Connect with us

Lajme

Debat në RTSH: Zenku denoncon përjashtimin sistematik të diasporës shqiptarëve në RMV

Published

on

Në emisionin “Ura” në RTSH, moderuar nga gazetari Artur Bejzade, u zhvillua një debat i gjerë mbi rolin dhe sfidat me të cilat përballet diaspora shqiptare, me fokus të veçantë në shqiptarët nga Maqedonia e Veriut.

Të ftuar në panel ishin: lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, kryeredaktori i Flaka Media Group, Driton Zenku, si dhe Adem Marku nga organizata Albanian Union me seli në Londër.

Diskutimi u përqendrua te trajtimi institucional i diasporës shqiptare dhe roli i saj në proceset politike e shtetformuese, sidomos në kontekstin e zhvillimeve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Kryeredaktori i Flaka Media, Driton Zenku, denoncoi atë që e quajti padrejtësi sistematike ndaj diasporës shqiptare, e cila, sipas tij, shihet nga shteti vetëm si burim ekonomik, jo si pjesë e barabartë e shoqërisë.

“Diaspora shqiptare në Maqedoninë e Veriut është pashpirtësuar institucionalisht. Ajo vlerësohet vetëm për remitencat dhe kontributin financiar që jep, ndërkohë që injorohet në aspektin politik dhe shtetëror,” deklaroi Zenku.

Një nga shqetësimet kryesore që ngriti ai ishte mënyra se si u realizua regjistrimi i fundit i popullsisë dhe pasojat që solli ai proces për diasporën:

“Diaspora shqiptare u la pa adresë të vendbanimit në Maqedoninë e Veriut dhe më pas qeveria mori vendimin ta fshijë nga lista e popullsisë rezidente. Kjo jo vetëm që i heq të drejtën e votës, por penalizon rëndë edhe pushtetin lokal ku shqiptarët janë shumicë.”

Zenku shtoi se këto veprime ndikojnë drejtpërdrejt edhe në numrin e këshilltarëve komunalë, si dhe në planifikimin e investimeve publike, pasi shpërndarja e buxhetit bazohet në numrin e popullsisë për kokë banori.

Debati ngjalli reagime të shumta edhe nga mërgata, veçanërisht në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë ndanë shqetësimin për përjashtimin gradual të diasporës nga jeta politike dhe institucionale në vendlindje.

Continue Reading

Lajme

Sërish rriten çmimet e naftës dhe benzinës në Maqedoni!

Published

on

By

Pas mesnate do të rritet çmimi i naftës dhe benzinës. Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator të Energjetikës, çmimi i benzinave do të rritet për 1,5 denarë, ndërsa çmimi i naftës për 1 denarë. Nga KRRE thonë se çmimi i vajit ekstra të lehtë do të rritet për 2 denarë.

Çmimet sipas vendimit të fundit të KRRE-së:

Benzina BS-95 77,5 den/l

Benzina BS-98 79,5 den/l

Nafta 73,0 den/l

Vaji ekstra i lehtë 72,0 den/l

Continue Reading

Lajme

Taravari porosi Fetait dhe Aliut: Dilni në Gostivar e Likovë nëse merrni mbi 1mij vota shqiptare smerem me politikë

Published

on

By

Arben Taravari kryetar i Aleancës për Shqiptarët ka sfiduar ministrat e tij Azir Aliun dhe Arben Fetai që të urdhërojnë të provojnë rë kandidojnë njëri në Gostivar dhe tjetri në Likovë dhe nëse marrin mbi një mij vota atëher tërhiqem nga politika, shkruan Top24

Continue Reading

Lajme

Taravari: Valbon Limani është kandidat dhe kryetari i ri i Gostivarit

Published

on

By

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari nga Gostivari ka dërguar porosi për të gjithë ata që nën urdhërin e Adnan Azizit se Valbon Limani sdo të jetë kandidat. Po ju them nga këtu Valbon Limani është kandidati dhe kryetari iri i Gostivarit, shkruan Top24

Continue Reading

TOP Lajme