Connect with us

Lajme

Bajram Rexhpi: Pa zërin e grave, Tetova nuk mund të ndërtohet moderne dhe gjithëpërfshirëse

Published

on

Kandidati i AKI-së për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi i shoqëruar nga bashkëshortja e tik Vjollca, gjatë mbrëmjes së sotme ka takuae zonjat dhe zonjushat e Tetovës me të cilat kuvenduan për gjendjen e gruas në Tetovë duke nënvizuar se pa zërin e grave, Tetova nuk mund të ndërtohet moderne dhe gjithëpërfshirëse dhe se gratë e dinë më mirë se kushdo se çka i mungon përditshmërisë sonë, politikave dhe barazisë sociale, shkollave, arsimit dhe sigurisë, shkruan Top24

Bajram Rexhepi

Bashkë me Vjollcën sot u takuam me zonjat dhe zonjushat e Tetovës. Një kuvendim i ngrohtë, plot ide dhe vizione për qytetin tonë. Dhe kjo është e qartë, pa zërin e grave, Tetova nuk mund të ndërtohet moderne dhe gjithëpërfshirëse.

Gratë e dinë më mirë se kushdo se çka i mungon përditshmërisë sonë, politikave dhe barazisë sociale, shkollave, arsimit dhe sigurisë. Ndjeshmëria e tyre është forca që i jep vendimmarrjes shpirt e drejtësi. Ky zë është transformues. Ai e kthen planin në veprim, idetë në zgjidhje. Tetova ka nevojë për këtë energji. Dhe këtë do ta bëjmë #Bashkë.

#AleancaKombëtarePërIntegrim

#BashkëPërTetovën ✅

Continue Reading