Connect with us

Lajme

BDI: Autostrada Shkup-Bllacë, peng i lojërave politike të Qeverisë

Published

on

Vazalët shqipfolës të VMRO-DPMNE-së edhe sot vazhduan me manipulimet e tyre ndaj opinionit publik. Kësaj radhe bëhet fjalë për Autostradën Shkup-Bllacë, një projekt me rëndësi strategjike për shqiptarët dhe për lidhjet me Republikën e Kosovës. Kështu e nis reagimin BDI, e cila ka shprehur indinjatë me njoftimin e VLEN-it se “Ndërmarrja Publike ‘Rrugët Shtetërore’ ka hapur procedurat për prokurim publik për fazën përgatitore të projektit final për ndërtimin e kësaj rruge”.

“Edhe pse janë përfunduar më shumë se dy kilometra të para të këtij aksi, projekti qëllimisht po zvarritet dhe refuzohet të lëshohet në përdorim. Fillimisht, Qeveria paralajmëroi gjoja një revision teknik, ndërsa sot deklarojnë se po e nisin nga e para procedurën për prokurim publik – një skenar i qartë për të bllokuar hapjen e Autostradës. Qëllimi i kësaj Qeverie është i lexueshëm: sabotimi sistematik i çdo projekti jetik që ka të bëjë me shqiptarët, duke u përpjekur të anulojë investimet që janë iniciuar nga BDI gjatë qeverisjes së kaluar. Në të njëjtën kohë, VLEN, në vend që të mbrojë interesin shqiptar, po zbaton pa diskutim urdhrat politikë të VMRO-së dhe po përqafon çdo vendim me prapavijë antishqiptare”, thuhet në reagimin e BDI-së.

BDI, vijon më tej reagimi, siguron qytetarët se pas tetorit, kur do të rikthehet si faktor udhëheqës, do të përfundojë me prioritet projektet e nisura që sot po bllokohen nga “Qeveria e re dhe aleatët e saj shqipfolës. Autostrada Shkup-Bllacë do të bëhet realitet – jo për inat të dikujt, por për të ardhmen tonë euroatlantike dhe për respektin që shqiptarët meritojnë në këtë shtet”.

Continue Reading

Lajme

Saliu: Ditë e trishtë për 155 motra medicinale në Tetovë – sistemi i shëndetësisë i braktisi në heshtje

Published

on

By

Gazetari Urim Saliu ka reaguar ashpër pas vendimit të Fondit për Sigurim Shëndetësor për të refuzuar punësimin e 155 motrave medicinale në Spitalin Klinik të Tetovës. Ai e quan këtë një “ditë të trishtë” jo vetëm për to, por për të gjithë sistemin shëndetësor që sipas tij po rrënohet nga shpërfillja institucionale.

“Si një rufe nga Fondi për Sigurim Shëndetësor, me dokument zyrtar të datës 14.07.2025, të nënshkruar nga dy drejtorë të saj, erdhi një ‘mendim negativ’ për kërkesën për punësimin e 155 punonjësve në Spitalin e Tetovës. Këtu u varrosën gjithë premtimet dhe shpresat.”

Ai përshkruan me ndjeshmëri gjendjen e krijuar pas këtij vendimi:

“Dje në Tetovë nuk ishte thjesht një ditë e zakonshme korriku. Ishte një ditë e trishtë… 155 motra medicinale, që deri dje kujdeseshin për të sëmurët me dashuri e përkushtim, sot mbetën pa punë. Heshtur. Pa zhurmë. Pa ndonjë fjalë falënderimi. Pa një shpresë se nesër do të jetë më mirë.”

Saliu i rikujton publikut se këto gra nuk janë vetëm emra në një listë:

“Këto gra – motra, nëna – nuk janë vetëm numra. Ato janë zemra e shëndetësisë… që mbanin dorën e një plaku pa familje, që lotët i gëlltisnin për të mos i parë pacientët të shqetësuar. Dhe sot, institucionet po i shpërblejnë me heshtje dhe largim.”

Ai ngre edhe një pyetje direkte për kujtesën kolektive të sistemit:

“A është kjo mënyra se si trajtohen ata që u gjendën përballë COVID-it kur të gjithë kishin frikë? A është kjo mënyra se si vlerësohet sakrifica dhe ndershmëria?”

