga ana e Kosovës vijojnë punimet, shkruan Portalb.mk.

Të pyetur për ecurinë e projektit, nga kabineti i zëvendës-ministres së Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqirit, për Portalb.mk theksua se në kohë rekord është siguruar dhe përgatitur detyra projektuese nga Fakulteti i Ndërtimtarisë dokument ky që përmban specifikimet dhe kërkesat bazë për projektimin e tunelit.

“Kjo detyrë projektuese tashmë i është dorëzuar palës kosovare për shqyrtim dhe harmonizim, për të siguruar dakordim të plotë para hapjes së procedurave të mëtejshme”, thanë nga kabineti i Kaltrina Zekolli Shaqirit.

Nga aty shtuan se pas përfundimit të kësaj faze dhe miratimit të përbashkët të detyrës projektuese, hapi i radhës do të jetë shpallja e tenderit për projektimin teknik të tunelit.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me palën kosovare dhe po bëjmë përpjekje që të mos ketë vonesa në asnjë moment të këtij procesi”, shtuan nga kabineti i zëvendës-ministres.

Nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e Kosovës nuk u përgjigjën në pyetjet gazetareske të Portalb.mk për këtë projekt.

Pas shumë zvarritjeve, në prill 2025 u formua grupi i përbashkët i punës midis RMV-së dhe Kosovës për këtë projekt, ndërsa takimi i parë u mbajt dy muaj më pas në qershor, ku u theksua përshpejtimi i procedurave burokratike.

Paraprakisht, nga Ministria e Transportit të RMV-së kanë bërë të ditur se është ndarë buxheti për fazën e projektimit të tunelit.

Ndryshe nga RMV-ja, në Kosovë me 13 gusht 2024 filluan punimet për rrugën Prizren – Tetovë. Paraprakisht me 2 gusht 2024 Kosova nënshkroi kontratat për realizimin e punimeve për këtë projekt. Ndërsa më 23 maj 2024 në Kuvendin e Republikës së Kosovës u miratua propozimi për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëfinancimin e punimeve në rrugën Tetovë – Prizren.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar në Shkup në janar 2024 , vetëm për finalizimin e dokumenteve për projektimin e tunelit që do ta lidh këtë rrugë do të duhen një vjet e gjysmë, që do të thotë deri në mes të vitit 2026.

18 muaj është afati për kompletimin e dokumentacionit të projektit për ndërtimin e tunelit për rrugën Tetovë – Prizren, ndërkaq financimi i ndërtimit të tunelit do të bëhet në vlerë proporcionale, sipas gjatësisë së tunelit në territorin e secilës anë. Kjo mes tjerash është e përfshirë në marrëveshjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren, të cilën Portalb.mk e publikoi ekskluzivisht.

Aktualisht prej Tetovës në Prizren, rruga është 109 kilometra, ndërkaq me rrugën e re parashikohet të shkurtohet për 69 kilometra, gjegjësisht kjo rrugë do të jetë e gjatë 40.6 kilometra.

Kjo rrugë në të kaluarën është premtuar në shumë cikle zgjedhore në RMV, por pa realizim deri më tani.

Continue Reading

Lajme

Fushata e fundit e Ministrisë së Bujqësisë është fyerje për shqiptarët, reaguan nga ASH-ja e Taravarit

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët nga Arben Taravari ka reaguar në lidhje me fushatën e Ministrisë së Bujqësisë në Maqedoninë e Veriut. Ata fushatën “Më e mira maqedonase: tradita jonë, krenaria jonë”, transmeton Portalb.mk.

“Fushata e re e Ministrisë së Bujqësisë me sloganin “Македонско најдобро: Наша традиција, наша гордост” përbën një fyerje të hapur për qytetarët shqiptarë dhe për të gjitha komunitetet jomaqedonase në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, reaguan nga ASH-ja.

Ata vlerësojnë se përmes fushatës me epitet “makedonsko”, bëhet përpjekje për ta shndërruar Maqedoninë e Veriut në një shtet monoetnik.

“Si mund të quhen “produkte maqedonase” domatet e Dibrës, djathi i Sharrit, lakra e Begovinës, qepa e Gostivarit, perimet e Likovës, rrushi i Vrapçishtit apo gruri i Karadakut, pa përmendur asnjëherë shqiptarët që i punojnë dhe i prodhojnë ato? Kjo është nacionalizëm institucional i ambalazhuar si promovim ekonomik”, deklaruan nga Aleanca.

Aleanca fajësoi zëvendësministrin Albrim Hoxhën se përmes heshtjes është bashkëfajtor.

“Koalicioni shqiptar në qeveri, që premtuan barazi dhe dinjitet, është zhdukur nga çdo reagim publik. Kur shqiptarët përjashtohen nga koncepti i identitetit prodhues dhe nga simbolet shtetërore, FLEN nuk thotë asgjë. Kur shteti përdoret për të promovuar vetëm një etni, FLEN sërish hesht”, deklaruan nga Aleanca.

Continue Reading

Lajme

Rexhepi: VLEN hoqi edhe përfaqësimin shqiptar nga Fondi Shëndetësor

Published

on

By

Bajram Rexhepi nga BDI ka dalë me reagim në lidhje me situatën në Fondin për Sigurim Shëndetësor, njofton Top24.mk

Ai thotë se me votimin e VLEN që në këtë Fond të hiqet përfaqësimi i shqiptarëve, është goditur barasia institucionale.

“Përjashtimi i shqiptarëve nga bashkëdrejtimi i Fondit për Sigurim Shëndetësor është goditje e drejtpërdrejtë ndaj barazisë institucionale.

Deputetët e VLEN-it zgjodhën të votojnë për një strukturë të centralizuar që heq përfaqësimin shqiptar në një nga institucionet më të ndjeshme të shtetit, Fondin për Sigurim Shëndetësor.
Për këtë nuk ka justifikim. Ka vetëm heshtje dhe servilizëm”, shkruan Rexhep

Continue Reading

TOP Lajme