Smart News

Deputeti i VV Bajqinovci: Me veprimet e tij tinzare, Bujar Osmani ka minuar pozitat negociuese të Qeverisë së Kosovës karshi Serbisë

Deputeti i LVV-së Mefail Bajqinovci ka reaguar nëpërmjet rrjetit të tij në Facebook në lidhje me zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Sipas tij në rajon ka patur dhe ka lobim kundër interesave të Kosovës, në të cilin ka kontribuuar edhe vetë kandidati për president nga radhët e BDI-së Bujar Osmani.

“Një nga ata është dhe Bujar Osmani, Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, i cili ka shtyrë përpara kërkesa të dëmshme për Kosovën gjatë kryesimit të tij të OSBE-së gjatë vitit të kaluar. E ka dëshmuar edhe me veprimet e tij nëpër koluare diplomatike, të pakoordinuara me Qeverinë e Kosovës. Veprimet e tij tinzare prapa krahëve të delegacionit të Kosovës në takimin e 18 marsit 2023 në Ohër të Maqedonisë së Veriut, me ose pa qëllim kanë minuar pozitat negociuese të Qeverisë së Kosovës në bisedimet për aneksin e zbatimit të marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.”, shkruan Bajqinovci në facebook.
Sipas tij qytetarët e Maqedonisë së Veriut e kanë shumë të lehtë zgjedhjen në mes Bujar Osmanit, të cilin e cilëson si ndërmjetës ndërkombëtar dhe Arben Taravarit, të cilin e cilëson si politikan kombëtar të koalicionit shqiptar.

Exit mobile version