Connect with us

Lajme ditore

ASH: Regjistrimi i 2026-s, një nisëm e qeverisë monoetnike për masakër demografike ndaj shqiptarëve

Published

on

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimit të ministrit për Transformim Digjital, Stefan Andonovski, për organizimin e një regjistrimi digjital të popullsisë në vitin 2026 – pesë vite përpara afatit të rregullt të përcaktuar për vitin 2031, përcjell SmartNews.mk

Në reagimin tyre ASH-ja e cilëson këtë iniciativë si një veprim të rrezikshëm, të njëanshëm dhe me prapavijë politike, që ka për synim deformimin e përqindjes reale të shqiptarëve në vend dhe rrëzimin e balancës ndëretnike të vendosur me Marrëveshjen e Ohrit.

Gjithashtu ASH e konsideron regjistrimin e paralajmëruar si një përpjekje për manipulim statistikor, të udhëhequr nga një qeveri që e cilëson “monoetnike dhe pa legjitimitet shqiptar”.

Aleanca për Shqiptarët paralajmëron se nuk do të qëndrojë duarkryq dhe se do të mobilizojë popullin, organizatat dhe forcat e vërteta demokratike kundër këtij procesi, duke i akuzuar përfaqësuesit shqiptarë të VLEN-it për heshtje dhe bashkëpunim me këtë projekt të rrezikshëm.

Reagimi i plotë:

“Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë dhe kundërshtim të vendosur ndaj paralajmërimit të ministrit për Transformim Digjital, Stefan Andonovski, për realizimin e një regjistrimi digjital të popullsisë në vitin 2026 – pesë vite para afatit të rregullt që është caktuar për vitin 2031.

Ky paralajmërim, në kushtet aktuale politike, nuk është thjesht një veprim teknik, por një hap i rrezikshëm dhe i qëllimshëm, që vjen në funksion të deformimit të përqindjes reale të shqiptarëve dhe në kundërshtim flagrant me standardet ndërkombëtare statistikore dhe udhëzimet e Eurostat-it, të cilat përcaktojnë që regjistrimet e popullsisë duhet të realizohen në dekada të plota – përkatësisht në vitet që përfundojnë me “0” ose “1” (siç është 2030 apo 2031).

Kjo tentativë, e ndërmarrë nga një qeveri monoetnike pa legjitimitet politik shqiptar, është tendencioze, e papranueshme dhe provokuese, sidomos pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që hodhi poshtë ndarjen diskriminuese të popullsisë në “rezidentë” dhe “jo-rezidentë”, një ndarje që kishte vetëm një qëllim: uljen artificiale të përqindjes së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Përpjekjet për regjistrim të parakohshëm janë sinjal i qartë i një plani të errët të VMRO-DPMNE-së për të riformatuar realitetin demografik dhe për të rrëzuar themelet e Marrëveshjes së Ohrit, mbi të cilën ndërtohet bashkëjetesa dhe balanca ndëretnike në vend.

Ne i paralajmërojmë publikisht VMRO-DPMNE-në dhe kryeministrin Mickoski se nuk do të lejojmë zbatimin e një regjistrimi të tillë të manipuluar dhe se do të përballen me shqiptarët – me popullin, me organizatat dhe me forcat e vërteta demokratike, jo me përfaqësuesit e VLEN-it që po e justifikojnë çdo hap të kësaj qeverie antishqiptare me kokën në thes. Shuplaka e parë politike do të vijë në muajin tetor, në zgjedhjet që do të dëshmojnë fundin e mashtrimit dhe rrëzimin e piramidës artificiale të VLEN-it. Atëherë do të nisë beteja e madhe për mbrojtjen e së vërtetës statistikore, të drejtës për përfaqësim dhe për të ardhmen euroatlantike të vendit.

Ne deklarojmë qartë dhe prerë se regjistrimi i popullsisë nuk do të ndodhë sipas vullnetit të Mickoskit, as sipas agjendave të ndikuara nga “Bota Serbe”.
Nuk do të lejojmë manipulim me identitetin, me numrat dhe me të ardhmen e shqiptarëve, dhe çddo përpjekje për regjistrim të parakohshëm është sulm ndaj paqes, bashkëjetesës dhe themeleve të shtetit. Ne i bëjmë thirrje qeverisë që të ndalë çdo hap të mëtejshëm drejt këtij projekti të rrezikshëm dhe të tërhiqet nga planet destabilizuese, që rrezikojnë kohezionin social dhe orientimin strategjik të vendit.

