Connect with us

Lajme

Antikorrupisoni filloi hetimin për mijëra eurot e Komunës së Çairit që përfunduan te lokali i zëvendësministres së Transportit

Published

on

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka konfirmuar për Portalb.mk se ka formuar lëndë për paratë e lëshuara nga Komuna e Çairit në llogari të kafiterisë “1Sh” e cila është në pronësi të zëvendës-ministres së Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri.

“Procedurat mbi lëndën janë duke vazhduar dhe pas përcaktimit të gjendjes faktike në rastin konkret, do të merret një vendim në një seancë publike të KSHPK-së”, thanë nga KSHPK për Portalb.mk.

Për këtë rast alarmoi edhe partia “E Majta”, të cilët i bënë thirrje Antikorrupsionit të merr masa.

Kujtojmë që Portalb.mk muajin e kaluar zbuloi se mijëra euro nga Komuna e Çairit i janë ndarë në mënyrë sistematike kafiterisë ‘1sh’ në pronësi të zëvendësministres së Transportit dhe ndër njerëzve më të afërm të Izet Mexhitit, Kaltrina Zekolli Shaqirit. Mjetet janë ndarë pa shpallje publike dhe me marrëveshje sy-më-sy. Afër 9 mijë euro i janë lëshuar kësaj kafiterie që kur Zekolli-Shaqiri është zëvendësministre, për më pak se 1 vit. Fqinjët e intervistuar nga Portalb-i thanë se kafiteria më së shpeshti frekuentohet nga aktivistë të Lëvizjes Demokratike. Komuna e Çairit s’i komentoi transaksionet e vjetra, thotë se në vitin 2025 aty janë ushqyer sportistët e Çairit kur kanë pasur gara, gjithashtu nuk përgjigjet se pse vetëm ky lokal ndër vite kryen këtë ‘shërbim’ për ata, pa ju dhënë mundësi bizneseve tjera. Zëvendësministrja theksoi se është vetëm pronare dhe se nuk merret me pjesën e pagesave.

Continue Reading

Lajme

Skandaloze: BDI-Gostivar: VLEN po mashtron qytetarët me ftesa në emrin tonë

Published

on

By

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar ka reaguar me një demant të ashpër ndaj, siç e cilëson, manipulimeve të grupimit politik VLEN.

“BDI është fuqi, është energji e pashtershme, është mobilizim, entuziazëm dhe strukturë e mirëfilltë organizative. Pikërisht këtë e dëshmon edhe gjesti i shëmtuar dhe manipulativ i grupimit politik VLEN, i cili, i përballur me murin e gjallë të shqiptarëve dhe pa kapacitet për të mbledhur as një autobus me njerëz, ka shpikur metoda mashtruese për të mbushur sallat dhe sheshet,” thuhet në reagim.

Sipas degës së BDI-së, VLEN ka përdorur një ftesë të sajuar për të thirrur qytetarët e Gostivarit në hapjen e shtabit të tyre. “Për të futur qytetarët në mjegullim – ashtu siç janë edhe vetë në politikë dhe qeverisje – nuk kanë treguar as emrin e kandidatit dhe as subjektin politik, por vetëm lokacionin, duke dëshmuar edhe një herë se politika e tyre bazohet në mashtrim dhe manipulim,” thekson BDI.

Në reagim, VLEN akuzohet se është i izoluar dhe i braktisur nga qytetarët: “Por vasalët e Mickoskit kanë harruar një gjë: qytetarët tashmë i kanë zbuluar dhe i kanë izoluar. Përgjigja më e mirë do të vijë më 19 tetor, kur edhe zyrtarisht do të diskualifikohen nga skena politike.”

BDI shprehet se aktivitetet e VLEN-it reduktohen vetëm në një numër të vogël njerëzish. “Prej kohësh, në zyrat dhe aktivitetet e tyre shfaqen vetëm një grusht njerëzish sipas një formule të njohur: disa zyrtarë të VLEN-it të shoqëruar me nga 3-4 anëtarë të familjes së tyre,” nënvizohet në demant.

