Connect with us

Lajme

BDI dhe Fronti Europian degradojnë ushtarët e UÇK, i detyrojnë të punojnë si pastrues dhe roje (Dokument)

Published

on

Dy ish-ushtarë të UÇK-së, Shaban Rexhallari dhe Ramadan Hamiti, të punësuar në Shkollën Fillore “26 Korriku” në Komunën e Shuto Orizares në Shkup, janë degraduar nga pozitat e tyre të punës nga BDI dhe Fronti Europian, informon POPULLI.mk

Ata janë transferuar në detyra të tjera, përkatësisht si pastrues dhe roje. Vendimet për degradim, të nënshkruara nga drejtoresha e shkollës, Besare Sejdiu, që është përfaqësuese e BDI dhe Frontit Europian, hyjnë në fuqi që nga fillimi i shtatorit të këtij viti. / © POPULLI.mk

Continue Reading

Lajme

Zëvendësministrja e Mbrojtjes Elfete Ismaili: Agresioni i Rusisë ka ndikim të madh në sigurinë rajonale

Published

on

By

“Agresioni i paprovokuar i Rusisë kundër Ukrainës ka pasoja të rënda për të gjithë ne, për sigurinë e shteteve tona dhe të qytetarëve tanë. Të gjithë ne i ndiejmë pasojat e tij, dhe ato do të vazhdojnë të ndihen edhe për shumë vite. Kjo është një luftë që ka vetëm një mundësi përfundimi: mposhtjen e politikës agresive të Moskës,” theksoi zëvendësministrja e Mbrojtjes Elfete Ismaili, gjatë fjalës së saj në mbledhjen e ministrave të Mbrojtjes të Europës Juglindore, në kuadër të nismës SEDM, që po mbahet nga data 5 deri më 7 nëntor në Tiranë, Republika e Shqipërisë.

Gjatë mbledhjes, zëvendësministrja Ismaili falënderoi nikoqirin, ministrin shqiptar të Mbrojtjes, Pirro Vëngun, për mikpritjen, si dhe kryesuesen e nismës SEDM dhe organizatoren e ngjarjes, Simona Cojocarun.

Ajo riafirmoi përkushtimin e Shqipërisë për procesin e SEDM-it dhe për forcimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë./FOL/

Continue Reading

Lajme

Taravari për grupin e Selës: Mos të bëhen bukëshkelës, pagova edhe faturën e Kongresit për shkarkimin tim

Published

on

By

Kryetari i ASH-së dhe një nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari, sonte gjatë pjesëmarrjes në Click Plus në TV21, ka komentuar deklaratat e ish ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, i cili e kishte akuzuar këtë të fundit që nuk e mban fjalën.

“Këto çështje janë të parëndësishme por duhet të kujtoj që unë kam paguar gjitha faturat me rregull. Madje, Ziadin Selës i kam siguruar edhe veturë më luksoze dhe shofer, pra vetura e Selës është edhe më luksoze se e imja, këtë e kam bërë me paratë e partisë”, tha Taravari.

Ai tutje shtoi se ish bashkëpartiakët e tij mos të bëhen bukëshkelës sepse ka ai ka bërë ta diçka që nuk do ta bënte askush.
“Mos të bëhen bukëshkelës sepse unë kam paguar edhe faturat të Kongresit në të cilin “më kanë shkarkuar”, pra duhet të thuhen gjërat ashtu siç janë e jo me gënjeshtra e manipulime. Sepse, unë e kam mbajt fjalën ata po tregohen mos mirënjohës”, përfundoi Taravari.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Do të japim maksimumin që edhe 20% të largohet nga Kushtetuta

Published

on

By

Kryetari i ASH-së dhe një nga liderët e VLEN-it, sonte në Click Plus në TV21, në lidhje me përkufizimin ofendues të trashëguar nga ish pushteti shprehi optimizëm që edhe për këtë gjë do të bëhet maksimumi që të largohet nga Kushtetuta.

“Zgjidhja është të tërhiqet 20 përqindëshi, zgjidhje afatgjate për Maqedoninë e Veriut për përdorimin e gjuhës shqipe është tërheqja e 20 përqindëshit. Ne do të japim maksimumin që kjo të ndodhë në momentin e parë që krijohen kushtet”, tha Taravari.

Kujtojmë që, shqiptarët fal BDI-së me vite të tëra kanë ngelur në Kushtetutën e vendin si popull 20%, pra askund nuk figurën gjuha shqipe e as populli shqiptarë.

Continue Reading

TOP Lajme