Connect with us

Lajme

Anketa/ Taravari duke qenë në opozitë, sa krejt liderët e VLEN bashkë – mesazh i qartë nga qytetarët

Published

on

Sipas anketës më të fundit të realizuar nga MKD.mk në bashkëpunim me agjencinë “Market Vision”, qytetarë të Maqedonisë së Veriut vlerësojnë se vendi po ecën në drejtimin e duhur, edhe ate një pakicë prej 34,3% e të anketuarve, të cilët besojnë se gjërat në vend po lëvizin pozitivisht, që paraqet rritje prej 3 përqind krahasuar me muajin prill. Nga ana tjetër, 40,5% vlerësojnë se vendi po shkon në drejtim të gabuar, përcjell INA.

Sa i përket rejtingut të liderëve të partive politike, në bllokun maqedonas prinë kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski me 26.9%, ndërsa në bllokun politik shqiptar është kreu i BDI-së, Ali Ahmeti me 6%. Pas tyre radhiten, Venko Filipçe me 4.7%, ndërsa në vendin e katërt qëndron kreu i ASh-së, Arben Taravari. Më pas vijojnë Maksim Dimitrievski me 3.0%, Dimitar Apasiev me 3.0%, Izet Mexhiti me 2%, Bilall Kasami me 1.9%, Afrim Gashi me 1.0%, etj.

Sa i përket rezultateve për partitë politike, kështu është rejtingu: VMRO-DPMNE me 23,8%, pas saj radhitet BDI me 5.5%, LSDM me 5.1%, E Majta, 2.5%, ZNAM 2.4%, ASH e Taravarit 1.6%, VLEN (BESA) 1.6%, VLEN (LD) 1.1%, VLEN (AAA) 0.8% si dhe partitë e tjera. Mbi 12% kanë thënë se nuk duan të zbulojnë, 9.7% nuk kanë vendosur, 15% nuk do të votojnë, 13,&% nuk e kanë vendosur se a do të votojnë, etj.

Anketa është zhvilluar në periudhën nga 20 qershori deri më 4 korrik 2025, përmes metodës CATI (intervistë telefonike me asistencë kompjuterike), me 1.200 të anketuar. Mostra është përfaqësuese në nivel shtetëror, bazuar në regjion, gjini, moshë dhe përkatësi etnike, sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë të vitit 2021.(INA)

Continue Reading

Lajme

Taravari: VMRO po fshihet pas “të pavarurve” dhe po e detyron VLEN-in t’i mbështesë – shqiptarët u zhveshën nga pushteti qendror, tani po tentohet edhe nga ai lokal!

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë aktuale, duke e cilësuar një manovër politike të rrezikshme mënyrën se si po paraqiten disa kandidatura në komunat shqiptare për zgjedhjet e ardhshme lokale.

“VMRO po fshihet pas disa kandidaturave ‘të pavarura’ shqiptare dhe po ua imponon ato partnerëve të VLEN-it, duke i detyruar që t’i përkrahin publikisht,” deklaroi Taravari.

Ai përmendi konkretisht komunat si Struga, Gostivari dhe disa të tjera, ku po zhvillohet një lojë politike e qartë: emra të caktuar po paraqiten si të pavarur, por në thelb janë kandidatë të përzgjedhur dhe të mbështetur nga VMRO.

Sipas Taravarit, kjo është një formë e re e manipulimit politik, ku shqiptarëve po u jepet vetëm pamja e përfaqësimit, ndërsa në realitet kandidatët nuk janë as nga komuniteti, as me vullnetin e tij.

“Në këtë mënyrë, do të kemi kryetarë komunash shqiptarë vetëm në emër, por pa asnjë kompetencë reale, të rrethuar nga administrata dhe vendimmarrje e kontrolluar nga VMRO,” theksoi Taravari.

Ai paralajmëroi se kjo lojë e rrezikshme e imponimeve politike, në bashkëpunim me një pjesë të VLEN-it, rrezikon të përjashtojë realisht shqiptarët nga pushteti lokal, edhe kur formalisht ata mbajnë pozitat.

Continue Reading

Lajme

Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Ismet Durmishi

Published

on

By

Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Durmishi.