U bëjmë thirrje përfaqësuesve të VLEN-it që të reflektojnë sa nuk është vonë, të rikthehen te populli dhe të mos presin që t’u ndodh populli. Heshtja dhe servilizmi përballë padrejtësive nuk janë zgjidhje – janë bashkëfajësi historike. Aleanca për Shqiptarët do të jetë në krye të frontit qytetar, politik dhe institucional për të mbrojtur të drejtën e shqiptarëve për përfaqësim të drejtë, barazi dhe dinjitet në Maqedoninë e Veriut.

Ne nuk do të lejojmë një masakër demografike!
Shqiptarët nuk janë statistikë që manipulohet – janë themel i këtij shteti dhe aktorë vendimtarë të së ardhmes së tij!, përfundojnë nga Aleanca për Shqiptarët./SmartNews/

Continue Reading

Lajme ditore

Arbër Ademi: Kjo qeveri ka agjende që sistematikisht ta shkatëroj Marrëveshjen e Ohrit

Published

on

By

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi përmes një press konference në ka shprehur shqetësime për deklaratat e fundit të ministrit Flikov pasi sipas tij kjo qeveri që nga fillimi ka pasur për agjendë rënimin e marrëveshjes paqësore të Ohrit dhe kjo është vërtetuar në një sërë veprimesh, shkruan Top24

Continue Reading

Lajme

Publikohet lista e 1000 universiteteve më të mira në botë, edhe këtë vit asnjë nga Maqedonia

Published

on

By

Renditja Akademike e Universiteteve Botërore (ARWU) për vitin 2025 u publikua sot, ndërsa Maqedonia e Veriut nuk ka një universitet midis 1000 institucioneve më të mira të arsimit të lartë në botë.

Universiteti i Harvardit zë vendin e parë në listën e fundit për të 23-tën herë radhazi, i ndjekur nga Stanford dhe MIT.

U analizuan më shumë se 2.500 institucione, dhe u publikua një listë me 1.000 universitetet më të mira në botë.

Universitetet që hynë në dhjetëshen më të mirë sipas Renditjes së Shangait janë Kembrixh (4), Berkeley (5), Oksford (6), Princeton (7), Kolumbia (8), Kaltek (9) dhe Çikago (10).

Si kujtesë, universitetet renditen bazuar në gjashtë parametra, duke përfshirë numrin e ish-punonjësve dhe aktualëve të fituesve të Çmimit Nobel dhe Medaljes Fields, numrin e punimeve të botuara në revistat Nature dhe Science, numrin e studiuesve më të cituar sipas Clarivate, numrin e punimeve të indeksuara në Science Citation Index – Expanded dhe Social Sciences Citation Index (Web of Science), dhe performanca e universiteteve për frymë.

Continue Reading

Lajme ditore

Le Figaro rendit Shqipërinë në mesin e 5 destinacioneve kulturore më të rëndësishme në botë

Published

on

By

Gazeta prestigjioze franceze “Le Figaro” ka renditur Shqipërinë në mesin e pesë destinacioneve kulturore më të rëndësishme në botë për udhëtime të organizuara, përkrah Uashingtonit, Salzburgut, Firencës dhe madhështive të Saksonisë gjermane.

Artikulli përshkruan Shqipërinë si një perlë të fshehur të Ballkanit, me pasuri të trashëgimisë botërore të UNESCO-s, duke nisur nga Gjirokastra, Berati e Butrinti, e cila josh me historinë e saj të pasur dhe diversitetin e peizazheve të saj.

Midis maleve madhështore, liqeneve vezulluese dhe qyteteve të lashta, Shqipëria zbulon thesaret e saj në çdo fazë. Tirana, dinamike dhe plot ngjyra, dëshmon evolucionin e një vendi në zhvillim të plotë. Berati, “qyteti i një mijë dritareve”, magjeps me shtëpitë e tij dhe kështjellën e tij në majë të kodrës.

Në Gjirokastër, rrugët me kalldrëm dhe ndërtesat prej guri tregojnë për një të kaluar të pasur. Butrinti, një vend arkeologjik i jashtëzakonshëm, zbulon trashëgiminë e një qyteti të lashtë me histori mijëvjeçare. Çdo zbulim është një zhytje në një trashëgimi me diversitet të habitshëm.

Shqipëria nuk zbulohet vetëm përmes monumenteve të saj. Ajo jeton në mirësinë e banorëve të saj, në pasurinë e traditave të saj dhe në shijet e gastronomisë së saj.

Shëtitja nëpër rrugët e ngushta të Krujës, pjesëmarrja në një demonstrim vallesh popullore ose zbulimi i vreshtave lokale janë të gjitha momente që dëshmojnë për autenticitetin dhe ngrohtësinë e kësaj toke mikpritëse, shkruan gazeta prestigjioze franceze.

Continue Reading

TOP Lajme