Connect with us

Lajme

Arben Taravari për Top-News: Gjuha shqipe me emrin e saj në Kushtetutë, kauzë e ASH-së dhe e çdo shqiptari

Published

on

Për sa i përket çështjes së 20%, besoj se është një çorbë që nuk i ka hije asnjë partie e jo më Kushtetutës që duhet të jetë dokumenti më krenar i një shteti. Si LSDM-ja e pak më shumë BDI-ja, nuk duan që një gjuhë jashtëzakonisht historike dhe e pasur, si gjuha shqipe, të fshihet nën terma ofendues si 29.36 apo 48%. Kauza e njohjes së gjuhës shqipe me emrin e saj në Kushtetutë, është një kauzë jo vetëm e ASH-së, është një kauzë që e ka çdo shqiptar dhe çdo qytetar tjetër i këtij vendi. Republika e Maqedonisë së Veriut është një shtet i qartë përcaktuar në Evropë dhe është absurde që ndonjë parti të shfaqë kundërshti me emërimin e gjuhës të një prej dy etnive më të mëdha në vend.

Intervistoi: Afrim Tanallri Intervista e plotëhttp://top-news.mk/archives/78057

TOP-NEWS: Aleanca për Shqiptarët është  partneri më I ri  I koalicionit qeveritar. Pse në këtë kohë dhe këtë moment ky koalicion I ASH-së me LSDM-BDI?

Arben Taravari: Koha është ajo e duhura duke marrë parasysh rrethanat dhe imperativin e tyre. Duhet theksuar se qeveria nuk është pronë e asnjë partie. Dua të them se kur hyn në qeveri kjo nuk domethënë se aderon në ndonjë parti. Është krejtësisht ndryshe. Ne kemi pranuar të bëhemi pjesë e menaxhimit të shtetit duke besuar në vizionin dhe ndershmërinë tonë. Nga ana tjetër të gjithë e dimë se kushtet ndërkombëtare janë të veçanta, delikate dhe duhet kujdes sidomos në Ballkan. Lufta në Ukrainë ka hapur sfida të mëdha, sfida të cilat janë më të rëndësishme se sa egot partiake apo qoftë edhe ambiciet elektorale. Disa parti kur hyjnë në qeveri, ato thjesht marrin pushtetin, disa parti të tjera kur hyjnë në qeveri fillojnë punën. Partia jonë ka filluar punën.

TOP-NEWS: Në fillimet e para, keni kundërshtime sa I përket ndryshimeve Kushtetuese. LSDM dhe BDI sikur kanë një qëndrim se tani të bëhen ndryshimet Kushtetuese vetëm për pjesën e përfshirjes së komunitet bullgar, jo edhe definimin e gjuhës shqipe, nga 20 për qind në gjuhë shqipe?

Arben Taravari: Objeksione ka pasur dhe do të ketë pa asnjë dyshim derisa të vendoset ajo që ne me profesionistët tanë, të të gjitha fushave, kemi menduar.

Për sa i përket çështjes së 20%, besoj se është një çorbë që nuk i ka hije asnjë partie e jo më Kushtetutës që duhet të jetë dokumenti më krenar i një shteti. Si LSDM-ja e pak më shumë BDI-ja, nuk duan që një gjuhë jashtëzakonisht historike dhe e pasur, si gjuha shqipe, të fshihet nën terma ofendues si 29.36 apo 48%. Kauza e njohjes së gjuhës shqipe me emrin e saj në Kushtetutë, është një kauzë jo vetëm e ASH-së, është një kauzë që e ka çdo shqiptar dhe çdo qytetar tjetër i këtij vendi. Republika e Maqedonisë së Veriut është një shtet i qartë përcaktuar në Evropë dhe është absurde që ndonjë parti të shfaqë kundërshti me emërimin e gjuhës të një prej dy etnive më të mëdha në vend.

TOP-NEWS: VMRO-DPMNE-ja tani kërkon zgjedhje të parakohshme, ndërsa sa I përket ndryshimeve Kushtetuese e ofron modelin kroat, sa kjo është e pranueshme për shqiptarët e Maqedonisë?

Arben Taravari: E kam shprehur simpatinë time për ndjeshmërinë e VMRO-DPMNE-së ndaj kauzës tonë që duhet të jetë edhe kauza e tyre sepse Kushtetuta e këtij vendi duhet të jetë sa më e drejtë, dhe VMRO-ja mendoj se ja do të mirën Maqedonisë. Për sa i përket modelit që ofrojnë, si është ai kroat, mendoj se padyshim është nga ndonjë shpejtim sepse nuk dua të mendoj se një parti serioze si VMRO DMPNE-ja mund të bëj gafa të tilla. Në Kroaci rrethanat etnike janë shumë të ndryshme nga ato këtu. Kroatët janë mbi 90% e popullsisë dhe ajo që mbetet janë pakicat etnike. Kurse në Maqedoni ka dy etni dominante si është ajo sllavo-maqedonase dhe shqiptare. Sipas statistikës zyrtare, është konstatuar se ka 54% sllavo-maqedonas dhe 30% shqiptar. Edhe nëse i mbledhim këto përqindje nuk e arrijnë dot përqindjen e kroatëve në Kroaci. Ndaj duhet kuptuar që Maqedonia ka një strukturë etnike tjetër dhe duhet zgjidhje korrekte sipas natyrës që ka. VMRO-ja duhet ta dijë sigurisht që Kroacia ka një marinë të shkëlqyer por ne nuk mund ta marrim shembull sepse nuk kemi det…