Në fund, mesazhi i tij është i qartë dhe i drejtpërdrejtë:

“Kjo nuk është vetëm një çështje administrative. Është një pasqyrë e një sistemi që nuk njeh meritën, që nuk mbron ata që janë më të përkushtuarit. Dhe në këtë pasqyrë, sot shohim një fytyrë të trishtuar. Shohim një zemër të plagosur. Shohim kujdesin që po zbehet dhe dinjitetin që po fashitet.”

Mesazhi i Saliut rezonon me zhgënjimin publik që po rritet në rajon, ndërsa politikat shëndetësore vazhdojnë të lënë jashtë ata që e mbajnë sistemin gjallë – në terren, në heshtje, çdo ditë. Flaka

Continue Reading

Lajme

Mislimi: Bilall Kasami sot pranon donacion prej 800mi euro nga – Serbia?

Published

on

By

Gazetari dhe pronari i Tetova Sot, Rami Mislimi përmes një postimi mëngjesim e sotëm ka alarmuar se Bilall Kasami sot do të pranoj një donacion nga Serbia që mengjasë do të ketë një vlerë prej 800mi eu. Mislimi ngre dyshime se ky donacion është për ndërtimin e kishës ortodokse në Tetovë e cila sipas gjasave do të ndërtohet afër ish Monopolit te “Parku u gruas”.

Postimi i plotë i Rami Mislimi:

Mirëmëngjesi Tetovë!

Sot kryetari i Tetovës, Bilall Kasami do të pranojë donacion nga Beogradi – Serbia

Çka e lidh Bilall Kasamin me Serbinë?

Pse Beogradi i jep 800 mijë Euro donacion Bilall Kasamit?

A ka lidhje Kisha Ortodokse Serbe dorë në këtë donacion?

A ka premtu Bilall Kasami ndërtimin e Kishës në Tetovë për këtë donacion?

Sot do t’i mësoni të gjitha këto pyetje dhe përgjigje!

Continue Reading

Lajme

ASH: Ministri Azir Aliu mashtroi 155 punonjës shëndetësorë në Tetovë – Pafuqi politike dhe heshtje e turpshme nga VLEN

Published

on

By

Më 17 qershor 2025, Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në një vizitë publike në Spitalin Klinik të Tetovës, u premtoi 155 infermiereve dhe punonjësve shëndetësorë se problemi me vendimet e punës do të zgjidhet “shumë shpejt”. Ai deklaroi se ata janë pjesë vitale e sistemit shëndetësor dhe se zgjidhja “duhet të ndodhë para afateve ligjore”.

Por sot, më 20 korrik, ajo që mbetet nga ato deklarata janë vetëm fjalë boshe.

Ministria e Shëndetësisë, e udhëhequr nga Azir Aliu, ka dështuar rëndë. Fondi për Sigurim Shëndetësor, me dokument zyrtar të datës 14.07.2025, të nënshkruar nga dy drejtorë të saj, ka dhënë “mendim negativ” për kërkesën për punësimin e 155 punonjësve në Spitalin e Tetovës.

Kjo është jo vetëm një goditje e rëndë për stafin shëndetësor që punon në kushte të vështira dhe pa status të siguruar, por edhe një turp i madh politik për ministrin Aliu dhe subjektin që e propozoi – VLEN.

Ky është mashtrim publik me kamera. Premtim i dhënë, por i tradhtuar. Garanci e dhënë, por e braktisur.

Kjo tregon qartë pafuqinë totale të Ministrit të Shëndetësisë për të ndikuar në vendimmarrjen institucionale edhe kur bëhet fjalë për çështje jetike për komunitetin shqiptar,por e qasjen përjashtuese dhe diskriminuese të shtetit ndaj institucioneve ku shumica janë shqiptarë, duke përdorur burokracinë si instrument për të shtypur të drejtat themelore – siç është e drejta për punë të qëndrueshme.

Ne i kujtojmë Ministrit Azir Aliu se qytetarët nuk kanë harruar premtimet e tij të zëshme në fillim të mandatit, dhe as nuk do ta harrojnë heshtjen e tij të sotme – në ditën kur vendimi zyrtar për refuzim ka dalë.

Nëse Ministri i Shëndetësisë nuk është në gjendje as të bindë Fondin për të përkrahur një vendim që vetë e ka iniciuar, atëherë është e qart, Aliu nuk është Ministër, por një spektator i paaftë në një sistem që i përjashton shqiptarët.

E njëjta gjë vlen edhe për VLEN, nëse nuk mund të sigurojë të drejtat më elementare të profesionistëve shqiptarë në institucionet publike, atëherë e ka humbur të drejtën morale për të përfaqësuar këtë popull.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

TOP Lajme