Për vdekjen e tij ka shkruar nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili thotë se Durmishi ishte njeri me shpirt të madh dhe zemër të pastër, i lidhur përjetësisht me idealin e lirisë dhe respektin për bashkëluftëtarët, duke shërbyer me përkushtim të palëkundur ndaj vendit gjatë dhe pas luftës.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tonë, Ismet Durmishi nga Rakinica, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe veprimtar i palodhshëm në promovimin e vlerave të saj”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

“Ismeti ishte njeri me shpirt të madh dhe zemër të pastër, i lidhur përjetësisht me idealin e lirisë dhe respektin për bashkëluftëtarët, duke shërbyer me përkushtim të palëkundur ndaj vendit gjatë dhe pas luftës. Kontributi i tij si luftëtar lirie e pastaj në ruajtjen e vlerave të UÇK-së do të mbetet i paharruar. Ngushëllime të sinqerta familjes Durmishi, bashkëluftëtarëve, miqve dhe dashamirëve!”.

Continue Reading

Lajme

VMRO-DPMNE i beson sondazhit të MKD – VLEN jo, panik nga rënia e dukshme

Published

on

By

Në politikën maqedonase, sondazhet janë gjithmonë të besueshme – por vetëm kur të nxjerrin lart. E njëjta agjenci që dje ishte referencë, sot kthehet në objekt dyshimi. E njëjta metodologji që më parë përshëndetej, tani akuzohet për njëanshmëri, shkruan Flaka. Rasti më i freskët është sondazhi i MKD.mk, i realizuar nga agjencia Market Vision mes 20 qershorit dhe 4 korrikut, që ka ndezur debat të dyfishtë: një festë për VMRO-DPMNE-në dhe një përtypje të hidhur për opozitën shqiptare, sidomos për VLEN.

Sipas të dhënave të publikuara, VMRO-DPMNE dominon skenën politike me 23.8% mbështetje totale, krahasuar me vetëm 5.1% për LSDM-në – një raport gati 5 me 1. Ndër votuesit që janë të vendosur të dalin në zgjedhje, diferenca është akoma më brutale: 52.8% VMRO, 11.3% LSDM. E thënë ndryshe, LSDM është reduktuar në një figurë të tretë, simbolike, pa kapacitet real të rikuperimit në këtë moment politik.

Edhe në nivel të liderëve, Hristijan Mickoski ka 26.9% mbështetje si politikani më i besuar, ndërsa Stevo Filipçe mezi prek 4.7%. Shifrat flasin vetë – për një opozitë e cila jo vetëm që ka humbur fuqinë në parlament, por edhe besimin te qytetari.

Por aty ku sondazhi ka trazuar ujërat është tek kampi shqiptar. Rezultatet janë të qarta:

BDI mbetet në nivel të qëndrueshëm me 12.1% mbështetje;
VLEN, pas largimit të Aleancës për Shqiptarët, bie në 7.7%;
ASH, tani e udhëhequr nga Taravari, shfaqet më vete me vetëm 3.6%.
Në total, opozita shqiptare e fragmentuar nuk arrin më të konkurrojë fuqishëm me BDI-në, e cila ndonëse e sfiduar nga akuzat dhe presioni publik, mban një avantazh të qartë.

Dhe këtu ndodh paradoksi: VLEN, që më parë përdorte sondazhet e Market Vision si argument politik për legjitimitet dhe rritje, tani i vë në pikëpyetje – sepse rënia është e dhimbshme. Nëse më parë të dhënat ishin bazë për lavdërim dhe fushatë, sot për të njëjtën agjenci thuhet se “nuk është e saktë”, “ka prapavijë”, “nuk i përfaqëson shqiptarët realisht”.

Në fakt, problemi nuk është sondazhi, por situata reale në terren. Pas ndarjes me Aleancën, VLEN nuk ka artikuluar dot një strategji të qartë, as nuk ka rritur profilin e liderëve të saj. Në të kundërt, BDI vazhdon të përfitojë nga fragmentimi i kundërshtarëve dhe nga rrjeti i strukturave të qëndrueshme në teren.

Sondazhi, pra, nuk është armik – është pasqyrë. Dhe pasqyra nuk ka faj kur ajo që reflekton është dobësim, humbje terreni dhe mungesë besimi. VMRO-DPMNE e lexon si sinjal për forcim dhe legjitimitet. VLEN duhet ta lexojë si alarm për ndryshim të kursit – përndryshe, përballë një BDI-je të centralizuar dhe një ASH-je që do të rifitojë bazën lokale, zgjedhjet lokale të vjeshtës mund të jenë një tjetër humbje e madhe, këtë herë më e thellë dhe më e shtrenjtë.

Continue Reading

TOP Lajme