Ndaj dëshira e saj për të përdorur shembullin kroat e bën të duket si një Don Kishot që lufton me mullinjtë e erës. E thjeshtë, jemi në Maqedoni, jo Kroaci.

TOP-NEWS: A jeni të sigurt se koalicioni qeverisë do të sigurojë votat e deputetëve në Kuvend për miratimin e ndryshimeve Kushtetuese dhe të filloj negociata me KE-në?

Arben Taravari: Po. Jam konfident dhe optimist. Nuk ka opsione të tjera.

TOP-NEWS: Cili është qëndrimi I ASH-së, për ‘Aleancën Evropiane’, që po paralajmërohet nga BDI dhe Ali Ahmeti?

Arben Taravari: Është një iniciativë e cila si fillim më pëlqen sepse ka emrin e partisë tonë në thelb, dhe unë në ideologjinë time jam një aleat. Besoj se punët bëhen më mirë kur bëhen në grup. Këtë iniciativë nuk e kemi analizuar dhe shqyrtuar brenda anëtarësisë dhe organeve partiake. Për sa i përket realizimit të saj natyrisht do të mvaret prej shumë rrethanave dhe zhvillimeve në vendin tonë.

TOP-NEWS: Ajo që po flitet në opinion është se në zgjedhjet e ardhshme qofshin të rregullta apo të parakohshme, do të ketë një koalicion parazgjedhor mes ASH-BDI-LSDM. Sa kjo është e mundur dhe e vërtet?

Arben Taravari: Me gjithë respektin për pyetjen tuaj jam i detyruar t’ju le pa përgjigje. Mentaliteti i partisë tonë nuk është i tillë që të mendojë se më kë do të vij në pushtet. Ne mendojmë dhe punojmë përditë se si ta bëjmë më të mirë këtë vend. Çdo parti që ndan parimet dhe vizionin tonë për këtë punë është dhe do të jetë gjithnjë e mirëseardhur për bashkëpunim.

TOP-NEWS: Aleanca për Shqiptarët dhe ju si kryetarë, keni promovuar prurjet e reja në këtë parti, tani kohëve të fundit sikur e keni targetuar strukturën e Lëvizjes Besa. ASH-ja po forcohet në teren apo po ka frikë nga dobësimi?

Arben Taravari: Jam i gëzuar të tregoj se çdo ditë ka prurje të reja në partinë tonë, aq sa ndonjëherë të duket se ke të bësh me një lëvizje dhe jo me një parti. Ne nuk targetojmë ndonjë parti në veçanti, kjo nuk është një gjueti shtrigash. Gjërat janë shumë më të thjeshta se kaq dhe sidomos shumë të pastra. Ne jemi një parti që i ka pasur dhe do i ketë dyert gjithnjë hapur për këdo që do ta shohë këtë vend më mirë! Të ndërrosh parti për parime nuk është tradhti, të aderosh në partinë  që beson është shenjë respekti për veten dhe për shoqërinë.

Cili është qëndrimi I ASH-së,  sa I përket ‘Open Balkan’ dhe Procesit të Berlinit?

Arben Taravari: Open Balkan është një proces delikat i cili kërkon maturi dhe durim, dy të dhëna të cilat janë të vështira për t’u gjetur në gadishullin tonë homerik. Kur të sheshohen disa raporte të komplikuara midis Kosovës dhe Serbisë, do të jetë më e përshtatshme të flasësh për iniciativa të tilla. Procesi i Berlinit është një nismë gjermane dhe unë kam një respekt të veçantë për shtetin gjerman, respekt që lidhet me disiplinën dhe racionalitetin e tyre. Integrimi që Ballkani kërkon me ngulm në Evropë duhet të kalojë sigurisht në hapa të tillë si është Procesi i Berlinit, dhe pavarësisht se për momentin duket e pamundur kjo gjë, e theksoj për shkak të sjelljes së padrejtë që Serbia ka ndaj Kosovës, nga ana tjetër jam i sigurtë që Gjermania di shumë mirë se kur duhet ta hedhë hapin.