Në fund, dega e BDI-së kujton se selia e saj është e pandryshueshme prej më shumë se dy dekadash. “Selia e BDI-së në Gostivar dihet se ku ndodhet prej më shumë se dy dekadash. Është adresa e shqiptarëve, adresa e besimit dhe e përkushtimit, ku prej kohësh nuk ka vend për pakurrizorë, për manipulatorë të djersës së aktivistit dhe për vasalët e Mickoskit të sotëm,” përfundon reagimi. Flaka

Continue Reading

Lajme

Mislimi sfidon Azizin: “Dëshmoje patriotizmin, bëje shqiponjën i vetëm në sheshin e Manastirit!”

Published

on

By

Gazetari dhe pronari i portalit TetovaSot pas rahjes brutale të një shtetasi të huaj në qytetin e Manastirit nga ana e grupeve maqedonase pasi kishte veshur bluzë me shqiponjën dhe reagimit të tyre në fb ku fyejn shqiptarët, Mislmi ka sfiduar shefin e shtabit të VLEN-it, Adnan Azizi që të dëshmoj patriotizmin dhe ta bëj shqiponjën i vetëm në sheshin e Manastirit. Kujtojmë se në hapjen e shtabit të VLEN në Tetovë, Azizi bëri shqiponjën në binën në të cilën kishte hypur, shkruan Top24

Adnan Azizi, “patrioti” që e bëri shqiponjën në mes të Tetovës, sot mund ta vulosë patriotizmin e tij të vërtetë.
Nëse ai është vërtet patriot dhe nuk i trembet syri, a mund të shkojë në sheshin e Manastirit dhe ta bëjë të njëjtën shqiponjë siç e bëri në Tetovë, përballë “Чкембареве”?
Чкембари ka shkruar: “Suedezi” që shëtiste me një shqiponjë të madhe në bluzë ishte një provokim i thellë ndaj të gjithëve ne, të cilët ende i kemi të freskëta kujtimet e para 20 viteve. Mos u bëjmë budallenj – nën atë flamur janë rënë HEROJTË TANË TË MANASTIRIT. Manastirasit janë njerëz krenarë. Kushdo që na kërkon, e di ku jemi”.

Continue Reading

Lajme

Bujar Osmani mohon takimin me Gruevskin: Fushata negative e VLEN-it, përpjekje për të fshehur dështimet në Çair

Published

on

By

Pas publikimit të anketave të fundit ku kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Bujar Osmani, rezulton me një avantazh prej 8% ndaj kandidatit të VLEN-it Izet Mexhititnë garën për komunën e Çairit, kampi opozitar po përpiqet të krijojë huti në opinion publik.

VLEN ka intensifikuar akuzat ndaj Osmanit, duke ngritur spekulime për një kinse takim të tij me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, pretendime që Osmani i ka mohuar kategorikisht. Sipas tij, këto janë përpjekje për të larguar vëmendjen nga realiteti politik dhe dështimet shumëvjeçare të udhëheqjes së VLEN-it në Çair, përcjell TS.

“E kam thënë qartë dhe me zë të lartë: Një takim i tillë NUK KA NDODHUR. Këmbëngulja për të përhapur gënjeshtra dhe për të përsëritur të pavërteta nuk do t’i ndihmojë në fushatë,” ka shkruar në Facebook Bujar Osmani.

Ai akuzoi VLEN-in për mungesë idesh dhe theksoi se, në vend të një platforme konkrete për qytetarët, ata kanë zgjedhur të zhvillojnë një fushatë të bazuar në shpifje dhe sulme personale.

“Ndërsa ata nuk ofrojnë asgjë tjetër përveç fushatës negative, ne po ndërtojmë një lëvizje për ndryshim që po rritet dita-ditës,” – shtoi Osmani.

AKI e konsideron këtë fushatë të VLEN-it si një tentativë për të shmangur përgjegjësinë për keqmenaxhimin e komunës së Çairit gjatë dy dekadave të fundit nën drejtimin e Izet Mexhitit dhe Visar Ganiut.

Kandidati i AKI-së Bujar Osmani për Çairin e përmbylli deklaratën me një mesazh për qytetarët. “Përgjigjja ndaj këtyre shpifjeve do të vijë më 19 tetor” thotë në fund Bujar Osmani.

Continue Reading

TOP Lajme