Connect with us

Lajme

ASH: VLEN reklamohet, VMRO-DPMNE punëson – Ky është realiteti i hidhur i vazalëve politikë: 133 me 5

Published

on

Në vend që të mbrojnë interesat e shqiptarëve, përfaqësuesit e VLEN-it po luajnë rolin e spektatorit të privilegjuar në një qeveri që sistematikisht i përjashton shqiptarët nga institucionet shtetërore.

Vetëm gjatë javës së parë të korrikut, në katër institucione qendrore janë realizuar gjithsej 133 punësime të reja, prej të cilave vetëm 5 u takojnë shqiptarëve, kryesisht në pozita të ulëta dhe asnjë në nivel udhëheqës. Konkretisht: 26 punësime në Ministrinë e Mbrojtjes (1 shqiptar), 10 në Ministrinë e Bujqësisë (0 shqiptarë), 50 në Ministrinë e Sportit (4 shqiptarë, pa asnjë në funksion drejtues), dhe 32 në Regjistrin Qendror (0 shqiptarë). Këto shifra nuk lënë vend për interpretime – ato dëshmojnë një diskriminim të qëllimshëm dhe të institucionalizuar.

Ky nuk është përjashtim i rastësishëm, por politikë e planifikuar për ekskluzion etnik, e heshtur dhe e toleruar nga partnerët shqiptarë të qeverisë.

VLEN, në vend që të mbrojë përfaqësimin e shqiptarëve, është zhytur në fushatë vetëpromovuese, ndërsa vendimmarrja reale dhe resurset publike kalojnë përmes filtrit të VMRO-DPMNE-së. Ata që dje predikonin “moral të lartë opozitar”, sot janë shndërruar në vazalë funksionalë të pushtetit, duke heshtur përballë padrejtësive të rënda.

Aleanca për Shqiptarët dënon këtë praktikë diskriminuese dhe kërkon përgjegjësi politike të menjëhershme për këtë pabarazi të papranueshme në përfaqësim dhe punësim. Institucionet publike nuk janë çiflig politik – ato duhet të pasqyrojnë strukturën reale të popullsisë dhe të funksionojnë mbi parimin e barazisë dhe përfaqësimit të drejtë.

Nëse shqiptarët përjashtohen sot nga konkurrimet, nesër përjashtohen nga vetë shteti.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Ndarja e kulaçit në VLEN: Besa merr komunat kyçe, të tjerët në hije

Published

on

By

Burime të afërta me negociatat brenda koalicionit qeveritar VLEN bëjnë të ditur për Flaka se tashmë është arritur një ndarje preliminare e komunave për zgjedhjet lokale të tetorit. Sipas informacioneve, Lëvizja Besa ka siguruar për vete kandidaturat për Saraj, Tearcë, Tetovë dhe Zhelinë, duke konsoliduar dominimin në rajonin e Pollogut.

Në Çair, pas skandaleve që përfshinë emrin e Visar Ganiut dhe përplasjet me Izet Mexhitin, VMRO-DPMNE thuhet se po insiston në një kandidat të pavarur për të shmangur ngarkesën politike që vjen me emra të konsumuar.

Në Bërvenicë, burimet tona konfirmojnë se VLEN ka rënë dakord të mbështesë kandidatin e VMRO-DPMNE-së, në një kompromis që po shihet si tregues i thellimit të marrëveshjeve jashtë koalicionit shqiptar.

Në ndërkohë, grupimi i Arben Fetait dhe partia Alternativa e Zeqirja Ibrahimit sipas të gjitha gjasave nuk do të kenë kandidatë për kryetarë komunash. Më tej, edhe në listat për këshilltarë komunalë, këto struktura do të rradhiten pas vendit të dhjetë – një zhvillim që nënvizon përjashtimin e tyre nga vendimmarrja reale.

Likova, një tjetër bastion i rëndësishëm shqiptar, do të ketë me shumë gjasa një kandidat të pavarur të mbështetur nga VMRO-DPMNE, ndërsa në Haraçinë është tashmë “punë e kryer” – kandidatura i është lënë grupit të Izet Mexhitit, i cili do të garojë nën logon e VLEN-it.

Në Dibër, Strugë dhe Gostivar, VLEN nuk do të garojë me kandidatë të vet, por planifikon të mbështesë kandidatë të pavarur, si pjesë e një strategjie më të gjerë për “pazare lokale” dhe ruajtje të pozitave përmes aleancave të heshtura.

Kjo ndarje, sipas analistëve politikë, po dëshmon për një VLEN të copëtuar dhe të kontrolluar nga një bërthamë e ngushtë, ku Besa ka marrë pjesën më të madhe të tortës, ndërsa strukturat e tjera ose janë zbehur krejtësisht, ose janë detyruar të pranojnë pozita simbolike.

Continue Reading

Lajme

Grafitet e “VOJVODAVE” nxisin tensione në Tetovë, Bilall Kasami i pafuqishëm! (Video)

Published

on

By

Mbrëmë, pikërisht në këtë vend, për pak sa nuk pati pasoja fatale mes të rinjve shqiptarë dhe maqedonas.

Keqmenaxhimi i marrëdhënieve ndëretnike nga ana e kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka sjellë tensione të ndjeshme mes komuniteteve shqiptare dhe maqedonase.

Gjithçka nisi nga lejimi i grafiteve provokuese nga tifogrupi maqedonas “Vojvodët”, të cilët kanë mbushur ndërtesat publike e private në Tetovë me simbolet dhe mesazhet e tyre. Ky veprim ka nxitur reagime të forta nga të rinjtë shqiptarë, duke kulmuar me një përplasje verbale mbrëmë.

Sipas informacioneve jozyrtare, anëtarë të “Vojvodëve” kanë tentuar të bëjnë grafite në lagje dhe ndërtesa shqiptare, por janë ndaluar nga të rinjtë shqiptarë. Për fat të mirë, ngjarja nuk ka përfunduar me dhunë fizike, por vetëm me sharje dhe tension verbal.

Ndryshe me futjen e VLEN në qeveri u rriten tensionet dhe u shtu frika e madhe e shqiptarêve ndaj grupeve maqedonase./TS/

Continue Reading

Lajme

Kolapson sistemi i policisë maqedonase, rikthehet kontrolli i dyfishtë me Kosovën

Published

on

By

Qendra për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se sot është raportuar rënia e sistemit të Policisë së Maqedonisë së Veriut në gjithë territorin e shtetit maqedonas.

Si pasojë e kësaj ndërprerjeje teknike, QKMK njofton se autoritetet maqedonase kishin pezulluar përkohësisht hyrjen e automjeteve në territorin e RMV-së. Megjithatë lëvizja ka nisur, meqë autoritetet maqedonase kanë nisur regjistrimin mekanik të veturave, derisa është rikthyer kontrolli i dyfishtë.

“Derisa tashmë kanë filluar mekanikisht regjistrimin dhe deri sa të kthehet sistemi kufitar i MKDV- së është kthyer kontrolli i dyfisht!”, thuhet në njoftim.

Qendra për Menaxhimin e Kufirit ka njoftuar se ka kolona të gjata në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kanë treguar se do të njoftojnë në kohë reale për secilën situatë./faktiditor.ch/

Continue Reading

TOP Lajme