Continue Reading

Lajme

Fetai zhvillon takim me përfaqësuesen e ambasadës amerikane: Lufta kundër korrupsionit, prioritet i përbashkët

Published

on

By

 

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka zhvilluar sot një takim të rëndësishëm me Nicole Varnes, zëvendës shefe e Misionit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Shkup. Në fokus të bisedës ishte forcimi i koordinimit ndërinstitucional dhe mbështetja e vazhdueshme amerikane në luftën kundër korrupsionit në vend.

“Krimi i organizuar dhe korrupsioni nuk njohin kufij. Këto janë sfida transnacionale që kërkojnë përgjigje të përbashkët, angazhim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim të thelluar ndërkombëtar”, u shpreh Fetai pas takimit.

Ai theksoi se mbështetja konsistente nga Shtetet e Bashkuara dhe partneriteti i ngushtë me Ambasadën amerikane janë thelbësore për zhvillimin demokratik dhe sundimin e ligjit në vend.

Continue Reading

Lajme

Nënkryetari i ASH-së, Kadriu: Kur të shpifin nga hija, ti vazhdo të qëndrosh me të vërtetën

Published

on

By

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Gëzim Kadriu përmes një postimi ka dëshmaur eehe një her mbështetjen e parezerve ndaj kryetarit të partisë, Arben Taravari duke i kërkuar që të vazhdoj përpara pasi ASH-ja është motori që solli ndryshimin dhe solli VLEN-in në qeveri, shkruan Top24

Kur të shpifin nga hija, ti vazhdo të qëndrosh me të vërtetën

Është zhgënjyese kur sulmet më të padrejta vijnë jo nga kundërshtarë ideologjikë, por nga ata që deri dje ishin bashkë në betejë për ndryshim. Kur bashkëpunëtorët e së djeshmes sot zgjedhin të fshihen pas profileve të rreme për të hedhur baltë, nuk kemi më të bëjmë me debate politike, por me mungesë karakteri dhe mosmirënjohje të thellë.

Aleanca për Shqiptarët ka qenë dhe mbetet themeli i rotacionit historik që solli VLEN-in në qeverisje. Me përballje të ndershme, me integritet dhe me sakrificë të vazhdueshme, ne hapëm rrugën për ndryshimin. Ky kontribut nuk kërkon mbrojtje, ai është fakt dhe histori. Ta injorosh këtë rol, është jo vetëm gabim politik, por edhe padrejtësi morale.

Kur shpifja zë vendin e debatit, dhe fyerja anonime zëvendëson dialogun, bëhet e qartë që nuk jemi më përballë kundërshtarëve të ideve, por të interesave personale. Dhe kur këto interesa shfaqen me agresivitet të tillë, bien maskat, dhe zbulohet e vërteta: jo të gjithë kanë qenë për bashkim, disa kanë qenë thjesht për veten.

Ne nuk do të ndalemi. Do të vazhdojmë të punojmë me ndershmëri, duke i shërbyer qytetarëve, me kokën lart dhe me besim të plotë në të vërtetën tonë.

Continue Reading

Lajme

Snopçe: S’ka vendim për grupin parlamentar të VLEN-it, ende veprojmë bashkë

Published

on

By

Nuk ka ende një vendim zyrtar se si do të veprojnë deputetët e koalicionit VLEN në Kuvend, pas largimit të Aleancës për Shqiptarët nga Koalicioni VLEN. Shefi i grupit parlamentar, Halil Snopçe, i cili vjen nga radhët e ASH-së së Arben Taravarit thekson se tani për tani nuk ka ndonjë paralajmërim se koalicioni do të veprojë ndaras në Kuvend.

“Për momentin nuk ka paralajmërim as nga ana jonë e as nga ana e partnerëve tanë se do të veprohet me grupe të veçanta parlamentare. Kjo i bie se ende po veprojmë si grup i përbashkët parlamentar. Fundja, këto vendime qoftë të njërës, qoftë të palës tjetër kanë të bëjnë për zgjedhjet e ardhshme lokale”, deklaroi Halil Snopçe, deputet i ASH.

Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, sot theksoi se ende nuk është biseduar se si do të funksionojë grupi parlamentar, megjithatë tha se çdo deputet do të jetë i mirëseardhur në grupin parlamentar të VLEN-it, nëse është i gatshëm të jetë pjesë e transformimit të koalicionit në një parti politike.

Grupin parlamentar të koalicionit VLEN tani për tani e përbëjnë 14 deputetë. Pesë deputetë janë të Aleancës për Shqiptarët, nga 3 të Lëvizjes Demokratike dhe Alternativës, 2 të Lëvizjes BESA dhe 1 deputet i pavarur, respektivisht Bekim Qoku.

Sipas rregullores së Kuvendit për të formuar grup parlamentar, duhet pasur së paku pesë deputetë, që do të thotë se Taravari ka mundësi të formojë grupin e vet parlamentar nëse janë të pajtimit deputetët Halil Snopçe, Rijad Shaqiri, Mimoza Musa, Sadik Sulejmani dhe Salim Sulejmani./Alsat

Continue Reading

TOP Lajme